Skandali seksual, Kushtetuesja rrëzon Shukri Xhelilin, Dibra zyrtarisht në zgjedhje

1 Gusht 2016, 15:00Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelil për rikthimin në detyrë.

Xhelili ankimoi vendimin e Këshillit të Ministrave që e shkarkoi atë menjëherë pas publikimit të videoskandalit seksual.

Gjykata nuk ka marrë parasysh pretendimet e Xhelilit, duke rrëzuar kërkesën e tij.

Ish-kryetari i Bashkisë Dibrës ndodhet në masën e arrestit me burg, pasi kërkoi favore seksuale ndaj një 20 vjeçarje në këmbim të vendit të punës.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese bën që Bashkia e Dibrës të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Vendimi i plotë Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 01.08.2016 shqyrtoi çështjen me palë:

Kërkues: Shukri Xhelili, përfaqësuar nga avokat Ferdinand Doja

Subjekte të interesuara: Këshilli i Ministrave

Objekti: Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 361, datë 13.05.2016 të Këshillit të Ministrave.

Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje