Lubonja: Qeveri teknike? Thelbi është të përzënë Ramën. Drekat e fshehta një tregues i mjerimit politik

5 Gusht 2016, 10:14Politika TEMA

Në një intervistë për Ora News analisti Fatos Lubonja analizon situatën politike në vend,marrëdhënien Rama-Meta, a do të përfundojë mandatin 4-vjeçar ky koalicion, takimet e fundit të kreut të LSI-së por dhe a është i mundur realizimi i një qeverie teknike.

Lubonja thotë se gjithë thelbi është të lragohet Rama, i cili sipas Lubonjës po qeveris i mbështetur nga oligarkët që dikur i kishte në krah Berisha.

Intervista:

Gazetarja: Nga odisea e reformës në drejtësi kemi kaluar tek odisea e koalicionit. Do të mbijetojë apo jo deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017? Ju si i shikoni lëvizjet e krerëve të partive kryesore?

Lubonja: Nuk është e lehtë të bësh parashikime, më shumë ngre hipoteza që varen edhe nga ngjarjet që do ndodhin më prapa. Ka rënë në sy në raportin mes Metes dhe Rames, një kontradikte. Në një anë dihet se arritja e një konsesnusi ishte një luftë e egër midis tyre, me kërcënimet e Ilir Metës për të dalë nga qeveria, dhe kuptohet që gjithë ajo që ndodhi, kishte si shkak presionet e të dy palëve, ku Rama kërkonte të realizonte një reformë që ta quante si fitore të vetën, ndërsa konsensusi u konsiderua si një fitore e Metës me mbrapa të gjithë thashethemet që kanë qarkulluar lidhur me rrezikun e burgosjes së Ilir Metës,  kapjen e drejtësisë nga Rama për t’i eliminuar këta si kundërshtarë etj etj. Por mos harrojmë se më anë tjetër Meta është në qeveri me Edi Ramën, në këto tre vjet dhe nuk duket i ndarë nga bashkëqeverisja përkundrazi, sipas mendimit tim është bashkëpërgjegjës për qeverisjen e keqe. Prandaj them se ka një kontradiktë, nga një anë kundërshtoi arrogancën e Ramës lidhur me reformën nga ana tjetër pranon vendime arrogante edhe të njëanshme të Ramës. Pra i vetmi kontestim ndodh kur vihet në rrezik partia e tij, apo pushteti i tij. Kjo kontradiktë, të cilës iu mbyll një akt, dhe do i hapet një i ri më mbrapa, do të vazhdojë. Nganjëherë kontradiktat nuk zgjidhen, por jetohen. Dhe dyshja Meta-Rama duket se do ta jetojnë këtë. Ka mundësi të ketë acarime të tjera, ashtu sikurse konsensuse të tjera por në thelb mendoj që shqiptarët nuk kanë nevojë për luftën e tyre politike se kush do qëndrojë në pushtet, por kanë nevojë që të qeverisen mirë me përgjegjshmëri. Kanë nevojë që kur merren vendime arrogante të ketë kundërshtime. Jo të thuhet që do dal nga qeveria kur rrezikohem unë dhe jo kur rrezikohen shqiptarët.

Gazetarja: Pritet të përfundojë mandatin 4-vjeçar ky koalicion, sic tha Rama drejtuar kreut të PD-së Basha, se mund dhe duhet të përfundojnë mandatin..

Lubonja: Sigurisht që Ramës i intereson të përfundojë këtë mandat dhe të fitojë dhe një mandat tjetër. Nga ana tjetër Bashës nuk i intereson kjo se nuk ka siguri që me këtë qeveri mund të jetë i sigurtë për zgjedhjet. Sic e keni dëgjuar, ai ka lëshuar thirrjen për zgjedhje të lira e të ndershme, prandaj kërkon qeveri teknike. Ilir Meta është në mes të dyve, dhe luan me të dy në një farë mënyre. Por varet ç’do ndodhë. Ndodhin dhe të paparashikuara, psh: nëse Rama ul tonet dhe bashkëpunon me Metën dhe ndajnë interesat, mund të ecin dhe 4 vjet. Por nëse fillon sërish prirja e Ramës për të kontrolluar gjithë pushtetin, do të ketë ndeshje. Por në thelb është ndeshje në katin e 3 të godinës së pushtetit, ku unë kam vendosur politikën, ndërsa në katin e dytë mediat që mbështesin këto, por kati i parë nuk lëviz. Ai ku janë bizneset, oligarkët që kanë ndarë interesat me të gjitha palët. Ata nuk lëvizin bashkëpunojnë me të gjitha palët, dhe ky është thelbi i gjithë politikës shqiptare.

Gazetarja: Ka pasur takime Rama-Meta dhe Meta-Basha. A do të përmirësojnë këto lëvizje klimën politike dhe marrëdhënien e këtyre partive me elektoratin ?

Lubonja: Konsensusi qe zgjidhje më e mirë se sa konflikti dhe kapja e drejtësisë nga njëra palë. Këto takime prodhojnë politikë, por për interesat e pushtetit të partive më shumë se sa për interesat e shqiptarëve. Psh: rruga e kombit që jepet tani me koncesion, nuk e di se sa euro ndërkohë që ne e kemi paguar njëherë, kemi paguar 3 taksa. A e keni par ta ngrerë Ilir Meta zërin për këtë? Jo, sepse ka ministrin aty. Ashtu si në shumë gjëra të tjera kur janë shkelur ligje. Por edhe Basha nuk ka ndonjë merak për popullin. Ka merakun e zgjedhjeve, a i fiton dot apo jo. Jemi në të njëjtat ujëra, ku korrupsioni vazhdon, drejtësia dhe reforma do të jetë retorika e radhës dhe do të vazhdojë. Sepse do ketë gjithë ato ligje që do implementohen,  do të flitet për personat që do vendosen. Për mua kjo që ndodhi tregoi ezaurimin e kësaj kaste politike. Edhe Meta që ka lëvizur një herë këtej, një herë andej, pa sjellë ndonjë gjë të re është konsumuar. Por gjithsesi, e përsëris, kjo është më mirë se sa kapja e pushtetit të drejtësisë nga Rama. Sepse krijon hapësirë më shmë që shqiptarët të krijojnë lëvizje të reja për ta sfiduar këtë kastë.

Gazetarja: Ndërkohë Basha ka kërkuar qeveri teknike me argumentin se zgjedhjet me në krye Edi Ramën, do manipulohen. Si e shikoni këtë kërkesë dhe a ka vend për shqetësim për manipulim zgjedhjesh? Apo është strategji e atyre që me shumë mundësi mund të humbin pushtetin?

Lubonja: Manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri është padyshim një rrezik, jo në kuptimin e një ndërhyrje policore në zgjedhje apo vjedhje, por manipulim në kuptimin e blerjes së votës, fuqisë financiare që është e zhvendosur në krahun e mazhorancës. Rama harxhoi 80 mijë dollarë për një foto me Obamën, dhe kjo ishte pjesë e manipulimi për zgjedhjet. Imagjinoni tani që ka të gjithë paratë se ç’mund të bëjë.

Gazetarja: Kur kanë mbetur dhe 1 vit nga zgjedhjet e ardhshme, si e shikoni opozitën. A kanë ngjallur shpresë tek elektorati për t’u rikthyer në pushtet?

Lubonja: Opozita ka një problem përballë gjithë problemeve të mëdha që ka krijuar kjo qeverisje kryesisht me vështirësitë ekonomike, varfërinë. Sepse në krye është Rama por jo vetëm, janë dhe oligarkë që deri dje kanë bashkëvepruar me opozitën, dhe tani janë sërisht përfituesit e kësaj qeverisje korruptive. Ky problem, që ka të bëjë me sistemin, nuk preket nga opozita. Nuk preket ai që e quajta kati i parë i pushtetit, se opozita ka qenë vetë e lidhur me ta, prandaj nuk i jep kredibilitet. Se përmenda kot koncesionin e rrugës së kombit. Një opozitë e fortë mund të nxirrte njerëzit dhe në rrugë për këtë çështje. Por kjo nuk ndodh sepse në një anë ka shumë përfitues që deri dje kanë ndarë përfitimet me opozitën kur ishte në mazhorancë, dhe nga ana tjetër një pjesë e mirë e elektoratin, nuk e ka më atë besim që të dali në rrugë kur e thërret opozita. Do ndodhi ajo që ka ndodhur gjithnjë, do të presë deri sa ta bëjë baltë mazhoranca që e ka bërë edhe me këto 3 vjet, por duke qenë se është dhe Meta në aleancë me ata nuk dihet si do të ishte rezultati i zgjedhjeve pas 1 viti. Kemi një opozitë që bëri një luftë për reformën në drejtësi. Ishte luftë e drejtë, por duhet të kishte luftuar dhëmbë për dhëmbë edhe për shumë gjëra që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Gazetarja: E shikoni të mundur realizimin e qeverisë teknike? Do arrijë PD të marrë mbështetje nga partitë e tjera dhe a është e mirë për vendin tonë?

Lubonja: Ajo nuk mund të quhet qeveri teknike, por qeveri politike, sepse thelbi i saj do të thotë që të largohet nga pushteti Rama, të krijohet një koalicion i ri interesash, që nënkupton marrëveshje mes Bashës dhe Metës për të larguar nga pushteti një rrezik për të dy sic e tregoi reforma në drejtësi. Nëse ndodh , ndodh për këtë arsye, dhe do jetë qeveri politike. Nuk është e pavend si kërkesë, se Edi Rama i ka turbulluar ujërat shumë me synimet e tij për të kontrolluar çdo pushtet; ka shkuar shumë larg. Por ai ka qenë i aftë edhe të tërhiqet në momente të caktuara. Interesat e Metës janë pak të dyshimta në këto lojë sepse ai nuk ka siguri. Si do dalë Meta në zgjedhje nëse s’bën një koalicion që i duhet ta bëjë sipas Kodit Zgjedhor që kemi, ose me PS ose me PD. Nëse del vetëm sa fiton? Ai nuk ka treguar se ka ndarje nga Rama, duke aprovuar vendimet e tij, është bashkëpërgjegjës me të. Aty ku Meta ka më shumë kredibilitet është kur lufton për disa liri më shumë si në rastin e reformës.

Gazetarja: U takuan Meta-Meidani-Kokëdhima, më pas mediat nxorrën si emër Meidanin si kryeministër të qeverisë hipotetike teknike. Keni ndonjë koment?

Lubonja: Komenti i parë është se fakti që fatet e politikës vendosen nëpër dreka e darka të fshehta apo të hapura personash, dhe jo në institucionet ashtu sikurse  edhe fatet ekonomike se kujt do t’i jepet ky tender e ai koncesion, është tregues i mjerimit të politikës shqiptare. Komenti i dytë është se besoj se ka një tentativë, pasi ka shumë pakënaqësi tek LSI, ashtu si te PD dhe një pjesë njerëzish tek PS, dhe opsioni i largimit të Ramës është opsion në tryezën e tyre, paçka si shkon puna më vonë.

Gazetarja: E shikoni të mundur krijimin e një Federate të Majtë që më pas do bashkonte votat me PD për qeveri teknike?

Lubonja: Kur flitet për Federatë të Majtë, bëhet fjalë pra për LSI-në që e sheh veten si parti e majtë, dhe për një pjesë të PS që ndahet nga ajo që Blushi e ka quajtur Rilindja. Pra nënkuptohet që PS të ndahet më dysh, për të lënë në minorancë Rilindjen e Ramës. Kam dyshimet e mia për këtë. Nuk më duket se ka ndarje të tillë. Pasi duhet të shohim atë që përmenda më parë katin e parë. Në katin e parë interesat ekonomike të të gjithë atyre deputetëve që kanë pakënaqësi ndaj Ramës, si psh, Vladimir Kosta, u rebeluar por pastaj shpejt u pajtua me atë që akuzonte, Ahmetajn, sepse ka parë interesat e veta. Politka këtu është: jepi një copë njërit, jepi një llokmë tjetrit. Prandaj s’ngrënë dot zërin. Pushteti i pushteteve të Ramës dhe Metës, janë ai grupim oligakik që sponsorizon këto parti me të cilët ndahen përfitimet. Janë ata që paguajnë rrogat e mëdha të politikanëve, shumë më të mëdha nga pagat modeste që marrin nga institucionet për t’u shërbyer shqipëtarëve.

Gazetarja: Mendoni se PS dhe LSI do të shkojnë bashkë në zgjedhje apo do ketë konfigurim tjetër LSI-PD e provuar dhe më parë?

Lubonja: Është herët të thuhet, presim zhvillimet, dinamikën që do krijohet me reformën në drejtësi, sepse do të ketë luftë në vazhdim. Lufta e Ramës për të eliminuar këta rivalë politikë do vazhdojë. Kjo do sjellë reagimet nga ana e Metës dhe PD-së. Por tek e fundit mendoj se të tre palëve thellë thellë u intereson të merren me këtë lloj lufte se sa me problemet e Shqipërisë, rrënimin e saj moral dhe material që e ka bërë jetën e shqiptarëve shumë të vështirë.

Gazetarja: Si e keni parë ecurinë e kësaj qeverie deri tani edhe pse pak mbaron mandati? Dhe a duhet t’i besojnë sërish shqiptarët në zgjedhjet e 2017-s?

Lubonja: Kjo qeveri ka bërë pothuajse në 90% të rasteve të kundërtën e premtimeve që ka bërë. Mjafton kaq për ta gjykuar. Kujtoni premtime për rritje të punësimit, për ulje të çmimeve, etj. Por e dimë që Shqipëria është e dyta në listë pas Sirisë për njerëzit që kërkonin azil. Premtimet për 0 ndërtime dhe pastaj projekte për kulla, lufta ndaj Lazaratit, dhe mbjellja e drogës në të gjitha anët. Pastaj gjuha konfliktuale, mungesat e lirive, mediat në gjendje të rëndë. Kjo ka ardhur pjesërisht si degradim i sistemi dhe pjesërisht nga mungesa e aftësisë për të qeverisur me largpamësi, mençuri e një figure që kërkon të mbizotërojë dhe jo të bashkëqeverisë, siç është Edi Rama.

Gazetarja: Bëhet fjalë për konsensusin që duhet të arrijnë palët për ligjet që e bëjnë të zbatueshme reformën. Nga lëvizjet e fundit mes palëve, mendoni se do arrihet ky konsensus?

Lubonja: Mendoj që ndarja votim i reformës me 94, siç kërkonte Rama, apo me konsensus, ishte ndarja mes Ramës që kërkonte ta kapte vetë krejt drejtësinë dhe atyre që kërkonin të kishin dhe ata duart e tyre në këtë drejtësi, jo se kërkonin drejtësi, por të mbronin veten. Rama kërkonte ta merrte drejtësinë me pretendimin se të do të bënte drejtësi, do të dënonte ata që kanë bërë korrupsion, me idenë që do ndryshojë Shqipëria. Ndërsa konsensusi nënkputon që asnjë nga këta në një farë mënyre nuk preket ruajtje e status-quo. Nëse nuk arrihet një marrëveshje politike kjo luftë do vazhdojë se bëhet fjalë për shumë aspekte që kanë të bëjnë me implementimin e kësaj reforme.Mendoj se konsensusi është më mirë se sa kapja e drejtësisë vetëm nga një dorë por nga ana tejtër ne duhet të kërkojmë ndryshimin. Të realizohet ajo që tha Meta: të lëshojmë pushtet për të krijuar shtet të së drejtës. Në fakt këta e thonë por luftën e bëjnë vetëm për të rritur pushtetin e tyre. Ajo tjetra është punë e vështirë që kërkon kohë, dhe forca të reja politike, jashtë këtyre partive, por edhe brenda.

23 komente në “Lubonja: Qeveri teknike? Thelbi është të përzënë Ramën. Drekat e fshehta një tregues i mjerimit politik”

  1. Florian.T. says:

    E mban Berisha prej koqesh. Edhe ky eshte kthyer ne nje nga shume qimet e nje loqeje te vetem.
    Flet per konsensus!!!!!!!!!!!!!!!
    Kur vetem konsesus nuk ishte, por nje shantazh i hapur i amerikaneve, i drejtuar ne menyre ultimative dhe poshteruese berishisteve dhe metisteve, me pak fjale ju imponuan me gjuhen e horrave.
    Pse nuk flet qe Berisha dhe Meta u detyruan te pranojne pergjegjesite e tyre kriminale ne krijimin e nje drejtesisie gjingjoniste dhe
    i poshteruan te votojne shkaterrimin brenda nates te te gjithe ketij institucioni, qe shpreh me se miri aftesite shtetformuese te Berishes dhe Metes?
    Me nje gjuhe laviresh shau Ramen, akuzoi ambasadorin amerikan si te korruptuar, goditi me sa mundi Reformen, goditi me sa mundi perpjekjet e BE-se dhe Amerikes, minoi aspiratat e shqiptareve dhe integrimit europjan, hudhi shashka dhe e u mundua te turbullonte me sa mundej interesin nderkombetar , perpjekjet e tyre dhe perpjekjet e kombit per ndryshim, duke ju bashkangjitur armiqve me te betuar te ndryshimit, perparimit dhe civilizimit te shqiptareve.
    Nje sharlatan i tille me shume se me Saliun ngjan me Shkelzenin dhe mendoj se ka humbur çdo lloj kredibiliteti. Irracional, histerik, i dhunshem, denigrues, ashtu si edhe Berisha i ka fryre zjarrit te destabilitetit dhe kaosit sa here ka pasur mundesi, me te gjithe forcat e veta.
    Eshte mire te reflektojme me kurojo se kush eshte ne te vertete Lubonja, pavarsisht etjes dhe thatesires sone per heronj. Dhe te mos bejme me gabime qe kur nuk i kemi ti sajojme nga VIP-at komuniste te burgjeve te Enver Hoxhes.

  2. Sali Protopapa says:

    Po ky rob nuk meret vesh me ke eshte? Kot ska qene e persekutuar familja e tij? Ska psikolog ta mari vesh se me ke aleance do te gdhije. O Lubonja po cfare eshte mire per ty? Ate rrahu Sala, po nuk paske zene mend se me duket truri i vogel me te madhin ty nuk te lidhen. Se e di mire po ra kjo qeveri kush do te vij ne fuqi sipas teje? Saliu pra qe do te kepusi akoma ndonje shpulle pas koke qe te vijn mend. Ta tregon ky shtetin e te drejtes. Se me cilin do ta bej ky shtetin e te drejtes Sala i keq, Rama i keq, Basha ikeq, po cfare analisti je more gjynahqar keto pra jon, ra njonji ta hyp tjetri. Ske faj ti por gazetaret qe te rrin e humbin kohe me ty.

    1. andromeda says:

      Mirë e ke Protopapa, ky qorri e ka një komplex që e vuan shumë. Mesa duket dikush ia ka mbushur mendjen se ai mund të jetë presidenti i vetëm i Shqiptarëve. Në fakt, shqiptarët e kanë njëçikë në gjak atë ndjenjën e të qënit i parë, por Tos qorri e ka ankth dhe lakmi që e ndez së brendëshmi aq shumë sa çdo gjë e të tjerëve i duket e pavlerë apo e gabuar. Thjesht i sëmurë psiqik, rezultat i burgjeve të diktaturës.

      1. redi says:

        2 bolet protopapa dhe andromeda i vihen lubonjes . aq te mbaruar e te qorruar jane sa e kapin me te vetmin opinionist te pavarur . a thua e ka fajin Lubonja per varferine extreme , korrupsionin galopant , pasigurine totale , vendin e mbuluar me kanabis e te zezat e tjera qe po heqim . pra jane kto bole qe vendosin dhe per fatin tone , e njerezve te ndershem e te pavarur qe zduan te shohin me as Sali qenin , as Ilir tumorrin as Edvin psiko-droges . kto bole kane te drejte vote e mendimi , e per fat te keq jane maxhoranza e kti vendi te mallkuar .

  3. ta rrasi says:

    PO cfare merreni me kete idiot te ndritur qe hedh poshte tere punen e Qeveri amerikane e Evropiane pa prekur kurre plaget e krijuara nga Kryekrimineli shqiptaro serb Berisha prej 26 vitesh. Demokracia drejton me VOTE o idiot e jo me qejfin e Bashukut e Salukut. YTTTTTTTPsikopat. Turp per ju qe i jepni vend ne Gazete nje ndyresire te tille qe e quan vehten Gjeni.

  4. TJ says:

    Lubonja ne sherbim te Mafias Meta -Berisha-Basha!

  5. troc says:

    ky eshte i semure nga ramafobia.Zilia,smira ne krahasim me nje njeri ,si Rama qe pak a shume ka dhene per kete vend ky vetem ka llomotitur si nje parazit i ushqyer me paret e burgut.Ky njeri ka vetem nje merite qe ka bere burg.Eshte nje vemje,asgje me shume.

  6. naku says:

    Te merresh me kete opinionist apo ,cfare mund ta quaj une,eshte te mos dush te cfrytezoshe kohen e cmuar qe ka gjithe sejcili ne diten e vete. Dukshem ,ky eshte nje idiot qe nga fshati im i quajne “llango”. Ky leh e leh pse si japin ndonji kocke ose leh per ata qe i hedhin ndonji kocke, Nuk do doja kurre ta shikoha ne nefua kete skuzofren.

  7. oldman says:

    Lubonja vete pohon ne fillim te intervistes se “me shume (ai) ngre hipoteza qe do varen edhe nga ngjarjet qe do vine me prapa”. Me pak fjale, shume llafe dhe asgje konkrete, qe populli te hutohet dhe me shume e te mos marre vesh asgje, deri sa mafia e pushtetit t’ja kete futur sa krahu. Keto lloj analistash, qe nuk jane as kompetente ne fushat perkatese, jane bere si “grate e keqija te lagjes” ku fabula e “thashethemeve” reduktohet tek emrat e pervecem te politikaneve dhe tek “bishti i dhelpres” (e lagu apo nuk e lagu). Meqe i jepet rasti, Lubonja por edhe kolege te tjere te tij, sipas interesit shfryjne edhe inatet apo emocionet e tyre personale. E keqja me e madhe eshte se kjo “specie e kualifikuar analistesh” sponsorizohet me honorare (te majme) nga mafia e pushtetit sepse tek e fundit ben lojen e saj. Problemi ne Shqiperi nuk jane emrat konkrete, qe sigurisht jane te inkriminuar (faktet jane te qarta dhe te njohura) por sistemi shtetror dhe mentaliteti shqiptar qe nuk ben te mundur ndeshkimin e tyre. Sa kohe qe nuk ndeshkohen per krimet e tyre, ata jane te interesuar per “luften” politike dhe debatet e analisteve, qe percajne popullin ne te majte apo te djathte dhe qe ndeshen ne boshllek me njeri tjetrin per “meritat” e udheheqesve perkates, nderkohe qe ata (pushtetaret) vjedhin e grabisin pa u rrezikuar as nga sistemi dhe as nga presioni popullor. Nese me sistemin, sot po merren nderkombetaret, sepse nga brenda ai nuk mund te ndryshohet, analistet le te te merren me ndryshimin e mentalitetit te popullit shqiptar, qe te justifikojne “patriotizmin” e tyre. Por populli eshte i varfer dhe nuk paguan honorare…..Ja u mban bytha?

  8. Liu says:

    Me fal,por une nuk te lexoj dot,se me dukesh i Cakorduar,ndaj edhe nuk kam c,te komentoj.

  9. I drejti says:

    Ik ore psikopat. Nuk e kuptoj çfare lesh gazetaresh jane ata qe merren akoma me ty. Njeri i rrjedhur.

  10. I drejti says:

    Ik ore psikopat. Nuk e kuptoj çfare lesh gazetaresh jane ata qe merren akoma me ty. Njeri i rrjedhur.

  11. agjenti Boris Karpiçkov says:

    Doli pape ky beqiri i spaçit

  12. NAIMI says:

    OOOOOO Lubonja ,po ende nuk ke dale ne diell te piqesh a ditezi ?! Ngele gjithe diten duke lehur. Ti nuk e luan rolin edhe te zagarit se nuk nxier dot gjah. Je si puna e atyre qeneve qe lehin rrugeve nga qe nuk kane se c’te bejne. Ti je nje kungull qe te eshte prishur embrioni i fares se ke qendruar gjithe kohen nen hije. Ngrys ato vite qe te kane mbetur dhe mos leh me se nuk je njeri normal. Sa per edi Ramen, o ditezi, ti nuk i qasesh dot atij as te thundra e kepuces. Do te te thosha dicka tjeter ,por nk ma lejon edukata.

  13. shqipe says:

    Me vjen gjyna per lubonjen!
    ( Hak,nje vil,per shtat’pale qejfe…)
    Se ka vuar neper burgje
    Aq sa s’ben’ me as per vehte…

  14. Demokrati says:

    Si te shkoje takimi me Beitjen,kocon dhe ilirin ne lalez,shum i paskeni kerkuar Ilirit,por si gjithmone ai ka tall b… me ju,se muhabetet i ka me ate te gjatin,se ne keto situata qe po kalon opozita,me kete perfaqsim qe ka,me keta individe te inkriminuar qe nxjerr neper podjume edhe 12 vjet te tjera e ka te garantuar te berit opozite ajo bashke me ju larot e saj.Ju e dini shume mire se kali ju ka ngordhur,po ju si miza kali mbetet perseri aty ku ishit ne bythe te kalit.Na dilni me teorite e konsensusit te madh,sikur shqiptaret nuk ishin ketu,nuk ju pane,nuk ju degjuan,nuk e moren vesh qendrimin tuaj,nuk i ndigjuan nderkombetaret cfare thane per qendrimet tuaja dhe si ju etiketuan,sikur ju medemek nuk e moret vesh se votat pro reformes ishin mbi 105,ju e dni shume mire cfare keni ba ne kurriz te ketij populli dhe te individeve te caktuar,ju e dini shume mire mire kush jane te penduarit e drejtesise ne Amerike,dosjet qe i tunden para votimit te ketyre trimave qe u vune rresht dhe votuan pa bere fjale.I.Meta e di shume mire degradimin e opozites shqiptare dhe nuk ka asnje leverdi te bashkepunoje me ta.Jemi ne finish,gjerat do fillojne te sistemohen,te inkriminuarit do te dorzohen para drejtesise,do fillojne te dorzojne avash avash celsat e super vilave qe i komandojne nga avini me pult neper shtete te evropes kur nisen per orgji,te gjitha dihen ,perkete te jeni te sigurte,Rezistenca juaj do te jete e madhe per te penguar reformen ne drejtesi,por dhe vendosmeria e atyre qe po merren me kete me kete proces do te jete e pamposhtur.Ketu do jemi,do ti shohim me mire gjerat.Beni mire te dorzoheni para drejtesise vete,mos tju rreje mendja se do uzurponi me keto istuticione,mos tju shkoje ne mendje se do te rezistoni me force,se do merrni ne qafe veten dhe familjaret tuaj,do ta pesoni si Sadami dhe Kadafi,nuk keni shume kohe

  15. capi says:

    Mjerimi i “krereve te desidences shqiptare”, dhe ne kapitalizem !?.
    Duhet te jesh fisnik prej gjaku qytetar, denbabaden, qe te dish ta zhvillosh me fisnikeri njerezore ndihmesen tende, per te miren e pergjitheshme, ne cdo sistem politik qeverises. Prandaj ne bote, prej shekujsh, lideret e cdo kallepi jane zgjedhur e perzgjidhen me kujdes, deri te tepruar. Ne Shqiperi te mbytin produktet e fshatit shqiptar: historikisht i prapambetur.

  16. FREDI says:

    kete qendrim mbajne kurvat kur i lene dashnoret

  17. Fjala shqipe says:

    Une nuk e kuptoj dot kur kete karabushin e quajn analist
    Lubonja per mua mund te quhet cfardo, por jo analist politik

  18. Fjala shqipe says:

    Po te ishte dreka apo darka e fshehte nuk do e kishte mar vesh njeri apo gazete

  19. pro.... says:

    ..analize e dobet…konkretisht mendoj se armiku i shqiptareve nuk eshte Edi Rama..,por vazhda politike e cila eshte salduar kohe me pare…une kuptoj ,se ju mbartni nje inat personal mbi nje person,qe mund te jete edhe me i keq.. ,por ..,por edhe shume me i mire… .Ju lexoj vazhdimisht ..ne kete rast keni deshtuar…jo se ju shterin argumentet,por jeni lodhur duke dhene mend per probleme te cilave nuk ju jepni dot forme,si ne formulim ashtu edhe zgjidhje,..dobet!!

  20. Bajram says:

    Qeveri teknike Shqiperia nuk e ka me lluksin te beje,sepse tashme ajo eshte shtet kandidat i BE.Koalicioni PS-LSI erdhi ne pushtet me votime te njohura si nga me te rregulltat te zhvilluara ne Shqiperi,pra nuk ekzistojne kushte te mirefillta per te rrezuar Edi Ramen, megjithese po ta themi hapur e meriton ta largojne nga qeverisja me banditet qe ka vene ne qeveri e kuvend per te drejtuar punet e shtetit.Bashkpunimi Rama-Meta do te vazhdoje si rezultat i reformave qe duhet te bejne sebashku meqenese Saliu i zvarriti per ne kalendat greke.Keshtu e kerkojne SHBA dhe BE ndaj keshtu do t’i shkohet deri ne fund zbatimit te reformes ne drejtesi.Fatos Lubonja si analist ne sherbim te anti reformes flet brockullat e rradhes.A nuk shkroi ai lloj lloj budallalleqesh per “nderhyrje ne punet e brendesheme te Shqiperise e shqiptareve dhe humbjen e pavaresise”? Rezultati per ate vete dhe shume si ai qe nuk e moren seriozisht presionin e ushtruar nga SHBA dhe BE ne interes te popullit shqiptar dhe forcimin e drejtesise si nje nga shtyllat themelore per shtetformimin ishte i paparashikueshem,100 perqind vota pro reformes ne drejtesi,sikurse ndodhte ne kohen e komunizmit kur i vinte Enveri deputetet te votonin si lope,por kesaj rradhe ishin SHBA dhe BE qe nuk toleruan me qe te luhej me fatin e popullit shqiptar qe ka kerkuar si nje trup i vetem “Ta bejme Shqiperine si Europa”.Duke perdorur gjuhen e “voliapukut” ai kerkon te corodise popullin qe po kerkon me kembengulje ndryshime rrenjesore jo vetem ne drejtesi,por edhe ne menyren e qeverisjes.Duke mbetur si nje vemje mikrobike si zorr te heqe dore nga parashikimet e tij sikur te ishte “orakulli” i politikes shqiptare te dekadences.

  21. Na bashkoj kenga popullore says:

    O TEMA ju lutem mos i jepni me hapesir ktij fonjaturs se na e shpifi komplet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje