Një raport sekret i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i mbërritur në Prokurorinë e Përgjithme dhe 5 institucione të tjera, hedh dritë mbi megaskandalin e vjedhjes së parave në Thesarin e Bankës së Shqipërisë. Raporti i hartuar nga 6 auditues, zbulon skemën e vjedhjes së parave, njëherësh hedh dritë mbi shifrën e saktë të vjedhjes, ku KLSH ka zbuluar se nuk bëhet fjalë për shifrën prej 713 milionë lekë të reja, siç deklaroi ish-guvernatori Fullani, por për 2.9 miliard lekë, e përkthyer kjo në 21 milion euro që mungonin në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Kjo sasi lekësh nuk është vjedhur nga një person i vetëm por siç thonë audituesit në raport, në këtë skemë janë implikuar disa zyrtarë të bankës dhe drejtues të Bankave të Nivelit të Dytë, duke dyshuar se kanë përdorur dokumentacion fallco në procesin e dorëzimit të lekëve për shkatërrim. Kjo shifër është mbajtur sekret, me qëllimin e vetëm për të mos krijuar panik në tregun bankar, pasi publikimi i skemës së kësaj megavjedhje parashikohej të sillte në atë periudhë, tërheqjen e depozitave nga qytetarët dhe prishjen e ekulibrit bankar.Për shifrën e sipërcituar mësohet të ketë pasur dijeni dhe zyrtarë të FMN. Ky raport vijon të qëndrojë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe se kjo e fundit asnjëherë nuk ka hetuar në këtë drejtim.
Vjedhja 21 milion euro
I pari që ka ngritur zërin për skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe ka kërkuar një audit në thesar, ka qënë deputeti i PS njëherësh dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe. Braçe, i ka kërkuar KLSH që të kryejë një auditim te menjëhershëm në Bankën Qëndrore, për shkak se është cënuar imazhi dhe siguria e sistemit bankar. Shkresa e zotit Braçe mban datën 25 korrik 2014. Ndërkohë që dy ditë më parë në 23 korrik, KLSH, kishte nisur kontrollin me objekt: ”Auditimin e Përputhshmërisë Administrimit të Fondeve Logjistike “Arka Stok” në Bankën e Shqipërisë me Kuadrin Rregullator në Fuqi”.Por në fakt ky kontroll ka nisur katër muaj me vonesë, kjo pasi anëtarët e auditimit nuk kanë pasur çertifikatë sigurie. Pas paisjes me çertifikata sigurie, grupi i auditit ka nisur punën duke konstatuar se në arkën stok mungonte një sasi prej 2.9 miliard lekë, e përkthyer kjo në 21 milion euro. Me këtë shifër janë njohur krerët e 5 institucioneve shtetërore përfshirë dhe Erjon Braçen, ku asnjëri prej tyre nuk ka folur për këtë skandal, duke e lënë në hështje.
Sipas raportit vjedhja e parave është bërë nëpërmjet bankave të nivelit te dytë në vend. Kjo pasi sipas raportit disa prej ketyre bankave në bashkëpunim me punonjës të thesarit dhe Bankës së Shqipërisë, kanë bërë procesverbale fiktive, sikur kanë dorëzuar para të vjetra të destinuara për shkatërim. Po në fakt nuk kanë dorëzuar shumat financiare por kanë bërë vetëm letra. Grupi i auditimit ka gjetur dokumentat e dorëzimit të lekëve por s’ka konstatuar hyrjen e tyre. Njëherësh pas kësaj, këto banka të nivelit të dytë kanë kërkuar rimbulsimin nga BSH të parave të vjetra që ishin nxjerë nga qarkullimi, dhe me firmën e disa ish-drejtuesve të Bankës së Shqipërisë, janë lejuar të kryhen transaksionet e rimbulsimit financiar nga llogaria e BSH në llogaritë e disa prej bankave të nivelit të dytë. Ky raport sekret tashmë ndodhet në prokurori por çuditërisht për këtë pjesë nuk është kryeher asnjë hetim.
Bitraj deklaron vjedhjen tek Fullani
Vjedhja në 2014 e Thesarit të Bankës së Shqipërisë shënoi skandalin më të rëndë, në historinë e shtetit fiskal Shqiptar. Ish-guvernatori i këtij institucioni Ardian Fullani deklaroi ne media se nga thesari i shtetit ishin vjedhur vetëm 713 milion lekë të reja, dhe ky krim ishte kryer nga një person i vetëm që quhet Ardian Bitraj që aktualisht rezulton i dënuar me 13.4 vite burgim nga gjykata e Tiranës. Por emri i Bitraj për policinë, prokurorinë dhe mediat, ka dalë vetëm një muaj pas vrasjes së një bankieri të njohur në Tiranë. Pas kësaj vrasje Bitraj ka vrapuar në zyrën e ish-guvernatorit të Bankës të Shqipërië Ardian Fullani, duke pohuar se ai ishte personi që kishte vjedhur miliona lekë nga baletat me para të thesarit të Shtetit. Bitraj deklaroi para Fullanit dhe në prokurori se këto para i ka lënë në baste sportive dhe kazino, duke mos shpenzuar asnjë qindarkë për të mira kapitale, si prona, automjete, apartamente etj. Përpara Fullanit Bitraj ka marrë të gjithë përgjegjësinë e këtij krimi të rëndë që tronditi institucionet e Shtetit Shqiptar, duke bërë vetëm një bashkëfajtore në këtë krim punonjësen e thesarit të Shtetit, Mimoza Bruzian, edhe kjo tashmë e dënuar me 10 vite burg, pasi konstatoi vjedhjen dhe nuk kishte raportuar tek eprori skandalin.
Bitraj s’dinte shifrën, Fullani nxorri 713 mln
Vetë Përgjegjësi i dy arkave të parave, asaj në veprim dhe arkës stok, Ardian Bitraj nuk ka qënë në dijeni se sa lekë kishte vjedhur. Për një person që ishte shefi i dy arkave të parave të shqiptarëve dhe që mbante çelësat i vetëm, shifra nuk kishte interes. Për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë askush nga drejtuesit e saj nuk ka qenë në dijeni ose në të kundërt bënin sikur s’dinin se çfarë po ndodhte, dhe për pasojë as nuk ishte planifikuar ndonjë inventarizim. Një proces i tillë është urdhëruar të kryhet vetëm pasi ish-përgjegjësi i Thesarit të Shtetit Ardian Bitraj ka rrëfyer para tre drejtorëve se për katër vite kishte vjedhur sasi të mëdha lekësh. Fill pas datës 21 korrik 2014, ku u denoncua skandali, në pasditen e kësaj date me një urdhër të Zv/guvernatores Elisabeta Gjoni janë ngritur në mënyrë të mënjëhershme dy grupe inspektimi me punonjësit e Bankës së Shqipërisë, për të kryer inventarin. Njëri grup do verifikonte kutitë e parave që duhet të shkatëroheshin ndërsa grupi tjetër të shikone gjëndjen e kutive ku mbaheshin lekët e reja të ardhura nga Zvicra.Deri në këtë datë prej dy vitesh në bankë nuk janë kryer inspektime, por vetëm disa inventarizime sporadike, dhe jo të imtësishme.Për të hedhur dritë mbi “gjëmën” që i kishte ndodhur, procesi i inventarizimit të parave ka nisur që prej pasdites së 21 korrikut 2014 dhe ka zgjatur deri në 24 korrik.
Momenti i fundit kur është përpiluar procesverbali për inventarizimin e parave që do shkatëroheshin,ka përfunduar në mesnatë, pikërisht në orën 23:30. Me anën e këtij procesverbali inventarizuesit kanë dalë në përfundimin se në total janë vjedhur 713 milion lekë të reja, keto kartëmoedha të dëmtuara dhe jo të dëmtuara. Fullani u mundua të “çfryjë” skandalin duke pohuar se lekët e vjedhura ishin 713 milion lekë dhe se kishte çeduar vetëm faktori “njeri” dhe jo sistemi i sigurisë. Kjo shifër e deklaruar nga Fullani u konsiderua e mirqënë dhe nga tre ekspertë kontabël të caktuar nga njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisës së Tiranës që po hetonte ngjarjen.Por çfarë ka ndodhur?/ Shqiptarja.com
Ne Banke eshte bere nami ne vite. Jo vetem Fullani, por gjithe Bordi duhej shkarkuar. Se nuk kane ngritur asnjehere asnje problem. Prokuroria e Gjykatat jane bere pale me Fullanin e gjithe hajdutet e tjere aty. Nje dite do hetohet gjithcka per turpin e ketij koke llalles ne krye te prokurorise.
Shtet RrumPallë, nuk behet Shteti me Malok e Barinj delesh o njerez. Maloku Berish 1her i vodhie Sistemin Piramidal, heren e 2te i vodhi ne zemer te Institucionit Financiar dhe mbrojti e mbron edhe sot Hajdutin Fullani&Co, dhe Populli Dele nuk ndihet, Ky “shtet” do Shkrirë, ca Tribu ti mari Kosova ca Mali i Zi ca Greqia, me vjen Keq per kete konstatim, por nga ngjarjet ne pergjithsi dhe sidomos ngjarjet e fundit mbi Teatron qe po luajne me Kushtetuten dhe Reformen ne Drejtesi bashke me Vetingun ky Shtet qe Shitet e Blihet per hic gje, qe nuk kujdeset per Qytetaret e vet por i ka shperndar ne EU si lypsarë smeriton te Ekzistoje.
prej disa muajsh ky eshte shkrimi me i rendesishem, meriton te behet artikulli me i lexuar ne menyre qe te krijoje opinion per gjithcka calon ne sistem (financiar dhe ligjor)
genti ke te drejte, por ne Shqiperi nuk funksionon asgje ne lidhje me drejtesine, pa le qe kush pyet per opinione. Opinion per 14 shtatorin, opinion per Gerdecin, opinion per 21 janarin, opinion per faljen e detit Greqise, opinion per banken e Shqiperis, ndersa Fullani kerkon para te tjera te ligjeshme nga gjykata; e kupton si eshte bere ai vend? Tu vesh flaken te gjitheve administratoreven prokuroreve e gjykatesve, po flaken ama tu dale ne maje dhe te mos i lejosh zjarrfikset te afrohen te digjen e behen shkrumb bashke me ata qe e katandisen ne kete gjendje, kryesisht Sali Berishen; Po dhe ata e shikojne qe populli s’ka me fuqi, rinise i hedhin nga nje kocke porno apo diplome falco duke i lene medioker dhe ata mjaftohen e derdellisin tere diten duke pire hashash. Shqiperia eshte thesari vjedhur qe dihen boterisht hajdutet, por s’ka se kush ti vere para pergjegjesise. E vetmja shprese eshte te haje kush te haje, te vjedhe kush te vjedhe, te rroje kush te rroje. Fatkeqesi qe e perkrahin dhe vete se trimat kane mbaruar e s’ka me: jane futur ne breke te grave qe birbilojne ne parlament.
mendoj qe opinioni eshte ai qe gjykon…opinionistet tane, fatkeqsisht, jane ne nivel thashe e themesh…desheroj/shpresoj qe neser, te vije dikush dhe te zevendesoje Fevziun, Bushatin, Ballen, etj etj dhe ky njeri te dale me laps e me leter dhe te shpegoje, se nga cfare perbehet borxhi i shqiperise, dhe perkundrejt kujt. per cfare eshte marre etj etj…rasti konkret, cfare efekti kane keto 21mio euro ne treg, cdem kane sjelle, kjo eshte pergjegjesia e fullanit…per kete duhet ndergjegjesuar opinioni dhe per kete duhen opinionistet dhe jo kta te mbaruarit qe kane mberthyer televizoret dhe bejne tifozllek
Genti, per pjesen e pare te fjalise, qe ky artikull mund te jete me i rendesishmi ne keto javet e fundit, te jap te drejte. Por per pjesen e dyte, ate se duhet formuar nga sejcili nje opinion, nuk te jap te drejte, pasi opinionet jane ato qe pengojne shpesh zbardhjen e fakteve. Jo opinion, por gjykim te fakteve duhet!
Ndoshta, nje pjsese e parave shkon dhe per shpenzimet e femijve te zyrtarve te larte si psh. Kryeprokurorit.
Madje , Fullani mund t’ju hedh ne gjyq prap per prishje terezije dhe oreksi me kete artikull te ri.
Me shifrat e abuzimit miliona dollare, tani dhe orat 10.000 dollarshe marrin kuptim te plote.
Kjo eshte nje idiotesi qe vetem Kontrolli i Larte i Shtetit (institucion qokash!) mund te beje… Si mund te deklarosh qe jane bere procesverbale fiktive per dorezimin e parave po nuk ka prova per hyrjen e parave… Si e verteton ti qe nje para qe eshte asgjesuar ka hyre apo jo ne Banken e Shqiperise… Jane idiote dhe te paafte!
Ti qënke trap, dikush I merr dorëzim dhe I numëron e bën hyrjen në magazinë. Në rastin e bankës dihet të jenë dy ose më shumë që bëjnë hyrjen në magazinë.
Dhe Ky eshte akoma i lire dhe kerkon demshperblim. Po ne si popull qe na vodhen kujt ti kerkojm demshperblim??????????? Mos harroni po erdhi PD ne fuqi Fullhajni do te na gllaberoj te gjithve, mos e thent Zoti
Me keto leke LSI bleu votat. Prokurori i pergjithshem duhet te kishte filluar urrgjent hetimet. Ka te drejte Rama kur thote se ky sistem drejtesie do zhporrur nje here e pergjithmone. Kete brumbuj po pine gjakun e popullit dita dites, Kur do te vije dita qe te kete drejtesi edhe per ta?????
Mos i publikoni keto fakte se Fullanit i iken oreksi dhe duhet ta demshperblejme prape
Po si boni dhe ju o burr? Po te bej dhe eriku pak qef jo vetem xeni. Mos te flliqet ta fshije sumen me leter higjenike, te perdori dhe ai dollare si gjithe moshataret e tij.
……skandal…..mjere shqiptaret …le ti japi gjykata ca shperblime fullanit ..
Eh c’po bohet qameti e cuditet mileti per ca leke te vjetra qe duheshin djeg. Po floriri, mer floriri qe u vodh me gamor nga Kerraba, po sa shpejt u harrua e nuk u gjet? Po ate bankjerin e gjore qe kishte lujt ene filma kur qe i vogel kush e vrau? Fullani?? Po ato paret nga Rinasi, euro prej verteti, jo leke te vjetra, kush i rrujti? Fullani? O milet a e merrni vesh qe Fullanin ua kane dhone per koke turku, qe ju te harroni peshkaqenet e medhej anej e kenej. Jepi o popull dele, haje me dhome Fullan trapin dhe leni rehat bossat.
Per mendimin tim ,nes ka ndonje qe i thote vete akoma Burre ne Shqiperi ,nese ka ngel ndonje e theksoj ,,dhe jo me fjale por me vepra ,le te marrin Fullanin dhe ate docin tjeter qe doli vullnetare per tu sakrifiku dhe te mbuloje hajdutet ,dhe ti cojne ne ndonje vend te bukur dhe tju bejne te qarte dhe te jene te vendosur se do e bejne se : Nese nuk tregojne realisht kush jane Hajdutet e vertete do meritojne ate qe bente KONTI DRAKULA I Rumanise .Dhe ta shofin Live qe nuk eshte kercenim por gje reale. Ska pse del asnje avokat ne skene per te mbrojtur asnje nga keta doca. Dhe te shofin do dalin hajdutet kush jane dhe ku i cuan leket,si do dukej nese ky vend qe quhet shqiperi ka Burra me organe qe i konsiderojne Burra .
Fjala vjedhje ka hyre ne perdorimin e gjuhes shqipe me shpesh se buka qe hame cdo dite.
Por hajdutet tane kane nje vecori qe nuk e ka asnje hajdut tjeter ne bote. Ata nuk kane frike as nga ligji dhe as nga populli.
Keta nuk jane hajdute, o njerez, por bandite qe nuk duan t’ja dine per kete popull budalla qe vazhdojne ta rjepin e mashtrojne.
Banditet nuk largohen vete dhe as me vota shqiptaresh. Dhuna e bandave ne pushtet duhet ndeshkuar me dhune popullore…
dhe ndihmen e nderkombetareve. Nuk ka rruge te tjera. Mos humbasim akoma kohe dhe pasuri!
Edhe pse artikulli eshte serioz , perseri me fotografine shoqeruse Tema nuk haron te beje diversionin e radhes kunder Jarit qe ska ndonje lidhje te madhe me ngjarjen a thua se nga Fullani dhe familja e tij e pangopur nuk gjendet foto tjeter. Ketj artikulli i shkojne foto te Fullanit me Berishen Meten apo Ramen sepse keta jane te denje per njeri tjetrin per nga grykesia .
http://gazetadielli.com/heshtja-nuk-eshte-me-flori-zogu-floriri-fullani/
Pse flisni kot o njerez,Shqiperia pas1985 nuk beri me inventar dhe s’ka per te ber me me keta politikan qe jane turur per ti nxier themelin ketij vendi.Pas vdekjes se diktatorit kastes se politikaneve u doli frika dhe filluan te vjedin sejcili per hesap te tij ,kjo gje vazhdon edhe sot e kesaj dite.
Sa here u fol pas 1990-tes se kishm borxhe kur nuk lejohej me ligj te merrej?Sa borxhe jane marr keto 26-vjet dhe perse?Bitraj ishte nje koke turku per te mbuluar grabitjene madhe?Pse heshti kontrolli i larte i shtetit per 2-vjet?Cfar ka mbuluar,kush jane perzier ne kete grabitje?
Ky sojsez sorollopesh,hajdutesh,kriminelesh e kane hak ndeshkimin kapital ne emer te popullit te shumvuajtur qe po zvarritet ne rruget e botes per nje jete tjeter me te mire sic e kerkuan ne 1990-ten.
Do doja nje pergjigje nga zoteronjte qe merren me germat e vogla te shkruara neper kontrata bankare ,te cilet paguan shtrenjete Bankjere e manaxhere nderkombetare per te zbrazur gjithshka kish ngelur nga 50 vjet pune djerse mundimesh hallesh te nje populli sic jemi ne.
Pra pyetja kush jane zoterinjte : • “Çalık Holding” dhe • “Şekerbank”
Cfare roli kane luajtur dhe luajn ne ekonomine shqiptare ,dhe kush eshte pas tyre ????????
Hajdute te Popullit Bashkohuni, Krijoni nje Parti ne te cilin do ju bashkoje Profesjoni ,Idete, Zakonet ,Traditat,menyra e te menduarit dhe jetuarit.Kudo qe jeni bashkohuni ,qe tju votoje ky popull,”Bashkimi” ben fuqine,sic e keni ju sot ne dore.Ri angazhoni Sindikatat me pjestare te rinj sepse kohet kane ndryshuar,ata qe ju sherbenin dikure ja kane futur gjumit se u dehen dhe u majmen nga pasuria,kohet kane ndryshuar,ka mundesi qe ky popull te zgjohet dhe tju prishi pune,ndaj duhet te forconi dhe te pasuroni rradhet tuaja me elemente te rinj qe do mashtrojne ne menyre me te sofistikuar kete popull “injorant”
Le te dalin dhe te prononcohen hapur ne shtyp dhe ne medja qeveritare e bankjere kush jane zoterinjte • “Çalık Holding” dhe
• “Şekerbank” cfare roli luajtan ata me Banken e Shtetit Shqiptare ,ku shkuan ato 50 vjet pune mundi e djerse qe te krijohej ajo qe quhej pasuri e ketije vendi ,pasuri e krijuar me gjak,ku perfunduan,ne duart e kujte dhe pse ,kush qene ata qe u angazhuar e duke “punesuar “Bankjere nga vende te huaja e financere ,qe te kryenin kalimin e kesaje pasurie 50 vjecare te krijuar nga ky popull,ne emer te kujte u moren keto vendime,Mos shikoni pemen ajo qe e fundit qe u vodh ,por me pare ishte grabitur gjithe pylli.Shqiptare e Shqiptare nuk e di nese jeni ne djeni Shqiperia dhe Shteti Shqiptare nuk kane Banje Kombetare,Vetem emri i ka mbetur,Dhe kjo u arrit gjoja per te imituar stilin Perendimore te administrimit.Por harrojne se bankat Perendimore nuk ishin kurre shteterore dhe u kthyen ne private ,dhe me ndonje perjashtim kalimi u be me referendum ne popull dhe jo naten me re e shi ,ku uqrit kerkonin mjegull.
O Shqiptare do fleni gjume apo do zgjoheni.E di qe ju kane mbytur hallet ,por po vazhduat keshtu do shikoni vehten duke ju mbytur Halet. sic po ju mbysin…Ja si u vodh pylli me leke qe del nje karabush sot dhe me ben llogari si u vodh pema…sepse ne kohen qe po vijedh pylli sa kishte dale nga shkolla e edukimit per ato legenlliqet qe bente ne kohen qe qe adoleshent…shikoni …Banka Kombëtare Tregtare u kthye në shoqëri aksionere në korrik 1997 me një kapital
shtetëror prej 2.7 miliardë lekësh. Banka Kombëtare Tregtare e përfundoi procesin
e privatizimit në vitin 2000. Kuvendi i Shqipërisë, më 6 korrik 2000, miratoi kontratën e
shitjes ndërmjet Ministrisë së Financave nga njëra anë, dhe Konsorciumit të Investitorëve
Ndërkombëtarë nga ana tjetër. Konsorciumi përbëhej nga Kentbank me 60% të aksioneve,
Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) me 20% të aksioneve dhe Bankës Europiane
për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me 20% të aksioneve. Kalimi i pronësisë tek koncorciumi
u bë efektiv më 17 tetor 2000, moment që është pranuar si dita e privatizimit të Bankës
Kombëtare Tregtare, BKT-së të sotme. Aksionerët e rinj derdhën 10 milionë dollarë, duke
sjellë një kapitalizim të ndjeshëm të bankës.
Më vonë, në korrik 2000, Kentbank u shtetëzua nga shteti turk, aksionet e saj i mori Agjencia
e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Turqisë. Kurse në vitin 2006 aksionet e BKT-së i
mori Çalık Şeker Konsorsiyum Yatırım A.Ş. i cili përbëhej nga dy aksionerë:
• “Çalık Holding” dhe
• “Şekerbank”
Në janar të vitit 2008 Şekerbank u largua nga konsorciumi dhe kështu i quajturi Çalık Finansal
Hizmetler (ÇHF) mbeti aksioneri i vetëm i huaj. Më 30 qershor 2009 ÇHF i bleu aksionet e
IFC-së dhe ato të BERZH-it duke u bërë aksioneri i vetëm i BKT-së.
Vjedhja e 21 milion eurove eshte vetem maja e ajsbergut . Ky aktivitet kriminal eshte zhvilluar per nje periudhe kohe me te gjate se per periudhen qe KLSH ka ushtruar.Ne kete afere jane perfshire shume me teper persona nga sa thuhet. Personat per te cilet eshte folur deri me sot, jane nje pjese e vogel atyre qe i kane sherbyer grupit qendror me tipare mafioze, qe ka pushtuar Shqiperine e nuk lejon qe ekonomia te marre vehten. Ky grup ka nen kontroll te gjithe shtetin dhe ka arritur te vere nje pasuri marramendese.Kjo pasuri po te ishte mundesia te perdorej per te miren kombetare, vendi yne do te ishte me nivel shume te larte ekonomik. Kjo bande gjate 25 vjeteve ka vjedhur pasuri kolosale ne te gjitha fushat. Prandaj kjo klase politike duhet te zhduket nga faqja e dheut, si kanceri qe ka kapur e po mbyt vendin tone. Ndaj saj dhe sherbetoreve te tyre duhet bere nje operacion i thelle, per ta shkeputur kete mase te madhe tumorale nga trupi yne kombetar, edhe pse ne pamjen e pare do te duket se eshte e pamundur pasi jane shume ne numer, pothuajse mbi 120.000 vete.Po nuk e hoqem shpejt kete kancer , Shqiperia ka marre fund, e ne duhet te largohemi te gjithe nga ky vend qe po vdes nga dita ne dite.Qe te mos ndodhi kjo, duhet nje revolucion shoqeror, per te permbysur kete kaste kriminale, duke e vene ate para ligjit e ti sekuestrohen te gjitha kapitalet e tyre brenda e jasht vendit.Vetem keshtu brezat e rinj do te kene fushen e hapur per nje jete me te lumtur e me te sigurte.
Vdekje fashizmit !
Liri e popullit!
Sot,ka kuptim me shume se kur…!