Tani që edhe qeveria ia dha lejen Ilir Kernit të shkojë, them se është çelur një debat që ka të bëjë me zhvillimin e kulturës në këtë vend.
Shqipëria e ka kreun e qeverisë njeri të artit, i cili ka mbijetuar këtu dhe gjetkë si piktor, kemi një ministre të Kulturës që vjen nga fusha e letrave. Shqipëria ka shumë ligjvënës në pushtet dhe në opozitë, të cilët janë artistë. Pra, në një farë mënyre udha e artistëve në politikë është e çelur, por politikat e artit me ç’duket jo.
Do të dëshiroja të dija arsyen e vërtetë përse u vetëlargua Ilir Kerni, megjithëse të gjithë thonë gjysma të vërtetash si është bërë tashmë zakon. Madje, u tha se shkarkimi i tij ishte bërë gati, por ky ua dogji kartat në dorë dhe iku vetë. Duke parë reagimet e disa deputetëve të majtë, shpresoj që të jetë larguar për çështjen e buxhetit të Operas.
Unë kam qenë në sallë, kur Saimir Pirgu po jepte një koncert bamirësie dhe nuk e fshehu idhnimin e tij me qeverinë e sapoardhur në pushtet që largoi nga detyra Zhani Cikon, drejtorin e mëparshëm. Megjithatë kumtin e keq Zhani Ciko udhëhoqi atë natë orkestrën dhe të nesërmen a dy ditë më vonë Edi Rama organizoi një takim, ku paraqiti drejtorët e rinj të institucioneve të artit si Artan Shabanin për Galerinë apo Ilir Kernin për TKOB. Me thënë të drejtën shija e largimit në atë mënyrë e Zhani Cikos, e paragjykonte Ilir Kernin. Këtë mbaj mend që ia shpreha Mirela Kumbaros, e cila si përherë e vëmendshme më thotë që do të zhgënjehesha për mirë.
Si një njeri i publikut, i cili mundohet mos të mungojë në shfaqjet e Operas, them se kam parë, këto pak kohë që Ilir Kerni drejtoi, shfaqje të një niveli të lartë. “Coppelia”, “Madame Butterfly” me Ermonela Jahon, “La boheme”, Inva Mula me “Pagliacci”, “Carmina Burana”, por dhe vetë rikthimi në tur i Saimir Pirgut rrëfen që në Operan e Tiranës janë bërë punë të mira. Natyrisht, nuk ia dal dot të përmendë koncertet simfonike, master class apo Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. Sezone të ngjeshura, ku janë ngjitur në skenë artistë të mëdhenj me famë botërore. Ndaj, kur mësova për dorëheqjen e Ilir Kernit, më pas për peticionin e artistëve dhe reagimet e deputetëve socialistë shpresova që qeveria do të zgjidhte keqkuptimet, konfliktet dhe do e kthente këtë njeri, sepse tek e fundit Mirela Kumbaro kishte patur të drejtë, ai na zhgënjeu për mirë. Por jo, qeveria tregohet gjithmonë e fortë me artistin, megjithëse ka një kryeministër piktor.
Gjithçka ka ndodhur këto vjet nuk është vetëm meritë e këtij njeriu. Kuptohet ka patur një grup nga pas, pa dyshim edhe qeverinë, por nuk e mohojmë dot që ka patur shumë pak para. Jo vetëm Opera, por edhe Teatri, kinemaja, libri. Por, ai shkoi, hapi krahun i themi me gjuhën e rrugës, ndaj sot puna e tij duhet parë.
Opera e Tiranës ndoshta nuk është më e mira e Europës, por renditet tek Operat me zë në vendet e Europës Juglindore. Është padyshim Opera më pak e mbështetur financiarisht, megjithëse për të parë një shfaqje të saj ka njerëz që marrin makinën nga Prishtina, Ulqini, Shkupi, Podgorica. Salla është përherë e mbushur, kurse mua që më ka qëlluar nja dy herë të punoj në atë skenë, e di fort mirë se si janë ambjentet ku bëhen gati artistët.
Asnjë qeveri e derisotme nuk ka vendosur të bëhet bujare me artin në Shqipëri. Përherë i kanë lëshuar fondet me pikatore dhe kanë folur shumë, por kanë bërë aspak. Maqedonia ka shumëfishet e Shqipërisë në financime artistike, të gjitha vendet e Ballkanit e kalojnë ku e ku Operan e Tiranës, megjithëse nëse besojmë qeverinë rritja ekonomike është e vazhdueshme. Ministri i Financave flet për një Shqipëri që po bën përpara pa ditur të ndalet. Kjo është arsyeja që edhe shpenzimet operative rriten, blihen makina, teknologji të reja, ndërtohen zyra dhe rindërtohen godina, dalin fotot e vjetra si i mbanin ambjentet katunarët që ishin më parë në pushtet dhe si i mbajnë kullerat që janë sot. Por, pare për Operan nuk jep njeri, për kinemanë jo, libri nuk duhet, se kush e lexon e kështu me rradhë.
Ndaj dorëheqja e Ilir Kernit është lajm i trishtueshëm, megjithëse asgjë nuk varet nga një njeri i vetëm, por kur një njeri i vetëm thyhet nga një qeveri, punët nuk janë shumë mirë, sido që ta shesë propaganda./ 27.al
Enkel Demi thote:”Por jo,qeveria tregohet gjithmonë e fortë me artistin,megjithëse ka një kryeminister piktor”.
Pikerisht,ky eshte problemi,qe Kryeministri nuk eshte piktor(artist i vertete),ndryshe nuk do merrej me politike,
por me profesionin e tij,ashtu si Ilir Kerni.Dhe ketu fillon paranoja Rames,ashtu si me Berishen.Berisha i jepte
mend Bodes ne Ekonomi,Rama merr si keshilltare Fate Velaj,por largon Ilir Kernin.O tempora, o mores!
Shkrimi i mire.Nje vrejtje,jo per shkrimin:-Fotografia ne diciture,shume demode.Te tregon si gjynafqar sikur ke dal me lyp pare.Kur ne fakt ke qene gazetare shume i paguar ne tv. klan e sidomos ne fushata elektorale pro pd.ku kaperxeje cdo norme gazrtareske.Kohet e fundit ne shkrimet qe botone vihet re nje teflektim pozitiv i realitetit nga ana jote.
Ku ka gje per te “reflektuar ” ne Shqiperi. Cdo gje eshte e qarte dhe e drejtperdrejte si drita e diellit. Nuk ka nevoje per reflektimet e Demi+Doda &co. Sado te trukohet e te drejtohet ky katoliku me prejardhje came, bisht qeni ka per te ngelur gjithe jeten. Nuk di pse e lexoni?!
I am bemused.
The way that you try to manipulate a situation in Albania is outrageous.
Firstly, getting Kerni on board meant that the government’s intentions were to further improve the theatre, and even take it to the next level, given his knowledge and expertise; however this was not the case, as the plan failed miserably.
In my opinion, the best choice would have been someone with a range of managerial skills that would have a clear vision of how this department should be run.
You are quick to blame the government and especially Rama about the budget, but you ignore the fact that governmental money put towards the creative sector – even in EU countries – is never enough. Whilst you are a regular at TOB, I on the other hand am a regular at the ROH in London, where the theatre doesn’t solely rely on the government’s handouts alone, as that would have resulted in bankruptcy a long time ago.
Instead, additional money is raised in various ways, including philanthropy that enables the theatre to hire and employ only the very best. Even we, the spectators, are being asked with every purchase to place an optional donation. Lately I received an email where the theatre was explaining that donations were welcomed to save the theatre’s wardrobe!
I think that directors should stop being directors and start being managers, managing what they’ve got and raising additional funds to accomplish the theatre’s goals.
A great example in Albania at the moment is Erion Veliaj, someone that every public sector director or manager should try to emulate. He is able to get many things done without government funding, raising the money from the private sector, cleverly using the corporate responsibility that every business has towards communities, in which they operate by improving lives, donating towards the arts , sport, education etc.- something that they gladly should do to improve their reputation and give something back to society.
Given the Albanian government state of affairs where money is not in abundance(the “house” does not have a roof), with every sector in dire need for investments, being a creative manager pays off.
Who the fuck are you? Soros Office Assistant?
Shqip: Kush mutin je ti? Sekretarja e Soros-it
Who the fuck are you? Soros Office Assistant?
Ti Enkel shkruan per Tema qe nuk I hyjne njeriu ne pune. Ke frike te shkruash per reformen ne drejtesi sepse je skuth I Saliut. Mes problemeve madhore sot ti zgjedh shkrime per gjera qe nuk kane asnje vlere. Je tipik Dulqif dhe nuk ke per tu bere kurre njeri I qyteteruar. As nga Palma nuk po shohim ndonje koment per reformen ne drejtesi.
Ne kapitalizem, o zoti gazetar, institucionet artistike nuk financohen nga qeveria. Qeveria jep grante per t’i ndihmuar por absolutisht nuk merret me menaxhimin apo financimin e Operave, theatrove atj. Ato mbijetojne nga donacione, sponsorizime, antaresime etj. Ju doni kapitalizem por mendoni te menaxhoni si ne socializem. Qeveria shqiptare eshte zhytur ne borxhe deri ne gryke per te ndertuar rruget, e financuar ca projekte nga te cilat bejne para vetem qeveritaret dhe per te paguar rrogat e administrates. Cudi, bile si I mban ne kembe keto institucione qe jane mbushur me te paafte, intrigante, dembele dhe sherxhinj te pandreqshem. Keta jane ata qe ja kane nxire jeten Ilir Kernit. Saper Zhani Cikon, nje I koruptuar, megalloman dhe lepires I Sales e kujtdo qe mund t’i sherbente.