Armiqtë e reformës i bëjnë bisht nga frika. Kur ishit kaq trima, pse e votuat?

2 Gusht 2016, 09:30Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Është turp historik për të gjithë ne kjo që po dëgjojmë nga të tremburit politikanë të korruptuar.

Përsëri po i gjejnë bishta votimit të ligjit organik të vetingut, prandaj po rrotullohen për të krijuar sërish krizë. Kanë frikë nga drejtësia dhe hetimi intensiv i pavarur. Ky është fakti. Por sërish ligji do të votohet. Dhe ja ç’po ndodh sakaq:

Te korruptuarit janë kundër Amerikës, dhe brenda tyre flasin sikur janë kundër ambasadorit amerikan Donald Lu; janë kundër Bashkimit Europian, dhe me shtypin e tyre flasin sikur janë kundër ambasadores Vllahutin dhe jo BE-së. Turp! Nuk u rriten dot derëzestë; kanë mbetur kalamaj.

Qaramanë; që shkuan në rresht për të votuar, nuk thanë asnjë fjalë, dhe tani thonë se na dëmtuan “ata që dolën nga rreshti”. Domethënë, po thone të vërtetën; sepse kuptohet që, që të gjithë këta qaramanë, me Saliun në krye, shkuan në votim më 21 korrik se ambasadori amerikan i kishte bërë rreth 100 vota. Dhe po kaq janë gati edhe për votimin e muajit gusht.

Por, kur ishit kaqë trima, pse votuat?

Ideja e fshehur e tyre është kjo: “për faktin që Reforma kalonte me anë të ‘renegateve’, u detyruam edhe ne që ta votojmë”. Por Saliu na tha që suksesi ishte i PD-së; prandaj, ç’hyjnë këtu ‘renegatet’?

Kalamaj… As atë që duhet ta fshehin, nuk rrinë dot pa e thënë. Pastaj dëgjojmë se “deputetët e PD-së janë kërcënuar me zarfa nga ambasadori amerikan në Tiranë prandaj e votuan Kushtetuten”.

Vetëm primitivët e kanë ditur të vërtetën kërcënim. Sigurisht, kështu ka qenë për ta, por jo sot. Kush ka frike nga e vërteta, ka llogari me të. Politika amerikane ka shkruar në letrën brenda zarfit, atë që kanë bërë birboret: domethënë të vërtetën. Aaa… keni frikë nga e vërteta? Fatkeqësi për juve dhe jo, as për të vërtetën dhe as për ambasadorin amerikan. Është po kjo arsye që i shtyn këta të thonë ndërkaq se po mbrojnë “sovranitetin e shtetit”.

Pse, ndihmën që politika amerikane po u jep shqiptarëve për t’i shpëtuar nga korrupsioni shtetëror dhe krimi i irganizuar, ju e quani cenim të sovranitetit të shtetit shqiptar? Pse trembeni? Trembeni sepse nuk e keni të vërtetën me vete. Sovraniteti i shtetit shqiptar ka marrë fund atëherë kur shteti u grabit dhe u përdor si vegël nga korrupsioni.

Çdo gabim ka kosto. Pse, shqiptarët ju thanë juve që t’i vidhni, t’i poshtroni dhe t’i detyroni të lënë vatrën e tyre? Jo, kjo ka qenë zgjedhja juaj.

Reforma në Drejtësi është shpenzim i madh, sepse ka të bëjë me identifikimin e krimit në Shqipëri. Domethënë me të vërtetën. Keni të vërtetën kundër, zotërinj, dhe jo Amerikën!

Koha kërkon shpronësimin tuaj, dhe kjo do të bëhet. Por, në lidhje me këtë, cila do jetë e vërteta që do shpallet? Janë rreth 800 milionë dollarë të përvetësuara nga mundi shqiptar, që mendohet se FBI i ka gjetur dhe do t’ua kthejë shqiptarëve. Këtë do të shihni nëpër zarfa, prandaj më mirë qetë, të paktën të mos tregoheni fëminorë. Shkoni sërish dhe votoni, ky ishte fati juaj, një self induce lost – domethënë që, vajtët për të gjetur lumturinë, dhe kapët shkatërrimin tuaj. Nuk ndërtohet lumturia tënde duke dhunuar të tjerët. Kjo është e vërteta që më së pari na e ka thënë tragjedia shekspiriane.

27 komente në “Armiqtë e reformës i bëjnë bisht nga frika. Kur ishit kaq trima, pse e votuat?”

  1. pedro i ri says:

    Je gjenial z.Ngjela. I ke bere me semundje te gjithe kriminelet e demokracise.Respekt

    1. Edkari says:

      Gjynah i shkreti avokot Ngjela,
      burgu e ka telendisur te gjorin.
      Avokoti telendisjen e ka nga ajo
      qe ka hequr ndersa i telendisuri
      tjeter Izet Haxhija u ka bere i
      tille nga ajo qe e pret te heqe.

  2. andromeda says:

    Oligarkët mafiozë Berisha-Meta-Luli, janë aq të fuqishëm, xhaxhi Taku, sa të imponojnë institucionet e reja post-reformë dhe kësisoj drejtësia nuk i shpëton dot thonjve të supermafies së ballkanit e më gjërë.

  3. Edron says:

    Bravo! Ky eshte qendrim civil dhe dinjitoz.Gazetaret legene si zheji me shoke I njohin te gjithe.

  4. krist says:

    vai, vai vittorio sgarbi shqiptar. pasion per te verteten, penelate spontane, arsyetim i shpejte i kuptueshem per te gjithe,aspak vulgar,gjithe ajer e drite,arome qytetarie,modern,larg deliranteve qe u referohen njerezve te medhej per te imponuar mendimin e tyre; talent e origjinal prandaj ju xhelozojne;digje doktoraturen shperthe talentin

  5. TRAPI says:

    O NGJELA ESHTE SEMURE SALIU….I KA RA BARKU…KA DALE NE RERE TEK GJIRI I LALEZIT ME DHI…O QELB PLAZHI…THOTE SE DO TE KALOJE INFAKT NGA BYTHA,,E KA HUMB HAJDUTI,,,SALIU PO LEXON PERRALLEN E GJUSMA GJELIT…DO TE NA NXJERRE FLORI ..LUM SI NE PER BYTHEN E SALES

  6. krist says:

    vittorio sgarbi shqiptar ; digj doktoraturen shpalos talentin

  7. spectrum says:

    Tako nuk ka filma me SHBA fundi I ketyre mediokerve u nenshkrua me hyrjen ne NATO nje elite e re shqiptare do te vij nga perendimi moren fund cunat e moskes

  8. harillaqi says:

    Saliu more njerez,Saliu,ç’po bene i ziu,po ja bene mendja fiu,fiu.

  9. Qamil says:

    Bravo te lumte Spartak por mos u ngut se mos po bajne ndonje mutsihane keta te pa shpirte qe per popullin u bene qe edhe djalli po te vij me keq nuk bahet pra keta e bane shqiprin ne kete derexhe. Me fjalet e tue edhe ne mbesim te kemi shprese per te ardhmen . Edhe njiher te lumte ty dhe pak zerave qe e tregojne te verteten sepse ata edhe mjete e informimit i kan kapur por besojne qe jo edhe shum gjate.

  10. Gezim says:

    Mrd. Z. Ngjela
    Ju them faleminderit, per gjithe kete qe po beni, sepse njerezit e thjeshte dhe te ndershem, duke mos pasur mundesi shprehje ne media, gezohen kur njerez si ju, behen zedhenes te tyre.
    Kjo eshte gje e madhe.
    Te jesh i bindur, keta njerez te cilet jane me mijra, nuk do tjua harrojne kurre.
    Sherbimi qe ju po i beni ketije vendi, ne keto dite shume te trazuara, eshte aq i madh, sa edhe historia e ka te veshtire per ta paraqitur.
    Nuk ekzagjeroj asgje dhe aspak.
    Jeni nder te paktet, tek te cilet mund te mbeshtetemi me besim te plote
    Jju faleminderit, ju faleminderit, ju faleminderit
    Rrespekte, rrespekte dhe vetem rrespekte

  11. Taku DAJAKU says:

    BRAVO Taku
    Gjithnje godet ne shenje
    Ketyre trimave tani qe u doli hund-leshi nuk po i ze gjumi me Sepse shohin cdo moment ate cekicin e Vogel ne doren e te panjohurit qe po zmadhohet pameshirshem Po pse keshtu jane trimat o kurvat e salih-kurves Gjetet shesh dhe bête PERSHESH
    Tani rrugen u zuri MULLIXHIU HUND- LESH
    Me Hir dhe pa Hire Koken do tu a NGJESH
    Populli i zgjuar vertete kurr nuk ka QESH
    Leshterike si ju te PDse gjithmone ka pas PESHQESH
    AMERICA-EUROPA SHyQYR QE JANNE MES NESH

  12. xxx says:

    Mos u merrni me kete budall,po sen nuk ndrrohet,ata qe kan qene ne politik do mbesin,se populli eshte i tille.

  13. aqif tahipi says:

    Zoti Ngjela ,ne 21 korrik pame se si u perrmoren dhe u dhjene ne breke politikanet antiamerikane dhe u detyruan te votonin shperberjen e gjyqesorit dhe prokurorise qe kontrollohej nga shqupi .Nga deklaratat e kuqos se shqupit dje morem vesh se shba i kishte barazuar kundershtaret e reformes (ne denime ) me terroristet dhe satrapet e stepave. Natyrisht qe kjo zbythje e ketyre legenave antiamerikane na mbushi mendjen se jane vecse tigra prej letre para shba dhe be .Avokat vazhdo me te verteten se kjo i terbon krejt keta antishqiptare .

  14. Currila says:

    Ty allall ta boft ZOTI qe je I VETMI qe Po ja perplas ne sy ktyne TE pa shpirt ca kujtojn kto se Po tallen me ameriken do that ndigjosh zonin ne janar kur ti fisin byrzylyket i bej thirje prokuroris ti ndaloj pashaportat para se te shduken Jan 3 banka te fuqishme qe kan 5 emra anonim por fytyra nuk bohet anonim or sallugearb kush e zberth e kupton kush Jan sipas mikut tim gazetar nga uikiliks pranaj ziti spartak duroi dhe ca koh

  15. noli says:

    Delirantet e politikes shqiptare. Kujtojne se luajne kungulleshken me nderkombetaret. Po me e bukura eshte se shesin mendje.

  16. Damian says:

    I dashur Spartak. Ti ke fituar te drejten tu thuash te verteten shqiptareve dhe ata po te degjojne. Saliu, Meta dhe Luli po mbushim breket nga frika. Cfare ju po beni eshte nje sherbim I madh historik per kombin dhe popullin shqiptar. Me ne fund shqiperia ka fatin te beje realitet endrren e hershme per te qene nje shtet I denje qe u sherben qytetareve te vet. Faleminderit,

  17. Lennard says:

    Gjithmone in Gamba.Je i pandalshem ne Luften per Lirine e vertete dhe per te Verteten.Le te dridhen Maskarenjte!!.Likja i Floririt ,gjoja po merr rolin e Protagonistit.Basha Sumkapuci ,po kerkon Qeveri teknike ,se nuk i quan gje 1 milion Shuplakat.Amani bre kur po vjen ajo ORE ti shohim keto funderrina ,te pshurrur,te dhjere , mjerane .Kjo sperkatje kunder tyre do te sherbeje si bazament i fuqishem per te ardhmen ,qe te mos guxoje me njeri te ndjeke rrugen e ndyre te korrupsionit.Faktet jane te panumerta.Dallaveret ne Tendera,Vendime gjykatash te perdhosura ,ere felliqesie.Jepi Z.Ngjela i gjithe populli eshte me TY.Rrofshin Ambasadori LU dhe Zonja Vllahutin.

  18. fred says:

    Doli ky ” Goodmorning Vietnam”?

  19. cesena says:

    dr.ngjela jeni epik nga menyra e gjykimit. belaja e ketij venndi eshte se jemi te tejkaluar me debile dhe njerez meskine.keto te fundit dhe te pashkollet jane streha e saliut,lulit,metes dhe e ndonje tjetri. fuck them all motherfuckers. s,na lane me ba hajer.zoti i denofte

  20. aleko says:

    Nderim per Avokatin per demaskimin e hajduterise e politikaneve shqipetare qe per 25 vite me radhe krijuan parajsen e tyre ne vendin me te varfer dhe te vuajtur ne EVROPE E me gjere.Eshte koha qe pasurite e vjedhura ti kthehen popullit shqipetare.Eshte koha te kemi nje reagim mbare popullore ne mbeshtetje te reformes , Amerikes dhe BE cka nje pjese e mire e drejtuseve dhe ish drejtuseve ne vend perpiqen me cka mundin te sabotojne reformen ,madje te cenojne dhe maredhenjet me me usa dhe be ,thjesht se u cenohen interesat e tyre.Per fat te keq populli po fle dhe individ si Avokat Ngjela edhe pse nder te paktet qe ngrehin zerin kunder tyre ndihmon ne rritjen e besimit se reforma do behet sepse ajo gezon jo vetem mbeshtetjen e aleateve tane te medhenj por njeheresh mbeshtetet dhe nga energjia positive Brenda vendit ,,te poblicisteve dhe intelektualeve te ndershem dhe nga mbare populli shqipetare

  21. Jak-Boston says:

    A doni me per Belulin ( Berishen me shoke ) o trushpelaret e PD qe ju shkoni mbrapa atyre qe jua kane nxire jeten dhe faqen pasi ju kane lene te vidhni pak sa per te ju pasur si kontigjent mbeshtetes tani qe ata mbrojne miliardat dhe ju mbeshtetesit gezoheni kur Ilir Meta teston ujerat per presion ne koalicionin e radhes.
    Une jam djathtist natyral dhe jo djathist konjukturash si ju mjeranet qe shkoni mbrapa PD , pasi te gjithe e dine qe PD eshte nje parti majtiste klasike, po ju syleshe dhe trushpelare vazhdoni te ndiqni prapa kupolen hajdute qe vodhen vendin the te ardhmen e femijeve tuaj.
    Cfare beri PD per te perndjekurit politik dhe pronaret e ligjshem?
    Nese ka nje parti qe duhet te dale jashte ligji ne Shqiperi PD eshte ne krye te listes.
    Avokati ne shkrimin e mesiperm besoj se kishte parasysh edhe Ramen kur permendi sekuestrimin e pasurive te vjedhura, pasi ato 200 milion eurot po te ishin gjethe te rena nga pemet ne vjeshte do ta kishim pare kryeministrin me cader te instaluar ne ndonje pyll akoma te paprere ashtu sic beri para ca vitesh me cadrat para TVSH ne Tirane.
    Avokati me pelqen dhe kam shume rrespekt, por qe te jemi te sinqerte me veten dhe me ndonje lexues, avokatit i han sharra pak majtas ne ato qe shkruan. Mbase e ben pa qellim po drejtesi quhet drejtesi ngaqe pret drejt, pra as majtas e as djathtas.
    Kjo eshte aresyeja qe une komentoj per disa here ne shkrimet e avokatit qe ai te korigjoje shenjestren, por deri tani skam pare ndonje permiresim te dukshem ne shkrimet e tij.
    Mbase rrenjet e majta nuk e lene avokatin te drejtohet aq sa do e donte drejtesia e mirefillte.
    Gjithesesi avokati eshte nga me pozitivet ne xhunglen politike aktuale.

  22. fieraku NGA ferrasi says:

    Hahaha hahaha
    Fred.

  23. fieraku NGA ferrasi says:

    Hahaha hahaha
    Fred.

  24. Troç says:

    Mendoj se Ngjela ka bere dhe po ben perqasjen më të vertete te realitetit politik shqiptar keto kohe. Trajtimin e problemit baze politik te dites se sotme e ben jashtezakonisht ne menyre objektive. Ne te gjitha radhet e mendimit te tij gjen argumenta me themel te patundshem. Dihet se thembra e akilit te mazhorances se sotme eshte Ilir Meta, i cili e ka harruar “qetesine dhe dashurine”. Nuk ka dyshim qe reforma ne drejtesi ka per te permbysur aspektin politik te sotem, prej kesaj Saliu ka mbushur poturet, Bashes i kompromentohet karriera, kurse Meta fshihet nga faqja e dheut. Kur Meta te futet ne burg, do te jete vete PD qe do te thote se ai aty e ka vendin. Natyrisht Meta eshte ne perpelitje, shpreson te beje pak shantazh partnerit te koalicionit, por duket qarte se Rama nuk ka per ta mbajtur nen sqetull, ne nje kohe kur kete gje nuk e ka bere per bashkepunetoret e tij kur jane ballafaquar me drejtesine. Nga kjo ka frike Meta sot, kurse Berisha dhe Basha kane me se tre vjet qe zvarriten, por e shohin se po ngushtohet laku. Kur laku do te arrije tek fyti keni per te pare si ka per te shperthyer Berisha ne Aksion luftarak, por do te jete e kote se nuk ka per ti shkuar njeri pas. Edhe koleget e tij Imami, Pollo, Ruli e ata te cileve u tregoi njehere vendin, do ta lene aty plasur. Mendoj se Shqiperia eshte perpara ngjarjeve vendimtare per te ardhmen, dhe kete Ngjela e ndjen tamam si duhet, prandaj shumeve u dhemb kur degjojne ato qe shkruan. Sepse jane te vereteta.

  25. landi says:

    Bobooooo…o Mero…na merove….Pak temperatura po shkon 40 grade, por na ve dhe pllaken e ketij te paudhit dhe nuk dime c’te bejme.
    Vetem ne faqen tende e lavderojne njerezit e kryeministrise, qe merren vetem me komente ala Rame. Ne faqet e gazetave te tjera kete nuk e degjon njeri.
    Por edhe ti nga halli e ke.

  26. XHIM XHIBOKSI says:

    Tu befte dita 1000 o Taku se na kenaq me shkrimet e tu qe po jua cjerr masken ditperdit atyre hajduteve te paskrupullt te partive politike po ky kanidati per minister te berendshem Spathija ose Shalija ku gjendet i mjeri per mendjen qe ka .
    Te pafshim PROKUROR TE PERGJITHSHEM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje