Basha i përgjigjet Ramës: Mandati, kontratë jo afat. Me ndeshje të trukuara s'ecet gjatë

2 Gusht 2016, 16:59Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama në lidhje me qeverinë teknike, duke përdorur dhe ai terma futbollistikë si Rama dhe duke bërë fjalë për “ndeshje të trukura”.

Ja çfarë shkruan kreu i PD si reagim ndaj Ramës:

Nuk i del që nuk i del zija e konsensusit. Nuk dëgjon, nuk sheh, nuk lexon, e ka humbur fare.

I kujtoj se mandati është kontratë para se të jetë afat.

Mandati i tij ka mbaruar me kohë në malet dhe fushat e mbushura me drogë si kurrë ndonjëherë, me vjedhjet kriminale dhe çnjerëzore, me koncesionet dhe tenderat korruptivë, me varfërinë dhe papunësinë masive kur kishte premtuar 300 mijë vende pune, me investime zero, me rritje rrogash e pensionesh zero, me taksat e larta.

Me krimin në pushtet dhe pushtetin e bërë njësh me krimin, me pasigurinë e frikshme e të tjera rekorde të zeza që shqiptarët i vuajnë në kurriz. Mandati të ka sosur që ditën kur kalove lumin me votën e atyre që të besuan dhe u ktheve bërrylin.

Me ndeshje të trukuara nuk ecet dot gjatë. Njerëzit e kanë marrë vendimin, mezi presin ta shpallin. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

7 komente në “Basha i përgjigjet Ramës: Mandati, kontratë jo afat. Me ndeshje të trukuara s’ecet gjatë”

  1. Dinamovit says:

    Foli ky korrka e ka… qe trukoi zgjedhjet e partise e te bashkise. Ik mor torrollak je personazhi me i pavlere i politikes,njeri kot.

  2. pedro i ri says:

    Shqiperia me e mire pa PD.Me apo pa Bashen nuk ka ndryshim

  3. agron says:

    Na rrufsh…. o Bashe! Kujton se u harrove kaq shpejt ti dhe bemat e tua! Flije me djen se nuk kemi luajtur mendsh te te votojme ty! BUDALL

  4. damian says:

    Ti legen flet sikur njerezit i hane dokrrat e tua duke na u hequr si tip nevriku i revoltuar me te “drejte”. Ti qelbesire i ke duart e lyera me gjak te pafajshmish.
    Shko njehere deshmo ne prokurori:

    1- Per vrasjet e 4 te pafajshmeve te 21 janarit.
    2- Vjedhjen e 220 milion USD te rruges se kombit
    3- Faljen e hapesires detare Shqiptare Greqise. Kete akt te ndyre tradhetie ti dhe Saliu e bete ne fshehtesi si miu. Vendimi i Gjykates Kushtetuese e hodhi poshte ate tradheti por ti duhet te pergjigjesh perpara gjykates. Dhe mos merr raport mjekesor qe te shmangesh vajtjes ne Prokurori. Kesaj rradhe kane per te cuar me Fordin e Policise.

  5. TJ says:

    Habitesh kur mendon qe nje idiot si Basha na ben politiken opzitare! Habitesh kur burra te zgjuar te PD si Ruli e Pollo por edhe te tjere mari urdhera nga Luli! Eshte fatkeqesia e radhes qe Berisha caktoi pasardhesin! Ashtu beri me Selamin me Tritanin dhe me Lulzimen! Si ngrekoset ky njeri “i futur ne okllai”, kur te gjithe tallen me te si njeri por edhe si “krye-KAR” i PD?! Ku je katandisur Zoti Berisha! Ne nje funderine bashke me gjithe PD! Tani ja u paska fajin BE dhe Vllahutin ,Ambasadori shume i nderuar LU dhe kush tjeter?! Kjo skote e felliqur politikanesh me ne krye Berishen duhet ndalur me cdo kusht! Mafioze te djegur per pushtet ,vrases dhe kriminele! Deri kur do te presim?

  6. aqif tahipi says:

    Or lylo ,mos ja fut pordhes kot daku. Nuk mund te te marre rama seriozisht kur te gjithe e dime se vendimet per ty i merr sala. Nuk ta ka fajin as rama as ps ,qe nuk e shfrytezove momentin gjate reformes ne drejtesi per tu bere lider real i se djathtes.

  7. cfar mban kjo toke says:

    Kur flet dhe ky per trukime atehere vertet do te permbyset bota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje