Meta bind Bashën: “Vettingu” miratohet brenda muajit gusht

1 Gusht 2016, 19:45Politika TEMA

Kryeparlamentari Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e kësaj të hëne në Kryesinë e Kuvendit për rreth 60 minuta, duke e bindur atë për miratimin e ligjit të “Vettingut” brenda këtij muaji.

Kreu i PD shoqërohej në këtë takim nga nënkryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi, ndërsa Meta nga Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla si dhe ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha.

Ndërkohë, përmes një njoftimi për mediat, Kuvendi ka zbardhur takimin mes Bashës dhe Metës. Sipas zyrës së shtypit pranë Kuvendit, “Meta u konsultua me Bashën për mënyrën e miratimit sa më të shpejtë dhe me konsensus të Ligjit për Vettingun”.

“Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit informoi bashkëbiseduesit mbi bisedimet që ka pasur me Kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, Ambasadorin e SHBA Donald Lu, Ambasadoren e BE, Romana Vlahutin mbi domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit për Vettingun brenda muajit gusht.

Në takim u dakortësua në parim nevoja për miratimin me përparësi, brenda muajit gusht të Ligjit për Vettingun, si dhe mbi kalendarin e shqyrtimit të këtij ligji sipas procedurave kushtetuese parlamentare, duke filluar nga dita e nesërme me mbledhjen zyrtare të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Kryetari i Opozitës, z. Lulzim Basha deklaroi se mbështet këtë kalendar dhe se opozita do të marrë pjesë aktive dhe konstruktive në Komisionin e Posaçëm, duke filluar me prezantimin e komenteve të saj për Ligjin e Vettingut në mbledhjen e ditës së nesërme.

Gjithashtu, Kryetari i Partisë Demokratike shprehu gatishmërinë për të avancuar edhe me ligjet e tjera, sapo anëtarët dhe ekspertët e opozitës të njihen me draftet më të fundit të përgatitura nga Komisioni i Posaçëm, veçanërisht Ligji për Prokurorinë Speciale dhe Ligji për Organet e Qeverisjes së Gjyqësorit.

Bashkëbiseduesit ndanë qëndrimin për nevojën e miratimit sa më të shpejtë me konsensus dhe cilësi të lartë të këtyre ligjeve, në përputhje me përcaktimet e Kushtetutës së Re dhe Opinionit Final të Komisionit të Venecias.

Në këtë takim morën pjesë dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, znj. Albana Shtylla”, thuhet në zyrën e njoftimin e Kuvendit.

5 komente në “Meta bind Bashën: “Vettingu” miratohet brenda muajit gusht”

  1. babo says:

    Nevojen per tu miratuar me konsensus? Mendja te pazari per ta shkaterruar reformen e kane te 2.

    1. Tarrasi . says:

      BOB BOBOBO CFARE LLOJ ZGJIDHESISH TE RAFINUAR ME FAME BOTERORE…..

      E PARA PUNES KRIJOJNE VETE BLLOKIMIN/PROBLEMIN DHE PASTAJ I ZGJIDHIN PO VETE BLLOKIMIN E PROBLEMIN …

      CFARE LLOJ TEATROSH QE TE TREGOJNE VETEN SI ATDHETARE E ZGJIDHES PROBLEMESH ME FAME BOTERORE

      UPUPUUU CFARE LLOJ PALACOSH TE PAFYTYRE ….

  2. Po te keqen Nunuja ,more Ilir ! Po sa me je tretur,mor nipcja i Nunuse! PO c’hall te ka rene,or bir,pde nuk ja tregon Nunuse? Po thuama more ,se mbase di edhe une si te ta zgjidh shqetesimin. PO edhe Monja ,mor tu befte kurban Nunuja me duket se eshte hequr ca. Kur ishe me ate dermbyllurin Sali, edhe pse une nuk e dua ta shikoj me sy ,ti ishe mashallah ,or bir. Qe kur filloi kjo e nemur reforme,e ishin ata te uruar te huaj si brigadier ,ti posht e me posht. Po c’te mundon or bir? Ti ato vilat I ke bere me djersen e ballit. Ca pasuri ta la Nunuja ,kur shiti ato fushat e gjera te Cepanit,po ca ti la babai nga pasuria qe vuri duke shitur banane aty yek pazari i ri, po edhe Monia kishte tapite andej nga Dibra. Jo tu befte Nunuja, nuk ngele ti te vjedhesh floririn e Krrabes. Ja pse te akuzojne Ty per floririn, a nuk u kap ai fshatari me gomarin ngarkuar me flori? Ai e vodhi……… PO edhe ate bllokun qe te doli,Ti e kishje per te bere mire ,ejo keq. Pse cili eshte faj yt ,o bir , se biznesmenet te jepnin nga 700 euro ? PO edhe shoku yt Basha qe duhet marre shembull, a nuk e akuzojne per 2 00 milion euro? E akuzojne t’u befte Nunuja,po ai eshte shendoshur sepse vetm qesh….ti nxin e sterron……. PO ik t’u befte NUnuja perseri me Saliun,packa se Nunuja nuk e do,po e do ti, e po e deshe TI ,Nunuja nuk ta prish . Si the? Eshte Saliu ai qe vendos ? Uaaaaa,c’me the ,o nipce,po kete e di edhe macoku qe Saliu vendos. Ja mos perto eja pyete macokun po nuk te tha se kryetar i PD -se eshte Saliu. He te keqen Nunuja vetem shendoshu Ti ,pa nuk kemi nevoje per drejtesi ne. E kush do na vendosi drejtesi pa ?! Amerokanet dhe Be. Bar ,bar do ham e sovranitetin nuk e shkelim………

  3. harillaqi says:

    Nje hyn nje del,nje spiro nje vangel. Qe te dy (Meta+Basha),jane per ti mbryer ne nje zgjedhe,por prape eshte frike se nuk e heqin qrren mire,por njeri heq e tjetri shtyn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje