Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar sot zgjedhjet për pushtetin vendor në Dibër, vetëm një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ai të mos kthehet në detyrë dhe në të njejtën ditë me vendimin e Gjykatës së Lartë që e lë prapa dyerve të burgut Shukri Xhelilin.
Dekreti i Presidentit të Republikës ka dalë vetëm një ditë pas vendimit të Kushtetueses, në të njejtën ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, vendime këto të pazbardhura ende.
Njëherësh vendimet ende nuk kanë hyrë në fuqi, pasi një vendim gjykate hyn në fuqi vetëm pas botimit në fletoren zyrtare.
Ndërkohë që vendimi ende nuk është bërë zyrtarisht publik, Presidenti Bujar Nishani në shkelje të nenit 132 pika 2.2 e Kushtetutës ka dekretuar datën e zgjedhjeve për pushtetin vendor në Dibër, pas shkarkimit të Xhelilit për video-skandalin seksual.
Për më tepër që një procedurë e tillë ligjore është e njëjta që mban të bllokuar votimin e ligjit të “Vettingut”, një ditë pas miratinit ndryshimeve kushtetuese, pasi sipas tij duhet të kalojnë 15 ditë nga publikimi në fletoren zyrtare.
Kjo tregon qartë se për Presidentin Nishani, Kushtetuta është axhendë politike e PD.
Po të dojë PD, s’ka afate kushtetuese dhe dekreti bëhet shpejt jo vetëm para se të mbushen 15 ditë nga botimi në fletoren zyrtare i vendimeve, por dhe pa u botuar fare, madje dhe pa u zbardhur fare vendimi i gjykatave.
Po qe se nuk do PD ta miratojë, siç është dhe ligji i “Vettingut”, atëherë duhet të respektohen afatet, pra ka afate kushtetuese, duke vepruar në këtë mënyrë me dy standarde.
Neni i shkelur i Kushtetutës
Neni 132 pika 2 2.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që ligji ose akti tjetër normativ të shfuqizohet në një datë tjetër. Mendimi i pakicës botohet bashkë me vendimin.
Ju te temes vdisni per brekgrisurit
Esht e dhimbshme qe te kesh nje president qe e ka cuar injorancen dhe shkeljen e ligjit ne kete nivel. Si mundet qe dekreti i presidentit te dali mbi njoftimin ne faqen e interentit te gjykates kushtetuese ndersa kushtetuta e ka re qarte : vendimet marrin fuqi me botimin ne Fletore zyrtare.
ky esht shkaku i paster ligjor qe Presidenti te shkarkohet dhe te bashkohet me Shukriun se jane fiks i njejti nivel ne terma injorance.
or ti jurist. Eshte e dhimbshme te kesh gazetare te tille, si keta bylmezet e Edi Rames, qe mezi presin te sulmojne kedo per llogari te Edi Rames. Nuk ka vendim o bylmez. Gjykata as nuk ka pranuar te shqyrtoje fare ceshtje e jo me ta fuse ne seance plenare. Pra eshte cdo gje ne rregull.
Ti qenke jurist leshi si ai qe ka emeryR shuken qe eshte marre me duroalumin. Dalja ne internet nuk eshte shpallje zyrtare por leximi ne seance.
Taqi. Leshit me shume i afrohet emri yt. Une te them nuk ka pranuar ta fuse fare ne seance; ti merresh akoma me leximin ne seance.
Ndersa ti o lazo bq vdes per ato qe ta kane rrjepur lekuren….ne te semes te qofte ty dhe atyre qe mbeshtet ti….
President handikap qe prodhon handikape.
Pse ka president Shqiperia?
CUDI!
Kur pashe ne televizor Shukriun qe ankohej ne Kushtetuese mendova se ky qenka dhe debil mbi te gjitha, megjithmend mendoka se ka sadopak shanc ti jape te drejte kushtetuesja. Ky e paska bere me urdher te partise rilindase, qe zgjedhjet ne qark te behen sa me vone te jet e mundur. Kete e vertetoje zedhensja e PS sot kur doli e thote presidenti te terheqe daten e zgjedhjeve, dhe ta shtyje sa te zbardhet vendimi, se eshte thyer kodi. A ka thyer gje Shukriu a jo se permendi fare…se nuk i plas rilindjes fare, qellimi qenka sa me shume te jete e mundur shtyrja e dates se zgjedhjeve. Te kishin nxjere nje zedhenes mashkull ta thonte kete te pakten…se presupozohet qe eshte mare neper kembe nje femer nga Shukriu. Ky vend s ka me asnje moral njerezor