Akuzat për fshehje pasurie kundër Vlahutin; një stuhi mediatike në filxhan çaji

2 Gusht 2016, 19:30Politika TEMA
Akuzat për fshehje pasurie kundër Vlahutin; një stuhi mediatike

Nga Besar Likmeta, BIRN

Një numër mediesh televizive, të shkruara dhe online kanë raportuar të hënën se kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin, është proceduar në vendin e saj të origjinës për fshehje pasurie.

Raporti i transmetuar fillimisht nga televizioni Klan dhe i ripublikuar nga një numër portalesh dhe gazetash, i referohej një dokumenti të Komisionit për Konfliktin e Interesit në Parlamentin Kroat.

“Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, është proceduar në vendin e saj, Kroaci, për mosdeklarim të të dhënave të sakta mbi pasurinë, duke shkelur ligjin për parandalimin e konfliktit e interesit, një instrument i rëndësishëm për parandalimin e korrupsionit,” thuhej në kronikën e transmetuar nga TV Klan.

“Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit hapi një procedurë kundër saj, pasi Vlahutin nuk përmbushi detyrimin ligjor për të deklaruar në kohë, me saktësi dhe në mënyrë të plotë pasurinë e saj,” shtoi televizioni.

Akuzat ndaj Vlahutin kanë tërhequr dhe vëmendjen e kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili në një konferencë për shtyp të hënën sugjeroi që kjo ishte një çështje që duhet të sqarohej nga Bashkimi Europian.

Megjithatë, një kopje e dokumentit të cilit i referohet televizioni Klan e siguruar nga BIRN, tregon që procedimi në fjalë nuk shkonte përtej një kontrolli administrativ, në përfundim të së cilit ndaj Vlahutin nuk janë ndërmarrë sanksione.

Ndërkohë që delegacioni i BE-së në Tiranë nëpërmjet një njoftimi për shtyp sqaroi se ambasadorja i kishte bërë të gjithë deklarimet e duhura sipas ligjit.

“Ambasadorja Vlahutin u largua nga pozicioni i Këshilltarit për Punët e Jashtme të Presidentit të Kroacisë më 30 shtator 2014, dhe ka dorëzuar formularin e deklarimit sipas të gjithë parametrave, përfshirë informacione mbi pagën mujore, pasuri të paluajtshme dhe kredi, si për veten e saj, ashtu edhe për anëtarët e familjes së afërt,” tha Delegacioni.

“Për më tepër, zyrtarët kroatë në kategorinë e Ambasadores Vlahutin u nënshtrohen një verifikimi sigurie të hollësishëm (sekret NATO/BE) i cili përfshin një sasi edhe më të hollësishme dhe tërësore informacioni se sa deklarimi, përfshirë të gjitha informacionet mbi transaksionet financiare dhe pasurinë,” shtoi Delegacioni.

Ramana Vlahutin ka shërbyer si ambasadore e Bashkimit Europian në Tiranë që nga tetori i viti 2014. Përpara ardhjes në Tiranë, diplomatja kroate ka shërbyer nga tetori 2012 deri në shator 2014 si këshilltare e ish presidentit Ivo Josipovic dhe e dërguara e tij në Europën Juglindore.

Faksimile e vendimit të Komisionit për Konfliktin e Interesit në Parlamenn Kroat për Romana Vlahutin | Foto nga : BIRN

Si diplomate Vlahutin ka një njohje të thellë të rajonit,  e stacionuar më parë si zëvendës ambasadore e në ambasadën Kroate në Serbi dhe në misionin e OSBE-së në Kosovë.

Përpara se të niste karrierën e saj si diplomate, Vlahutin ka punuar si analiste dhe si gazetare për radion kroate 101, si dhe në disa media ndërkombëtare si BBC dhe CNN.

Gjatë ushtrimit të detyrës së saj në Tiranë, Vlahutin ka spikatur me rolin aktiv të luajtur së bashku me ambasadorin amerikan Donald Lu për të shtyrë miratimin e ligjit të dekriminalizimit dhe paketës së ndryshimeve kushtetuese pjesë të Reformës në Drejtësi.

Megjithatë, stili i saj si diplomate por dhe kauzat për të cilat ajo ka luftuar nuk kanë gjetur miratimin e të gjithë spektrit politik shqiptar. Në mënyrë të veçantë Vlahutin është sulmuar për njëanshmëri politike nga Partia Demokratike në opozitë e udhëhequr nga Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha.

Në nëntor 2015 komisioni për Konfliktin e Interesit në Parlamentin Kroat filloi një hetim administrativ mbi deklaratat e pasurisë së diplomates së BE-së në Tiranë, për periudhën tetor 2012-shator 2014, duke marrë në sitë formularët e saj të deklarimit.

Në përfundim të hetimi në 13 Janar 2016, Komisioni doli me një vendim ku cilësonte një numër shkeljesh minore në mënyrën se si formulari i deklarimit që plotësohet deri në 30 ditë pas largimit nga administrata ishte plotësuar nga ish-zyrtarja kroate.

Në shkeljet administrative të listuara nga Komisioni ishte mosdeklarimi i pagës në formatin bruto apo mungesa e adresave për pasuri të paluajtshme.

“Në lidhje me zyrtaren Romana Vlahutin, Komisioni ka nxjerrë një vendim ku ka përcaktuar që ajo nuk e përmbushi detyrimin për të dorëzuar një raport të plotë mbi pasurinë brenda 30 ditëve,” tha për median kreu i Komisionit të Konfliktit të Interesit Dalija Oreskovic në janar.

“Megjithatë, sipas ligjit nuk ka sanksioneve përveç se të bësh publik ato çfarë zyrtari nuk ka plotësuar,” përfundoi ajo.

Ne deklaratën e saj për shtyp Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë shpjegon se mungesat e listuara nga Komisioni në vendimin e tij kanë ardhur si pasojë të ndryshimit të formularit të deklarimit dhe të mungesës së informacionit në lidhje me kërkesat e Komisionit nga ambasadorja Vlahutin.

Sipas Delegacionit në janar 2015, formulari i deklarimit për zyrtarët publik në Kroaci u ndryshua në një formular shumë më të detajuar në format elektronik. Për këtë arsye, Komisioni kishte dërguar një shkresë zyrtare me anë të së cilës kërkonte sqarime të mëtejshme për disa çështje, por këtë shkresë Ambasadorja Vlahutin nuk e kishte marrë, për shkak se ajo nuk ishte më banuese në Zagreb, pasi kishte lëvizur në Tiranë në tetor 2014.

“Në janar 2016, Ambasadorja Vlahutin gjeti në postën e saj një letër tjetër dhe u lidh menjëherë me Komisionin, duke kërkuar mundësinë e plotësimit të pjesëve të reja të formularit,” Delegacioni shpjegoi.

“Por kjo nuk ishte e mundur nga pikëpamja procedurale,  për arsye se regjistrat në Kroaci janë aktivë vetëm për një periudhë deri në 12 muaj pas largimit nga shërbimi publik dhe Ambasadorja Vlahutin nuk e kishte më statusin e zyrtarit publik, siç shpjegohet edhe në vendimin administrativ të Komisionit,” përfundon deklarata e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

3 komente në “Akuzat për fshehje pasurie kundër Vlahutin; një stuhi mediatike në filxhan çaji”

  1. shqipe says:

    Hani nga nje nje derr m…, te gjithe ju zhgarravitesit e sypeshkeqenit, qënit qe te ha tinës, lulëzimit Barba Fondo Schiena, lapsit dhe trapsit.

    Lecca Culo do te mbeteni gjithe jeten. Ambasadorja Vlahutin fluturon shume lart, qe ta prekni ju zvarranike te ndyre.

    Vafshi e mos ardhëshi!

  2. shqupi says:

    Hani nga nje nje derr m…, te gjithe ju zhgarravitesit e sypeshkeqenit, qënit qe te ha tinës, lulëzimit Barba Fondo Schiena, lapsit dhe trapsit.

    Lecca Culo do te mbeteni gjithe jeten. Ambasadorja Vlahutin fluturon shume lart, qe ta prekni ju zvarranike te ndyre.

    Vafshi e mos ardhëshi!

  3. ALBAN DEGA says:

    CKA NUK PJELL MENDJA E DJALLIT! ?

    – NESER ALEKSANDER FRANGAJ MUNDT’NA NXJERRE SHTATEZENE EDHE AMBASADORIN LU…. !!!

    – NGA ALBAN DEGA, NJU JORK

    KLANI MEDIATIK NE MBROJTJE TE KLANIT POLITIK, JURIDIK, KUSAR E VRASTAR ANTISHQIPTAR E ANTIAMERIKAN
    KLANI LINDI NGA KUSARIA DHE MASHTRIMI, KORUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR…
    TE GJITHE DERRAT THOTE SOVRANI NJE FECKE KANE…
    ASHTU DHE KRIMINELET POLITIKE..,, EKONOMIKE, MEDIATIKE NJE TURI KANE…
    KUJTONI SI LINDI DHE SI U FUQIZUA, SI MAFIA MEDIATIKE E ALEKSANDER FRANGAJT HODHI SHTAT DUKE BASHKEPUNUAR ME GAZIDEDEN DHE FALANGAT E MURRME TE BERISHES NE DJEGJEN E KOHA JONE, ME VJEDHJEN ME MASHTRIM E NE BASHKEPUNIM TE KLANIT, ME VENIEN NE SHERBIM TE CDO SUNDIMTARI TE RADHES, ME GERDECIN, ME AUTOSTRADEN E KOMBIT, ME TENDERAT KORRUPTIVE, ME REKLAMAT QEVERITARE. DHE SIDOMOS ME 21 JANARIN 2013 … PER TE KUPTUAR SE KUSH ESHTE KLANI, SE CFARE PERFAQESON KLANI…
    LE TE BEJE NJE HETIM AMA SI VEPRON KLANI ME FILMAT QE SHFAQ, SE SI NJE SERI TE ERTUGRUL APO FATE TE KRYQEZUARA E NDAN NE DYSH, TEESH APO KATERSH DHE E MBUSH ME REKLAMAT PA FUND PER TE SHTUAR ME MASHTRIME SHIKUESHMERINE PER TE KUPTUAR SE DERI KU SHKON KORRUPSIONI DHE MASHTRIMI MEDIATIK….
    KONKRETISHT SHIKONI NE YOUTUBE QE CDO SERI E ERTUGRUL ESHTE NGA 2- 2.5 ORE. NE KLAN PO TI HEQISH REKLAMAT CDO SERI E SE DIELES ( ME E GJATA ) SHKON MAKSMUMI 1 – 1.3 ORE. PRA MASHTRIM E SPEKULLIM I DY- TREFISHTE NGA KLANI….
    PSE KLANI HETON DHE SULMON SOT VLLAHUTIN!?
    KA QENE NJE FILM KINEZ ME TITULL. ” SULMI NE VETI GODITJA NE JUG ” !
    SULMOHET VLLAHUTINI PER TE GODITUAR REFORMEN NE DREJTESI!?
    PSE!?
    SEPSE ASHTU SI SHQUP-I EDHE KLANI KANE FRIKE… LEMERI NGA REFORMA NE DREJTESI SI SHEJTANI NGA TEMJANI !
    KLANI ESHTE NJE “PERANDORI” E NGRITUR MBI DJERSEN E GJAKUN E DLIRE SHQIPTAR, MBI MASHTRIM E KRIM, MBI KORRUPSION E VJEDHJE, MBI KUSARI E VRASTARI!
    KLANI ESHTE BASHKEAUTOR I TE GJITHA KRIMEVE DHE PLACKITJES SE SHQIPTAREVE DHE SHQIPERISE QE KUR U VODH NGA ALEKSANDER FRANGAJ E CO!
    MAFIA MEDIATIKE ESHTE PJESE E MAFIAS POLITIKE DHE JURIDIKE QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT !
    SOT KRYEMAFIOZI MEDIATIK ALEKSANDER FRANGAJ SULMOI VLLAHUTININ!
    MOS U CUDISNI ASPAK NESE NESER ALEKSANDER FRANGAJ, ARMAND SHKULLAKU, ARTUR ZHEJI, PREC ZOGAJ,…. NA NXJERRIN SHTATEZENE EDHE AMBASADORIN E NDERUAR AMERIKAN ZOTIN DONALD LU !
    NDOSHTA EDHE PRESIDENTIN E SHBA-SE BARACK OBAMA
    CFARE NUK PJELL TRURI I KRYETEMPULLARIT TE DJALLIT APO NOHANIT BARBAR MONGOLOID ALEKSANDER FRANGAJ E CO. !
    ASNJE LERANDORI DERI SOT NUK ESHTE SHEMBUR ME LUFTERA.
    SECILA PREJ TYRE E TE GJITHA OA PERJASHTIM JANE RREZUAR, SHEMBUR, NGA DEGJENERIMI !
    AS KLANI NUK BEN PERJASHTIM !
    KLANI ESHTE NJE PERANDORI PREJ MADHTRIMI, VJEDHJEJE, KRIMI E KORRUPSIONI !
    KLANI ESHTE DEGJENERIMI I DEGJENERIMIT !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje