Gazeta e Carlo Bollinos: Rama u prish me Koço Kokëdhimën se donte t'i merrte partinë!

2 Gusht 2016, 13:48Politika TEMA

Gazeta e botuesit italian Carlo Bollino shkruan sot se cila ka qenë arsyeja e ndarjes mes Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës.

Sipas Shqiptarja.com, Kokëdhima po tentonte t’i merrte partinë në mënyrë tinzare.

“Dorëzohet më në fund Koço Kokëdhima. Pranon përmes gazetës së tij fundin e marrëdhënieve me kryeministrin Edi Rama. Se sa i gjatë ishte rrugëtimi nga krisja e parë tek ndarja finale, këtë nuk mund ta themi me siguri, ama ka prova se arsyeja publike me të cilën Kokëdhima përpiqet të justifikojë ndarjen, nuk ka aspak të bëjë me rolin e heretikut të djegur në turrën e druve që ai kërkon t’i japë vetes”, e nis shkrimin Shqiptarja.com.

“Në fillim të këtij viti, Shqiptarja.com botoi dy dokumente kofidenciale të përgatitura nga Koço Kokëdhima, asokohe deputet social, ku propozohej një platformë për reformën brenda Partisë Socialiste. Platforma e titulluar si “Stina e re e PS-së” e hartuar nga Koordinatori i Rajonit Vlorë-Gjirokastër kishte synimin të shtrihej në të gjithë vendin, duke hedhur teza të forta strukturore dhe plane veprimi të ndryshme e aspak të ngjashme, e herë pas here të kundërta me ato të miratuara nga organet kolegjiale, si Asambleja Kombëtare e PS-së që prevalon mbi idetë dhe projektet e çdo individi. ”Ai zgjodhi një mënyrë tjetër. As forumet vendimarrëse, as debatet e hapura që ai thotë se i dashuron aq shumë. Ai hartoi dy dokumente, një 43 faqe dhe një 33 faqe dhe jua shpërndau ato me email disa deputetëve dhe njerëzve me ndikim në PS, duke tentuar të trafikojë influenca ndër ta, një qasje kjo tinëzare”, shkruan gazeta.

2 komente në “Gazeta e Carlo Bollinos: Rama u prish me Koço Kokëdhimën se donte t’i merrte partinë!”

  1. Ali Qyteza says:

    Te besh plane per reformimin e partise, me 33 apo 1924 flete, nuk do te thot qe po behen plane per t’i marr partine. Nese mendohet qe reformimi dhe gara e hapur dhe reale per cdo strukture eshte rezik per postin e tyre, atehere ata kane frik nga konkurimi? Ndaj shprehja e duhur do te ishte: ndihen inferior ndaj punes dhe vlerave te tij. Ndaj u bene te gjithe qelbesirat bashke, dhe kunder KK.

  2. andrea says:

    Koha e ka treguar se cdo inisiativ, mendim, ide , projet i propuzuar nga Kokedhima kane qene te duhura per kohen e politikes qe jetojme sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje