Reforma në drejtësi, Rama dhe Meta takohen në Durrës

1 Gusht 2016, 21:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta janë takuar këtë mbrëmje në vilën qeveritare në Durrës. Në fokus të takimit mësohet të jetë reforma në drejtësi, konkretisht miratimi i ligjit të vettingut.

Më herët, Meta takoi dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha, prej të cilit ka marrë garanci se opozita është dakord me projektligjin dhe do ta votojë atë.

Gjithashtu, Rama dhe Meta do të bisedojë edhe për ecurinë e koalicionit qeveritar pas divergjencave të shprehura kohët e fundit, në vijim të debatit për reformën në drejtësi.

Deputeti socialist Pandeli Majko u shpreh pak ditë më parë në një intervistë për Zërin e Amerikës se koalicioni PS-LSI ka probleme dhe se zgjidhja e tyre duhet diskutuar në tryezë.

Por në përgjigje, Lëvizja Socialistë për Integrim ka shprehur se koalicioni me PS është funksional dhe se bashkëqeverisja do të vijojë deri në fund të mandatit.

1 komente në “Reforma në drejtësi, Rama dhe Meta takohen në Durrës”

  1. Spartaku says:

    Nuk i zihet bese Metes.Ai eshte dredharak,dhe Rama e ka gabim qe i beson shume atij.Meta me shume ka simpati per Bashen dhe Berishen,se sa per Ramen qe janw ne nje koalicion,per nje qellim,bashkeqeverisjen e vendit.Meta po demton punen e qeverise Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje