"Drama" e Salianjit për të shkuar në plantacionet e drogës: E studiuam mirë zonën, ishte si Kolumbi

2 Gusht 2016, 09:27Politika TEMA

Ervin Salianji është heroi i opozitës që prej ditës së djeshme.

Ai bëri një kronikë nga një fushë me hashash në Tepelenë, duke i bërë jehonë lajmit “bombë”.

Që ka hashash e di i madh dhe i vogël dhe policia thuajse çdo ditë shkatërron plantacione të shumta.

Megjithatë për të mos i hequr momentin e lavdisë, por publikojmë rrëfimin e Salianjit për Panoramën:

Si u mor vendimi për të hyrë në zonat e mbjella me kanabis dhe cili ishte rrugëtimi për të hyrë aty?

Është detyrimi ynë të ndjekim denoncimet që na sjellin qytetarët, sidomos kur ata na besojnë aq sa të vendosin veten në rrezik. Një mori fotosh të dërguara nga qytetarë të zonës së Tepelenës, foto të parcelave të kanabisit, madje dhe foto të vetë atyre që punonin në fushat e drogës për të marrë 10 ose 20 mijë lekë të vjetra në ditë, u bënë shkak për të evidentuar në terren atë që kemi denoncuar çdo ditë, Shqipërinë e hashashit dhe shfrytëzimit çnjerëzor të njerëzve e varfërisë së tyre. Tabloja është skllavëria e të varfërve nga bandat e krimit, që dukej qartazi që e kishin një biznes të mirorganizuar e të mirëruajtur nga instancat e shtetit. Kultivuesit zgjoheshin çdo mëngjes në orën 4 dhe shkonin në mal duke u ndarë në zonën e Salarisë, Gusmarit, Antenave të Gllavës, Kalivaçit etj. Një pjesë e madhe e të rinjve të zonës ishin “punësuar në qethjen e hashashit”, siç e quanin ata, ku për ditë të tëra në mal, nën trysninë, kërcënimin, madje dhe rrahjet e trafikantëve, të cilët shkonin me makina “G class”, makina që kushtojnë së paku 100.000 euro.

Ju thoni se ky lloj aktiviteti ishte i mirorganizuar falë edhe mbështetjes nga instancat e shtetit, si mundët të shmangnit rreziqet për të fotografuar zonat e mbjella me kanabis?

Pas një hetimi të kujdesshëm me njerëzit tanë të besuar, nga konfirmimi i zonave të mbjella deri te rreziqet që paraqet shkelja e këtyre plantacioneve, u mor vendimi për të bërë të qartë me pamje konkrete deri ku shkonte biznesi i përbashkët krim­politikë. Mundësia për të hyrë te plantacionet është menduar këto tri ditët e fundit dhe u realizua duke shkuar atje me makina të zonës, pra pa rënë në sy. Aktivistë të PDsë në zonë, identitetin e të cilëve për arsye të sigurisë së tyre e kemi mbajtur konfidencial, ndihmuan në orët e para të mëngjesit për të treguar ku fillonin e sa shtriheshin këto plantacione hashashi. Gjithashtu kemi qenë të shoqëruar nga qytetarë që punojnë në këto zona me vaditjen, mirëmbajtjen dhe ruajtjen e parcelave arritëm të depërtojmë te tri parcela që u shpërndanë në fotot dhe videon që keni parë. Tabloja ishte e qartë, grupet kriminale kishin në kontroll çdo gjë në jetët e banorëve të zonës, ata punë­ sonin, ata kërcënonin, ata përcaktonin kush do të kalonte, kush do të ushqente fëmijët e kush jo në atë zonë. Bandat që pasuroheshin me miliona çdo ditë nga shfrytëzimi skllavërues i disa të varfërve banorë.

Gjatë rrugës jemi këmbyer me makinat luksoze, të cilat mund t’i shohësh kudo në zona të thella dhe çfarë është më e rëndësishmja, diku shoqërohen me drejtorë të lartë të rëndësishëm të administratës lokale. Në kthesën e daljes nga rruga nacionale, teksa nisëm rrugën në ngjitje, nga pas na është vënë një makinë “G class” me xhama të errët. Në afrim të fshatit Gusmar iu bashkua edhe një makinë “Pajero”, po me xhama të errët dhe me targa të huaja. Ishte normale dhe e ndjemë se kishte nisur survejimi e ishim përballë një risku të madh. Pasi hymë në fshat, aktivisti vendas po insistonte që të shkonim te parcelat, ndërsa nga pas dy makinave që na ndiqnin iu është bashkuar edhe një motor “Kawasaki”. E gjitha ajo skenë ishte plotësisht e ngjashme me organizimet mafioze të drogës në Kolumbi. Kjo situatë dhe rreth 15 veta të mbledhur në qendër të fshatit, që u hakërrehen atyre që nuk njohin, bën që asnjë “mysafir” të mos vijojë, por të kthehet. Tensioni ishte i lartë kryesisht te banoret që e njihnin mirë rrezikshmërinë e personave që i posedojnë këto parcela. Ngjitur me parcelat kishte kasolle ose tenda 3­-4­ vendëshe, të cilat shërbenin për ruajtjen e “mallit”. Është dyfish domethënës dhe aspak rastësor fakti që këto plantacione që ne kemi paraqitur ndodhen në zonën e Tepelenës, atje ku ka origjinën ministri i Brendshëm dhe disa drejtues të lartë të Policisë, çka lidh edhe njohjet dhe aksesin që supozohet të kenë kultivuesit e drogës me ta. Sigurisht, sa i përket “kujdesit” të veçantë që kanë autoritet e Policisë për zonën, kjo është një situatë që flet vetë.

16 komente në ““Drama” e Salianjit për të shkuar në plantacionet e drogës: E studiuam mirë zonën, ishte si Kolumbi”

  1. eli-tiv says:

    ..saliu thote qe droga eshte politika jone…lazarati ishte mbreteria…dhe ishte e “ligjeruar”…udhetare e pd..Ne sa vazhdon te kete fusha te tilla…cili eshte problemi..?? salinjit i kane hyre te tjere ne pjese..??..Ka qene endra e saliut ta shkataroje shqiperine …

  2. Xen deledashi says:

    Te lumte more djale. Paskke te ardhme ne PeDe !

  3. dak ulqini says:

    Po pse hyre gjat kohes se Sales ne lazarat apo me mire pse sbere denoncim edhe gjat kohes qe Gerdeci ishte qendra e depove te armeve. thjesht keshtu per te qen politikisht korrekt.

  4. Sali Protopapa says:

    Te paska udhezu mire Baca bjeshkeve te nemuna. Po sna the ndonje gje te re. Kanabisin ca vende po e legalizojn dhe normal paske gjet nje cop toke dhe u be qameti. Thuj pak Baces kur u zhvillua Lazarati, kur lulezoj tregetia e naftes gjat embargos ne Jugosllavi, kur Gerdeci zhvilloj aktivitetin etij. Ai Baca yt nuk dinte as ku ishte Gerdeci, cudi sot me google eshte ber ekspert i gjen caracat ne maje te bjeshkeve. Jeni ber palaco mor te mjere nuk dini nga te gjeni preteks per te hudh balte mbi qeveri. Normal jo se keta jam me te mire por kurrsesi kriminele si ju. Gjynah djali i ri dhe ja si e shet bythen tek Baca.
    Nje pyetje do te beja, po te kishe bere keto hulumtime gjat periudhave qe permenda me lart, a do te kishe mbetur gjall sot ti tregoje publikisht????????????

  5. genci says:

    po cfare palle je ti!

  6. astrit says:

    Paske shpetuar mire more palle pa henger nje plumb bythes.

  7. JAR KOQJA says:

    ose ai qe e ka mbjelle eshte ndonje demokrat kokpalare ose jeni ne grup po pati prokuror te ndershem ti duhesh te shkosh ne burg
    ose perdryshe jeni kapobanda e shqupit

  8. papuli says:

    Hahaha, vaj medet. Shqiperia keshtu si e ka nis, do zhduket nga shqiptaret.
    Keta si te majte si te djathte nje mut jane. Mbjellin ku te duan. Leket keta po I kontrollojne dhe me 20 biznesmene grosiste qe kane ngel.
    Keta do kontrollojne gjithcka. Sherbimet, tregjet, punesimin, konsumin, pronat.
    Kane arrit deri aty sa te ulin blerjet online se ska me lek.

    Hahaha

    Armiw me te medhenj se shqiptaret per SHQIPERINE nuk ka.

  9. jani says:

    po ca thua mor qesharak, jo po naten me dylbi me infra etj etj . lulit prralla gjumi ja tregoni keto se doktori nuk fle dot edhe sikur tja tregoni ju ,ai naten ka probleme me gjumin. i vijne para syve te vraret, te vjedhurit te zhdukurit e regjimit te tij . eh sa probleme gjumi ka ai njeri. salijan mos mor cun se je i ri dhe po e fillon kari.. eren me budallaliqe dhe te mendosh qe nese vjen luli ne 2025 ti te jesh dikushi . vaj me det salijan &co

  10. Edron says:

    Kujt ia tregon keto prralla mor KAR!

  11. Sony-Lg-Samsung says:

    Ky tipi e ka pasur babin kryetar komune te PD-se ne Moglice
    te Korces dhe misheron plotesishi kopjen e spurdhjakut “guinplen” te Lul Bashes.
    Babi milioner me leket e fshatareve e ka katapultuar cunin ne maje te piramides se baltes dhe te mutit e quajtur PeDe.
    Eshte mire qe prokuroria ta marre me pyetje per “zbulimin e tij si dhe ministri Tahiri ta padite per shpifje
    Boll me me me keto estrada
    Shqiptaret nuk Jane budalla qe ti besojne keto karlliqe

  12. Zhelani says:

    Shkrim pederastesh. Lerini njerezit ne hallin e vete, boll jane perdorur ne te gjitha koherat ku ajo krahine ka derdhi gjak e mall per kete Shqiperi e tani doni te vriten me njeri-tjeterin. Largou ti sharlatan zhgarevites nga ata njerez aq bujar e te ndershem, se pena jote vjene ere e keqe.

  13. albatross says:

    Duket qe ky hallexhiu shqetesohet per te miren e popullit dhe prandaj eshte i gatshem te rrezikoje dhe jeten per te na tregur te patreguaren , ate qe shqipetaret nuk e dine , qe mbillet hashash…Ky hytmeqari qe na del me nje foto ku telefoni kushton 700 euro dhe ora mbi 2000 euro..Pse nuk na tregon ky ku i gjeti keto leke?Pse nuk miraton Reformen ne Drejtesi e ta rrezoje Ramen nga pushteti por interesohet ne mbjellin apo jo hashash?Te huajt po i thone :”Ja ku eshte ujku , kurse keta kerkojne gjurmet”…Me e keqja eshte se ky eshte e ardhmja qe e pret Shqiperine…Mjere Ne dhe Shqiperia per fatin qe e pret…

  14. Op Xhixhi says:

    Ky tipi GAY 100 %
    Dhe ka shkuar me qellim qe ta pallojne Rojet
    Dhe me kete rast 1 rruge dhe 2 pune
    Por meqe asnje nuk e palloj nga deshperimi na shkruajti keto shqetesime qe rradhen e ardhshme ta kete te sigurte se do ti prishin virgjerine
    Vishi breket tango se do te realizohet Endrra ervina

  15. aqif tahipi says:

    Koran katuni.

  16. iliri says:

    sa te fiksuar pas partise meme jane komentuesit te kjo gazete, sa ja bejne hallall palles se gjate qe ta mbushe shqiperine me hashash dhe ta beje te gjithen lazarat.
    palla i gjate eshte aq i paafte per te bere ekonomi dhe per te rritur ate sa ashtu sikurse i mbyturi kapet pas fijes se barit.ky trapi po kapet pas fijeve te kanabisit..kjo ishte rilindja dhe kshu po e bejne shtetin qe na cane trapin gjithe kohes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje