Ahmetaj replikon sërish me Bashën: Administrator, jo gjithmonë qesharak. Të ndjek gjithmonë pas hija e Gërdecit...

1 Gusht 2016, 20:25Politika TEMA

Arben Ahmetaj ka replikuar sërish me kreun e PD Basha lidhur me rritjen ekonomike.

Ahmetaj ka pasqyruar shifrat duke bërë krahasimin dhe e ka thumbuar Bashën për “rrugen e procedurave.

Ja replika e Ahmetaj: 

Administrator, jo gjithmonë qesharak! I bën mirë dhe opozitës që ndonjëherë të pranojë realitetin. Mëso të lexosh më poshtë:

Rritja ekonomike e tremujorëve të parë:
2012: -0.65%,
2013: 1.5%,
2014: 1.19%,
2015: 2.54%,
2016: 2.96%

Rritja ekonomike vjetore:
2013: 1.1%,
2014: 1.8%,
2015: 2.62%,
2016: 3.4%

Konsumi sipas tremujorëve:
T1 2015: -1.22%,
T2 2015: -3.16%,
T3 2015: 1.9%,
T4 2015: 2.12%,
T1 2016: 1.42%,

Eksportet për 6-mujorin (pa mineralet, lëndë djegëse dhe energjinë):
2013: 57 mld lekë,
2014: 68.7 mld lekë,
2015: 73.9 mld lekë,
2016: 79.7 mld lekë

Tregtia me pakicë: Rritje prej 4.7% e indeksit në tremujorin e parë 2016 ndaj T1 2015 në volum, dhe rritje prej 2.2% në vlerë

Fantazia në këto raste nuk të ndihmon. Leximi po!

Ty të ndjek gjithmonë pas hija e Gërdecit dhe Rruga e Procedurës, nga të cilat nuk do të çlirohesh dot!

3 komente në “Ahmetaj replikon sërish me Bashën: Administrator, jo gjithmonë qesharak. Të ndjek gjithmonë pas hija e Gërdecit…”

  1. Tarrasi says:

    Ah sa mire do te ishte sikur njerezit te ushqeheshin me shifrat e Ahmetajt !

    1. SHbani says:

      ahahahah sa mire ja paska bere Lulkes qe ben sikur merr vesh nga ekonomia Po te dinte sadoppak do arrinte te kuptonte qe 400 milion eurot j adi e gjith shqipria. ndaj e kuootpojme mire sesa i aft eshte qe teflase Luli per ekonomin. Ai edhe kur i merr ne xhep sma mend se sa ishin

  2. beti says:

    ky pleh qe na ndaloi te blejme online mbi vjeren 20 euro bleu para ca ditesh 40 kostume, me vlere rreth 4000 euro seicili. a duhet hetuar ky individ i kapur qe harxhon rreth 200 mije euro vetem me nje dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje