Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë takuar sot në aeroportin e Rinasit. Një burim u shpreh për Opinion.al se lideri i PD dhe Kreu i LSI kanë qenë së bashku për më shumë se 30 minuta në seksionin VIP të aeroportit të Rinasit.
Takimi më shumë se i paracaktuar ngjan i rastësishëm. Meta dhe Basha kanë biseduar së bashku, ndërkohë që Meta një pjesë kohe ka qenë i shoqëruar edhe nga miku i tij Nar Koka.
Burimi i tha opinion.al se ata kanë qëndruar në pjesëm më të madhe vetëm për vetëm, ndërkohë që nuk jepen detaje mbi bisedën.
As njëri dhe as tjetri nuk e kanë pohuar takimin. Meta dhe Basha janë nisur rreth orës 15:00 të dy bashkë drejt Vienës.
Meta pritet të ketë një takim me Lajcak në Bratislavë, por nuk dihet nëse Basha do jetë edhe ai në këtë takim apo ka një destinacion tjetër.
Takimi mes tyre Bashes dhe Metës është i dyti brenda 3 ditësh mes tyre. Ndërkohë Meta ka pasur takime mjaft intensive dhe eklektike në ditët e fundit.
Ai ka takuar dhe drekuar me personazhe kyç, por edhe periferikë të politikës, pjesa më e madhe e të cilëve kundërshtarë direktë me njëri – tjetrin.
Pardje Meta u takua për afro 120 minuta me Kreun e PS Edi Rama ne vilen qeveritare ne Durres.
Pjesa më e madhe e takimit ka qenë vetëm për vetëm ndërkohë që një pjesë të tij është rishfaqur sërish Nar Koka.
Pritet që Rama dhe Meta të takohen në vilën qeveritare të Dhërmiut në ditët në vijim.
Vene per te gjetur “konsensus ” ne vjene e Bruksel per reformen {7 ligjet} se llogarite per te rrezuar Qeverine nuk ju dalin ,qellimi eshte pengimi i 7 ligjeve me “klauzola ” e artifica te ndryshme . natyrisht jane te shqetesuar ,shqetesimin e tyre te gjithe Shqiptaret e shohin.
kush eshte nar koka?
nar koka eshte ai qe i qi monen like kancerit
Shqiptaret kan nje shprehje popullore: Me thuaj me ke rrin dhe te them se kush je. Mjere populli shqiptare ne dore te kujt drejtohet!
Shpresoj se reforma do ti tregoje vendin e merituar kujtdo politikani.
Sali Berisha eshte numri nje ne Europe per negativitet. Pse nuk ja perserit shoqerise prejardhjen e shokeve te zotit Meta? Detyrimisht qe nuk don ti hapi me shume telashete familjes. Po qytetari dixhital pse nuk flet per shoket e Metes?
Duhet te flase Roberoto Saviano per Ilir Meten dhe per shoket e tije.