“Vettingu”, mbi 80 gjyqtarë do japin dorëheqjen, vendet bosh

4 Gusht 2016, 09:22Politika TEMA

EURALIUS, misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, që asiston autoritetet shqiptare për hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, paralajmëron dorëheqje masive gjyqtarësh dhe prokurorësh, për shkak të veprimit të procesit të Vetingut, ku njerëzit e drejtësisë do t’i nënshtrohen një skenari të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale.

Paralajmërimi është artikuluar nga kreu i misionit të EURALIUS Rainer Deville, ndërsa ka dhënë alarmin për pamundësinë e plotësimit të vendeve vakante, për shkak të kuotave të kufizuara të Shkollës së Magjistraturës.

Gjatë mbledhjes së 15 korrikut të komisionit për Reformën Zgjedhore, Rainer Devillen kërkon shtimin e kuotave, duke pohuar se në të kundërtën, Shkolla e Magjistraturës nuk do të ketë mundësi për të plotësuara vendet vakante.

80 gjyqtarë

Duke iu referuar Kosovës, Rainer Deville thotë se mund të japin dorëheqjen 80 gjyqtarë dhe prokurorë, për të evituar procesin e Vetingut.

Por, numri mund të jetë edhe më i lartë. “Problemi tjetër është që shkolla e Magjistraturës në shtator fillon vetëm me 5 vende që janë kërkuar.

Kursi nuk do të jetë i plotë, duhet të fillojë me të paktën 25 vende, sepse, si rezultat i procesit të vlerësimit, disa njerëz, 10 njerëzit, mund të japin dorëheqjen dhe në vitet në vijim do të na duhen ata 10 njerëz që të na i plotësojnë këto vende bosh.

Pra, në ligj na duhet numri 25, sepse ndryshe Shkolla e Magjistraturës dhe legjislacioni aktual nuk do të kenë mundësi të mbushin vendet bosh dhe duam të fillojmë që në shtator me këtë gjë. Kosovë 10 % dhanë dorëheqjen.

Nëse marrim me mend që edhe në sistemin tonë numri i të dorëhequrve do të jetë 10 %, atëherë 10% do të largohen, pra nga 800 njerëz do të largohen 80, të cilët do të na duhet t‟i zëvendësojmë. Pra 3 x 25 do të jetë numri që do të na plotësojë kapacitetet që do të na mungojnë”, ka pohuar Deville

Parashikimi

Neni G i projektit kushtetues parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët mund të japin dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet.

Por, subjekti i rivlerësimit që dorëhiqet sipas kësaj dispozite, nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Ndërkaq, drafti i Vetingut parashikon që gjyqtari dhe prokurori ka të drejtë të heq dorë jo më vonë se dy muaj nga krijimi i institucioneve të rivlerësimit sipas këtij ligji.

Dorëheqja paraqitet me shkrim dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit.

Përpos dorëheqjes, një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh pritet të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, ndaj numri i vendeve që do të mbetet vakant në gjykata dhe prokurori është i paparashikuar./Shqiptarja.com.

11 komente në ““Vettingu”, mbi 80 gjyqtarë do japin dorëheqjen, vendet bosh”

  1. logjika says:

    Doreheqja eshte njera ana, por çfare do behet me pasurite qe ka vjedhur dhe çeshtjet qe ka gjykuar ne kundershtim me ligjin, drejtesine apo kriminalitetin? Pra a do kete burg dhe a do kete vend ne burgje per gjyqtaret prokuroret dhe politikanet? Qe te qetesohen shpirtrat 50% duhet te denohen, pastaj te tjerat jane ne gjykimin e e qytetareve qe u eshte mohuar drejtesia.

    1. mergim tari says:

      KY ESHTE VEPRIM I POSHTEROJNE, PASI ATA LARGOHEN, NUK U PEKET PASURIA E VJEDHUR DHE NUK DENOHEN GJITHASHTU PER VENDIMET KRIMINALE QE KANE DHENE, DHE MBETEN PERSERI NE PUNE PASI BEHEN AVOKATE, NOTERE, PAVARESISHT SE NUK BEHEN ME GJYKATES, PROKURORE……

      KY ESHTE NJE VENDIM KRIMINAL QE U HAP DYERT E BURGUT GJYKATESVE, PROKUROREVE DHE AVOKATEVE BANDITE.
      NUK DUHET LEJUAR.

      MENDONI PER NJE CAST TE JAPE DOREHEQJEN GJIN GJONI.
      GJATE JETES SE TIJ NE SISTEMIN GJYQESOR AI KA BERE. TASHME MBI 2 MILIONE EURO. ME GJIN GJONIN ESHTE PAK A SHUME E NJEJTA SITUATE SI TE ISHTE NJE HAJDUT OSE VRASES QE I KA BERE 2 MILIONE EURO NE MENYRE KRIMINALE DHE SHTETI I THOTE QE TI AS NUK DO TE GJYKOHESH, AS DO TE DENOHESH, AS NUK DO TE TE KONFISKOHET PASURIA E TUNDSHME DHE E PATUNDSHME, VETEM SE DO TE NA JAPESH FJALEN QE NUK DO TE VEASESH ME. PRA DO TE DALESH NE PENSION DHE DO TE GEZOSH TERE PASURI E QE KE VENE NE MENYRE MRIMINALE.

      JO KURRE, KJO NUK DUHET TE NDODHE

  2. VETINGU QE NE EMBRION says:

    ME FALNI ZOTERINJ QE DO TE BENI VETINGUN, JU MENDONI SE ATA QE KANE BERE MAGJISTRATUREN DHE JANE NE PERFUNDIM JANE PLOTESISHT TE DENJE PER GJYQTARE !!!!!!!!
    KUR TE GJITHE NE E DIME QE ATA QE REGJISTROHESHIN NE MAGJISTARTURE “GJOJA ME KONKURSE” PAGUANIN PER REGJISTRIM NGA 50 MIJE DERI NE 100 MIJE EURO .
    PRA KETA “GJYQTARE” TE ARDHSHEM E KANE KORUPSIONIN QE NE GJENEZE SE E FILLOJNE PUNEN SI GJYQTARE ME MINUS 100 MIJE EURO DHE SI DO TI ZEVENDESOJNE ????????????????????????????????
    TE NDERUAR ZOTERINJ KTHENI SYTE NGA TE GJITHE STUDENTET – JURISTE QE KANE MBARUAR NE PERENDIM DHE QE JANE KTHYER NE VENDIN E TYRE PER TE PUNUAR PER DREJTESINE ,PASI CDO RRESHT DHE FAQE LIBRI QE KANE DHENE PROVIM E KANE ME DJERSE DHE JO TE BLERA ME EURO OSE ME MIQTE E BABIT APO TE MAMIT .
    JANE DHJETERA STUDENTE QE KANE ARDHUR TE DIPLLOMUAR ME DOKTORATURA QE ENDEN ZYRAVE TE SHTETIT DHE QE NUK I VLERESON NJERI , PASI VENDET JANE TE ZENA O NGA ” JURISTET ” E PLEPAVE OSE NGA JURISTET E KRISTALIT .
    EDHE ENVER HOXHA NE 1945 TE GJITHE ATA QE KISHIN MBARUAR STUDIMET JASHTE VENDIT I VURI NE PUNE PER TE NGRITUR STRUKTURAT E SHTETIT , DERISA TE MBARONIN STUDIMET EDHE PSE NE LINDJE SHUME TE RINJ TE ASAJ KOHE ,QE EDHE SOT (AFER PENSIONIT )DREJTOJNE ME PROFESIONALIZEM SHUME DIKASTERE TE SHTETIT.

  3. shqip says:

    m.q.s. qenka kaq e koklavitur, i binit shkurt e prere. eulex per nje periudhe 15-20 vjet. derisa te krijohej nje berthame juristesh te shkolluar ne perendim. kjo sa per drejtesine. dhe tjetra qe do zgjidhte pa debate dhe pa çmendurira albanistanase, guvernator per qeverisjen e vendit. shqiperia nen juridiksionin e shba per disa dekada. tamam si hong kongu qe iu la britanikeve. dhe sot ata ja kane pare hajrin, jane nje nder dragojt e ekonomise aziatike. ata qe mundohen te na mbushin mendjen se gjoja shkelet sovraniteti, jane vetem qelbesira turkoshake qe duan rrumpallen ne vend te shtetit. ata te tjeret qe na flasin per patriotizem mesjetar, vete jane bere miliarder, neve na lene ne dore shkopin e flamurit pa flamur. tranzicioni i ka keto, mund te shpjegoje ndonje rrufjan. po i ka, po disa rrine ne pushtet duke grabitur e vrare. ndersa ne te tjeret ngushellohemi me gjeneraten e djegur. jo dhe jo. ky vend mund dhe duhet te shpetoje vetem nga vendet me demokraci te konsoliduar. ne vete nuk mund ta bejme. faktet jane kokeforte. me thoni nje periudhe te historise ku kemi ngritur shtet. zero. vetem nocioni shtet nuk eshte bere kurre konkret ne kete hapesire. ne kete hapesire ku jetojne shqip foles. po shqiptare nuk dihet sa jemi. dhe bindjen e bazoj tek papergjegjshmeria qe njerezit kane per vendin e tyre. vetem barbaret dhe hordhite osmane mund te sakatojne ne kete menyre. prandaj dhe lipset qe te kthejme faqe. edhe perpjekjet e nje piktori per te ndryshuar diçka ne kete mizerabilitet alla afgan, rezultojne te dobta e me shume kundershti tribalesh. sahan lepires pushtetesh, politike , media, gjyqsor, etj. te gjithe si nje kope e pa ngopur qe duan llokmen me te madhe nga sa kane stomakun. nuk shuhet kombi se qeverisesh ne menyre dinjitoze e aq me teper nga te huaj qe duan vetem te ndihmojne te transformohesh. perndryshe te pregatitemi te lundrojme me breza ne ujra te ndenjura. pa kuptuar se realiteti ku jetojme na ben te sillemi si anadollake.

    1. Luan Baci says:

      Pergjigje tek zoti /Zona “Shqip”: Po ju o mohuesit e gjithckaje. .Shqiptaret e kishin nje shtet, ne kuptimin e vertete te shtetit, ku cdo gje ishte e shqiptareve dhe per Shqiperine, dhe KY shtet ishte ne drejtimin e Enver Hoxhes, edhe pse diktature, por diktature ne mbrojtje te interesante shteterore dhe kombetare shqiptare, jo ne sherbim te interesante te te huajve.

      1. shqip says:

        po z. luan. e drejte kjo qe thua. po kuptimi i qeverisjes me te sunduarit jane dy gjera te ndryshme. enveri u perpoq te civilizonte nje tufe tribalesh qe s’kishin ndryshuar me shekuj. çoi kuadro te zhvillonte shpellaret, po ja ku i kemi akoma sot. dhe fatkeqsisht jane shume. jane me shume se une e se ti. prandaj i jam kthyer tezes se administrimit nga te huajt. megjithate duhet te jem i sinqerte, jam dakort me ju per sa shtroni per nje periudhe qe tentoi te ngrinte shtet. po per fat te keq po ata, r. alia e shkerrmoqen sikur te mos kish ndodhur kurre. prandaj edhe flas per breza te djegur. instikti kafsheror u ngrit mbi punen e mundin e atyre qe besonin se me ne fund e kishin nje shtet. kafshet e zbritura nga mali sulmuan çdo gje pa kursyer as punen 45 vjeçare. prandaj une me mire preferoj te qeverisem nga “floke kuqe apo kinezo- amerikan”, sesa nga berisha, basha , apo t’ja leme vendin ne duart e fahri balliut e te palokes qe s’ka as koke e as tru.

  4. eurolex says:

    Jam dakord me zoterine parafoles. Ministri Manjani do ta nxirrte me ligj marrjen e studenteve nga jashte per gjyqtare, por nuk e di se çfare po behet !

  5. Petro says:

    Hahaha, do futen 80 te tjere te pasurohen.po melli eshte po ai .Ku do ta gjejme, kush do ta gjej nje tjeter miell.Mullixhiu eshte nga familja e brekegrisurve.

  6. Leone-53 says:

    Per ne shqiptaret eshte teper e ndjeshne SEKUESTRINI i pasurise per te gjithe edhe per ata qe do largohen:
    -Tu behet “llogaria” çdo qindarke e fituar dhe e shpenzuar “TEPRICA” TI KTHEHET POPULLIT athere do thoshin qe çdo gje vazhdon ne regull.

  7. mimusta says:

    Me more djepi bosh se plot dhe me shejtanin Brenda.

  8. mimusta says:

    Me mire djepi bosh we dreqi Brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje