Kujdes! Kujdes…ai është djali, shoku, kushëriri, e dashura, miku, drejtori, akshi, punon…aty. Çfarëdo që të bëj akshi, është i lirë ta bëjë para syve të të gjithëve dhe madje të mos i hyjë gjembi në këmbë dhe të marrë dhe një përcjellje sysh admirimi. Kjo ndodh sot rëndom tek ne.
Ai/ajo është qeveria. Ai/ajo është fuqia. Me të drejtë, në orët e fundit, e gjithë media është marrë me rastin e vrasjes së turistit rus, që erdhi të provonte një vend, që rusët pothuaj e kanë të largët në hartën e tyre turistike, e përfundoi preja fatkeqe e një krijese, që u zhduk dhe që se pa njeri.
S’e bashkëqytetarët tanë nuk shohin njeri, kur vret, kur bën keq, kur të bërtet, kur të dhunon, kur xhiron gomat në mes të natës, kur hap zërin e magnetofonit të makinës në çdo orë të ditës, kur parakalon si t’i dojë qejfi dhe të ofendon.
A mos vallë është vetëm faji i policisë, që nuk ndërhyn?! Me shumë gjasë, polici i ngratë, që gjendet para akshit, nuk ka se çfarë të bëj. Një telefon e ngrin në çast. I heq bukën. Për kapriçon e akshit, që provon caqet e qytetërimit vrastar.
E ligji është i ashpër për atë që s’paguan dot dritat dhe nuk ka me çfarë të ushqej fëmijët apo s’ka të siguroj bukën në ditën e nesërme, por jo me atë akshin. Atë e duam të gjithë (lexo vrasësin). Vetëm pak ditë më parë, djali që aksidentoi me vdekje një sportiste të njohur, u trajtua më shumë për ngjarjen, sesa me fenomenin. U përmend si dytësor fakti se ai si vrasës, që madje u largua nga vendi i krimit, qënie e dënuar dhe më parë dhe madje që proklamonte shpejtësinë, ia kishte hedhur paq dhe vazhdonte të bënte ekspozime.
Nuk ka vit të mos ketë vrasje në plazh prej motorrave të ujit, që duhet të ngiten me vetëm 5 milje në orë dhe pas vetëm 1 kilometri mund të ecin me shpejtësi më të mëdha, sepse për të privilegjuarit që i ngasin s’ka kush t’u flasë. Ata janë ligji dhe madje ata që diktojnë që në Shqipëri ligji i habitshëm vendas t’i lejojë deri në 150 metra nga bregu dhe që pothuaj edhe me kaq nuk respektohet kurrë. Ata, vetëm ata dhe pjesa tjetër, që i duatroket dhe ëndërron të bëhet si ata. Të mos ketë frikë, të dalldisë si ata.
Ndaj, duket se shoqëria jonë me rregullat e lojës që ka vënë do të pësojë gjithnjë e më shumë pasojat. E ndodh që për vrasësin sot s’ka lajm dhe shpejt do bëhet çmos që t’ia fshijnë gjurmët, njësoj si kemi fshehur ata që kanë vrarë kushedi sa të pafajshëm, qoftë edhe vetë policë, por edhe deputetë e bankierë.
Sepse vrasësi është i shenjtë në Shqipëri, kurse jeta e njeriut të thjeshtë është asgjë, para qetësisë së dhunshme, thyerjes së rregullit të akshit, që rëndom është djali, kushëriri, e dashura, miku, drejtori, që punon aty apo atje.
Sepse të tillë jemi, një shoqëri ende në djep të demokracisë, duke dashur të japim mësime qytetarie dhe përparimi me imazhin e të fortëve me makinat e rënda dhe luksin e paparë vrasës në një vend ende në zgrip të varfërisë. Ndaj, vrasës, ji i qetë, se je në Shqipëri./ Javanews
Ke te drejte or mik . Me dhemb kur e them por Ligji ne SHqiperi eshte si gjarperi, kafshon kembezbathurit ! Ne djall ky vend i mallkuar qe mbron e nderon kriminelet me kostume dhe kravata!
Keni te drejte te gjithe. Dhe ajo qe i bashkon te gjtha keto eshte politika shkedhate qe pas 1992 i ka bere vetem keq ketij vendi. Filloi me denimin me burg te kundershtarit politik me 1994 dhe shperblimin qe Ai u dha atyre prokuroreve dhe gjyqtareve, dhe keshtu filloi martona shkaterrimit te shtetit ne cdo fushe; ne drejtesi, arsim, shendetesi, polici, ekonomi e kudo, kudo, kudo. Nuk lane qelize te ketij vendi pa e shkaterruar dhe infektuar me kukturen mos- ndeshkueshmerise dhe te servilizmit ndaj politikes se ajo te mbron edhe kur je kriminel!
Te gjitha keto kanje nje Emer BERISHEZIM….!
Ajo cka i ka bere ky njeri Shqipetareve nuk ja beri as Enveri. Analizoni shkaterrimin e shtetit dhe do bini dakord me mua.
Tung
Ben harrove te na thuash se “respekti” per te fortet filloi ne 1997 me protagonist Zani Çaushin qe edhe ne burq trajtohet si ne hotel me 5*****
E sakte.
Fuck off. Ky vend nuk behet me. Ketu degjon vec vdekje. Injoranca dhe kapadailleku eshte kudo, cdo te enjte ne parlament, cdo dite ne zyrat e shtetit, ne mjeksi apo gjykate. Mjer ai turist qe they koken e erdhi ne kete palaco vend
Shikoni se ka marre kthesen nga Dhermiu.
Nga jetski e kthyen ne gomone, pasta do thone ishte kamerdare.
Plazhistet pane nje jetskii qe ishte prane bregut dje. Na paska qene gomone.
o mirel, eshte me keq gomone se jetski, sepse flitet gomone me motorr me helike jo me lopata. per me teper te jesh i sigurt qe ska qene jetski sepse jetski nuknte pret por te thyen, duke qene qe eshte me turbine, dmth eliken e ka brenda…
gjithsesi rregulli eshte po njesoj per te dyja dhe per te dyja nul zbatohet
..NDODHI AJO QE NDODHI, NJE NJERI VDIQ , NUK DUHET TE KISH NDODHUR POR NDODHI, CESHTJA TANI SHTROHET SI PROBLEM I DREJTESISE, PARA 2 DITESH NJE TV ,ME I MADHI NE VEND U EGZALTUA ME NJE DITE PUNE TE PULICISE DETARE , QE ME NJE NJE FODULLEK TE FRYRE ,PATRULLONIN UJRAT TONA DETARE DUKE ARDHUR VERDALLE KOT ME KOT E DUKE HARXHUAR KARBURANT LART E POSHT NEPER DET ,PER TE DHENE SIGURINE E MUNGUAR NE KETE HAPESIRE, IRONIKE QE 2 DITE ME VONE NE NJE HAPSIRE KU TRAFIKU I MJETEVE MUND TE JETE TEJET I KONTROLLUAR DHE MJETET QE QARKULLOJNE DITEN LIRISHT DUHET TE JENE TE INVENTARIZUARA NGA POLICIA, NDODHI NJE KRIM I CILI RREZIKON TE MBETET PA AUTOR, SEPSE POLICIA NUK E DI SE KUSH E KA KRYER KETE VRASJE…..KJO ESHTE THJESHT E TURPSHME DHE DISKRETITUESE, PER POLICINE E SHTETIT DHE PER VET SHTETIN
Kur do ta kuptoni qe nuk behet ky vend nga shqiptaret. Kemi shume drunj te shtrember qe prishin stiven.
Vetem protektorat nderkombetar (por jo nga Lindja e afert) per nja dy breza… qe te gdhenden te pagdhendurit.
ska asnje faj ai me jet ski, fajin e ka turisti, ky i fundit me nje shpejtesi sketerre dhe komplet kundervajtje e perplasi ate me jet ski
i cili ishte duke vozitur me ngdale, akuza nuk eshte e bazuar ne lidh dhe ne prova. ky do jete vendimi i arsyetuar i gjykates
yyyy palo shoqeri qe su cua nje here!!!!!!!!!!!! shohin telenovela, vejn lloto dhe rrafin grate.
yyyyyyyyyyyyy palo njerez specia albanikus.
dhe me te felliqurit jane gazetaret apo analistet, moderatoret quajini si ti doni. kjo fare e keqe qe i ben lajka sa njeres qeveri sa tjetres per te kap nai leje ndertimi apo nai lek te thate ne dore sot na bejne si te habitur dhe te revoltuar, si ka mundesi qe ka ndodh kjo!!!!!!!!!
Krimi vret nje turist te thjeshte nje baba nje mik te Shqiptareve perderisa erdhi ne kete toke qe quhet Shqiperi.Besoj gjithe himara dhe policia e dine se kush eshte vrasesi vetem familjaret e te ndjerit nuk e dine kush eshte vrasesi.Shteti Shqiptar eshte pergjegjes dhe duhet te gjej vrasesin me cdo cmin.Nuk mund te tolerohen krimet dhe qeveria Rama Ben sehir .Kurre ne historine Shqiptare policia nuk reagon sic po ndodh rendom vitet e fundit.Perse je votuar si kryeminister i Shqiperise zoti Rama .perse ministri rendit qendron akoma ne ate post ,ai duhet te kiish dhene doreheqjen me kohe si I papergjegjshem i paafte dhe frikacak.Per mendimin Tim qeveria nuk ekziston.
Keqardhje per turistin rus, ngushellime familjes.
Shqiperia dhe shqiptaret keto dekada mbas 90 ka ndryshuar per mire.
Jane hapur rruga ku makinat ecin mbi 110 ne ore para 90 me 60 ne ore merte ledhin mjeti.
Infrastruktura, mirqenia, liria e te levizurit , liria e te folurit, liria e biznesit lira e mundesive.
Kur shkruajme te jemi me gjakftohte e me kembe ne toke.
Shqiperia eshte e bere e ka per tu bere me mire.
Aksidente ndodhin ne c’do vend te Botes dhe mos ti hiperbolizojme ngjarjet per keqe vetem ngjyre te zeze perpiquni qe peneloni edhe me ngjyra te tjera.
Ne Himare kete sezon kane pushuar me mijra turiste e visitor nga c’do ane e shqiperise dhe Europes, te cilet kane mare pershtypjet me te mira si per sherbimin, bukurin natyrore, vendet historike, qetesine etj.
E perserise ngushellimet familjes per ikjen e parakoheshme te njeriut tyre te dashur.
Ngjarje te tilla na hidherojme por nuk duhet te demoralizohemi e te themi se ky vend nuk behet.
Faleminderit.
Shaeni sa te doni Enverin e madh,vetem ai vuri sigurine ne kete vend.
Keta tipa ,shkonin ne litar .
Prokuroria duhet te hetoje dhe ta çoje para drejtesise vrasesin e turistit rus ne Himare. Dihet se kush i perdor motorrat e ujit,Apo ka iku ne drejtim te paditur vrasesi. Turp i madh per vendin tone qe kerkon te promovoje turizmin. Huliganet dhe te fortet shpejt do e kthejne bregdetin e Jonit djerre sikurse ka qene.
Mos te flasim kot o njerez,nuk e ka fajin vendi qe themi se nuk behet e kemi fajin vete me qendrimin qe mbajme.Ne nje plazh me dhjetra qytetar asnjeri nuk pa se kush e aksidentoi turistin?Po e kane pare por s’flasin se vrasesi e merr vesh dhe denancuesi e paguan.Te gjithe trembemi,edhe une,per jeten tone dhe te familjeve tona.Bota nuk mbahet vetem me polic por edhe me informacion por ,informatori kudo eshte i fshehte dhe i mbrojtur kurse tek ne ai eshte i dekonspiruar ne moment.Keto pasojado te kemi per aq kohe sa do ti leme qytetaret ne dore te keqbersit.Kjo klase politike e ketyre 26-vjeteve kerkon qe njrezit te mos merren me bemat e tyre porte jene te trembur dhe te luftojne te sigurojne buken e dites.Jevi
Esht thesht e tmerrshme skandaloze e papranueshme kjo qe ndodh ne mes te dites, tjetri vjen te shoh vendin tone te harxhoj lek , ne i marrim jeten turp i madh