"Furtuna" e reformës në drejtësi: BE-SHBA hetim të detajuar pasurive të gjyqtarëve e politikanëve

1 Gusht 2016, 17:47Politika TEMA

E gjithë pasuria e zyrtarëve dhe pushtetarëve shqiptarë do të kalojë në një filtër të hollë verifikimi për të indentifikuar dhe sekuestruar pasurinë e vënë në mënyre të paligjshme. Reforma në drejtësi ka të parashikuar që shtatë institucione të shtetit shqiptar që ngrihen pas miratimit të 7 ligjeve të para që pason reformën në drejtësi do bashkëpunojnë me autoritetet partnere evropiane dhe amerikane në verifikimin e llogarive bankare të gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve në bankat jashtë vendit. Ndërsa për pasuritë e depozituara në Shqipëri në bazë të ligjit bankat e nivelit të dytë janë të detyruara të japin informacion për subjektet.

Llogaritë bankare të pushtetarëve shqiptarë të depozituara në bankat jashtë vendit do të verifikohen nga ekipe të përbashkëta mes institucioneve shqiptare me ato ndërkombëtare.

Institucionet që ngrihen bazuar në 7 ligjet e emergjencës pas reformës në drejtësi do të bashkëpunojnë me autoritetet  partnere amerikane dhe evropiane per të idenifikuar dhe konfiksuar pasuritë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të vëna në mënyre te padrejtë.

Ndryshimet që i janë bërë Kushtetutës në kuadrin e reformës në drejtësi parashikojnë edhe sesi do të funksionojë ky kontroll dhe se cilat do të jenë konpetencat e institucioneve.

Fillimisht do të gjurmohen pasuritë e paligjshme të prokurorëve dhe gjyqtarëve, në kuadër të zbatimit të ligjit për vlerësimin e tyre, ndërsa më pas në shënjestër do të jenë politikanët.

Për këtë qëllim, janë parashikuar ekipe të përbashkëta hetimore me SHBA-BE, jo vetëm për pasuritë e fshehura jashtë, por për të gjitha veprat penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale.

Sa i takon pasurive brenda vendit, sipas ligjit bankat e nivelit të dytë dhe subjektet e tjera që ushtrojnë aktivitete bankare dhe financiare janë të detyruara të japin informacion mbi depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga subjektet.

Institucionet e kontrollit do të kenë akses të pakufizuar në të dhënat mbi marrëdhënie të mundshme biznesi, veprimtari tregtare ose veprimtari të tjera profesionale si dhe në të dhënat që provojnë ekzistencën e parave fizike ose mjeteve apo instrumenteve të tjera të tregut të parasë ose të pagesave.

Institucionet që do të angazhohen për të kryer verifikimet janë  sipas rasteve, Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit, Seksioni i Hetimit Financiar pranë Prokurorisë së Posaçme, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shërbimet Informative, kryesisht Shërbimi Informativ Shtetëror, raporton Oranews.

Institucionet do të asistohen me ekspertët të financave, llogaritarë, juristë, përkthyes si dhe nga hetues nga SHBA-BE, të cilët do të jenë pjesë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Por si do te ndoshë kontrolli? Fillimisht, prokurorët dhe gjyqtarët do të plotësojnë një deklaratë të plotë pasurie, ku duhet të deklarojnë të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, brenda dhe jashtë vendit.

Prokurori dhe gjyqtari duhet të paraqesë të gjitha dokumentet që justifikojnë vërtetësinë e deklarimeve për ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.

Kjo proçedurë do të kryhet në kuadër të rivlerësimit, por i njëjti standard do të ndiqet edhe për politikanët, rast pas rasti.

4 komente në ““Furtuna” e reformës në drejtësi: BE-SHBA hetim të detajuar pasurive të gjyqtarëve e politikanëve”

  1. Tirana says:

    Une mendoj qe ne krye te komisionit per kontrollin e pasurive te vihet Kreshnik Spahiu. Ky eshte me i ndergjegjeshmi,poasi me tu larguar nga detyra e zv/ kryetarit te KLD-se kerkoi arrestimin e Sali Berishes. E kam vene re edhe keto dite ,kur ishte edhe minister i mbrendshem nen hijen e fikut , qe te gjitheve hashashxhinjeve, vjedhaxhinjeve,kurvaxhinjeve e kurvaxheshave po u dridheshin leqet e kembeve. PO keshtu gjate ketyre diteve doli ne bulevadin e kombit e thierrisre ta shohi Sali Berisha, LUlzim Basha e te tjere , se ku do futen. Sikur t’me kishte dhene Rama ata 5 vende per deputet do ta shikonit se ku ishte Rama e ku Saliu……. PO Ilirin nuk e kam fare ne refene. Madje edhe serbi do dridhej ……….. MOs humbni rastin. I vini si Zv/ ,o Ristanin ,o Flamurin. PO une mendoj per flamurin se ky kur flet ulet e ngrihet sikur e shpon dicka nen te……..

    1. Sami says:

      Une them ne krye te vendosim kete Manjdanin …ky qe eshte ministri drejtesise boterore dhe te shqiperise ! Keni par sa kompetent eshte ! I di te gjitha

  2. DETARI @ says:

    skeni pare gje akoma !

  3. Dr. Ing. Mehdi SHEHU says:

    Shqiperia pikerisht, kete proces pastrimi kerkon, ate te largimit dhe te ndeshkimit ligjor te gjithe te korruptuarve ne sistemin e drejtesise, te politikaneve drejtues dhe te te gjithe niveleve shteterore dhe partiake, te nepunesave te larte te administrates, te punesuarve te te gjitha niveleve ne mjekesi, arsimin e larte, administraten shteterore (kryeministrise, ministrive dhe te bashkive), kudo ku evidentohen te korruptuarit dhe gjakpiresit e ketij populli, etj. Besoj se do te vendoset perfundimisht me ligj ndeshkueshmeria e te korruptuarve dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Kerkoni edhe bashkepunimin e njerezve te thjeshte, te te ndershmeve te gjitha kategorive te polpullit dhe ky proces do te jete me i plote. Kerkoni denoncimet dhe informacionet e nevojshme nga ky popull i persekutuar nga kasta e te korruptuarve dhe e politikaneve te perlyer me pasuri te paligjshme nepermjet shume veprave antiligjore dhe korruptive. Ju uroj sukses dhe vendosmeri deri ne fund. Ky nder qe po i behet popullit shqiptar nga nderkombetaret eshte i permasave historike. Populli shqiptar do ta vleresoje kete ndihme historike dhe do tu jete mirenjohes perjetesisht nderkombetareve (USA-BE-Gjermani). Te jeni te bindur se morali dhe besimi i shqiptareve ndaj shtetit ligjor do te ngrihet ne lartesine e kohes dhe shqiptaret do te shpalosin energjite e tyre per te ecur perpara ne rrugen e demokracise, ne gjirin e familjes europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje