Zëvendësministri i Mbrojtjes, njëherësh kryetar PSV’91 Petro Koçi duket se nuk e merr aspak seriozisht lajmin që Rexhep Meidani, ish president i vendit, mund të propozohet si kryeministër në një qeveri teknike, që po spekulohet se mund të realizohet në muajin shtator.
I ftuar në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv, Petro Koçi ka komentuar daljen në skenë të Rexhep Meijdanit. Ai është shprehur se ‘’Meidani më shumë një analist se sa një protagonist politik’’.
Koçi është shprehur se nuk e shikon Meidanin të përfshirë politikisht në jetën e vendit. Sa i përket koalicionit PS-LSI ai është shprehur se është i fortë dhe se mund të funksionojë edhe përtej 2017-ës.
“Edhe PS edhe LSI nuk kanë arsye të prishin koalicionin i cili po funksionon më së miri”, ka theksuar zëvendës ministri i Mbrojtjes.
Presidenti me i pa afte dhe me i keq ka qene.. dhe Bujar Nishani e ka ngritur zerin me shume dhe pse eshte i komanduar..turp nqs rama e pranon