Administratorin e SHQUP nuk ka kush ta këshillojë!

1 Gusht 2016, 14:48Politika TEMA

Ministri Arben Ahmetaj ka reaguar ndaj PD lidhur me akuzat për ndryshim buxheti në shkelje të procedurave.

Ahmetaj sqaron Bashën mbi këtë ndryshim, pa kursyer ironinë.

Ja përgjigja e Ahmetaj:

Akti Normativ është një rishikim rutinë i buxhetit që ka si synim kryesor përpejtimin e ekzekutimit të shpenzimeve publike, por jo ndryshim politikash. Si instrument ligjor, i përdorur ndër vite, i nënshtrohet të njëjtës procedurë konsultimi parlamentare, nga komisionet e deri tek votimi në seancë. Asgjë e fshtehtë, gjithçka publike e transparente.

Buxheti nuk rishikohet për ndryshim në të ardhura, por për optimizim të shpenzimeve. Të gjithë objektivat janë sipas parashikimeve të fillimvitit, treguesit ekonomikë janë pozitivë:

Indeksimi i pensioneve është rrjedhojë e një reforme të miratuar me konsensus të gjerë, në bashkëpunim me Bankën Botërore, që synon qëndrueshmërinë e skemës, larg modelit të kolapsit ku ishte.

Deri para pak javësh, administratori i ShQUP fliste për deflacion, ndërkohë që tani thotë që çdo çmim është shtrenjtuar. Inflacioni nuk ndryshon sipas nevojave politike të të harruarit në ShQUP.

Eksportet po ashtu janë statistikë zyrtare, jo tekë ShQUPi. Pa impaktin e ndryshimit të cmimit të naftës dhe kromit, eksportet janë rritur me 7.9%. Pyet dikë që njeh numrat!

Eksportet që lidhen me rritjen ekonomike shqiptare janë rritur. Rritja ekonokomike është 2.96%, nuk e kuptoj përse të dhemb rritja.

Papunësia është ulur, nga 17.3% në 16.6%, pavarësisht se si e do administrator I SHQUP.

Nga ndihma ekonomike janë hequr militantët dhe nuk është në rënie për shtresat në nevojë, vetëm për abuzuesit sipas modelit të shkuar. Ndryshe nga koha juaj, ndihma paguhet në kohë tek shtresat në nevojë.

Investimet publike nuk janë ulur, përkundrazi janë rritur. Fondet e Ministrive të Transporteve dhe Bujqësisë janë rritur me 7.54% (Transportet) dhe 14.6% (Bujqësia) respektivisht, duke prioritizuar projekte si Unaza e Tiranës, aksi Tiranë-Elbasan dhe infrastruktura e ujitjes e kullimit.

Dhe sa për borxhin publik, ai është ulur më 1.3 miliardë lekë, jo rritur. Të ardhurat nga privatizimet po shkojnë përgjysëm në rritje investimesh dhe ulje borxhi, diçka e padëgjuar në kohën tuaj.

Pra administrator, mëso të lexosh shifrat!

3 komente në “Administratorin e SHQUP nuk ka kush ta këshillojë!”

  1. Gerti says:

    obobo, paska dale prap ky nxenesi i anglishtes, dhe mburret me rritje 2.9%…..

    1. GR says:

      Me fal po sa e do rritjen ti se na habite?????
      Lexo pak sa e kane rritjen vendet e tjera dhe kupto cdo te thote zhvillim i qendrueshem, i cili ne bazen e vet ka ligjshmerine….
      Duro dhe pak sapo te filloje zbatimi i reformes ne drejtesi dhe do e eshohesh vete sa do jete rritja ne nje vend me burime natyrore si shqiperia…
      Thjesht pak durim…se ske pare asgje akoma….!!!!

  2. mirel says:

    Po ja e sqaron Ahmetaj qe kaloi nga sekser prostitutadh kur rrinte si langaraq per te kapur ndonje turist poshte Hotel Tiranes apo Dajtit, dhe u be Minister Financash fhe Keshilktari ekonomik i koncesioneve te Ramiut.
    Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje