Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh kryeparlamentar, Ilir Meta, ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare i sheh larg, duke mohuar në këtë mënyrë edhe njëherë tjetër krijimin e një qeverie teknike.
Gjatë një interviste për Abc News, kreu i Kuvendit tha se qëndrimet për çështje madhore siç është ajo e reformës në drejtësi nuk duhet të ngatërrohen me funksionimin e koalicionit.
Kreu i LSI-së Meta foli edhe për takimin që pati së fundi me ish-presidentin Rexhep Mejdani duke theksuar se nuk ka asnjë skenar kundër kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, kjo ideja e mocionit të mosbesimit apo bashkimi i votave me opozitës për të larguar Ramën si kryeministër është një histori banale, madje i kishte afruar dhe dy tre deputetë nëse donte të qeveriste vetëm
“Mua kjo më duket një histori krejtësisht banale. Madje ia kam thënë edhe z. Rama, që nëse ke 71 vota, po t’i bëj edhe unë 3-4 vota, nuk ka asnjë problem, siç i kam thënë para një viti, që nëse nuk i pëlqen koalicioni me LSI-në, mund ta bëjë edhe me PD-në, apo me kë të dojë, dhe LSI-ja del në opozitë.
Nuk ka asnjë shqetësim, pra në kuptimin për t’i dhënë një përgjigje gjithë këtyre intrigave, sepse intriga do t’i quaja të gjitha këto.
Unë kam pasur shqetësim vetëm reformën. Kam dhënë një fjalë, që kjo do të mbyllej në datën 21 korrik.
Kam dhënë me bindje, me konsensus, pavarësisht se deri në momentin e fundit kam pasur edhe një dyshim se mos Partia Demokratike do të nxirrte përsëri ndonjë gjë tjetër, që nuk e nxori, ajo kërkonte sigurinë e saj”, ka deklaruar Meta në intervistë.
Ndërsa nuk ka munguar të shprehet se koaloicioni vijon të përmbushë misionin e tij dhe do të vazhdojë gjatë..
“Jemi një koalicion që funksion në mënyrë mjaft konstruktive dhe do të vazhdojmë të përmbushim të gjitha detyrimet tona. Takimet që lidhen për reforma kyçe nuk duhet të keqkuptohen”, tha Meta.
Referuar mundësisë për tu zgjedhur president i vendit. kryeparlamentari Meta tha se nuk është koha për ta diskutuar këtë.
“Presidenca nuk është ky një prioritet për mua, unë nuk bëj asnjëherë zgjedhje personale. Unë kam qenë kryeministër dhe dhashë dorëheqjen.
Çdo politikan duhet të shikojë se si bëhet më mirë për vendin. Kjo është një çështje që nuk ia vlen të diskutohet, madje as te zgjedhjet nuk e ka mendjen sepse i shoh larg, pas një viti”, u shpreh kreu i Kuvendit.
Armiku kryesor i Shqipërisë sipas Metës – është konflikti i ashpër që karakterizon politik, ndaj këmbëngulja e tij ka qenë vazhdimisht për të sjellë zgjidhje përmes konsensusit.
ore mos vall kushtetuta jone thote qe deputeti votepn sipas mendimit te tij? kush eshte ky qe i paska votst e deputetve ne dore per ti dhene e per te mos i dhene?
Dhelper me bisht the prishur nga carku.
Eh mer Like. S’i le nje here keto pralla.
Ne nuk e kemi harruar bllokun e zi dhe gishtin qe lepije me gjuhe per te nderruar faqet, simbol i prejardhjes tende pre bukthati.
Ne nuk e kemi harruar qe per pak pushtet e shume para, i ule breket dhe e le Saliun te te perdhunoje politikisht.
Ti na flet si zengjin per dhurim votash PS-se. Si nuk ke turp qe i trajton si kafshe ata deputetet e tu. Me nje llaf, ti ne cdo cast mund t’u japesh urdher qe ata te kalojne ylberin dhe ata te binden. Ata qofshin qe durojne kete perdhunim publik nga ana jote. Sikur ata nuk kane nder, sikur ata jane thjeshte numra ne stanin tend, sikur ata jane kafshe. Po mir ju a ben, kur kane idhull nje kryekafshe, kafshe i bie te jene.
Po te bekan dhe kenge pale…
gjithsesi Like floriri, ne nuk harrojme sa te vlen moralisht lekura jote…
i keni bere votat pronat tuaja, beni pazar me to. Duket se deputetet jane kthyer ne cirak.
Si nuk u vjen turp dhe i thone.
Armiku thote eshte konflikti i ashper politik, po ben edhe politologun por edhe politikanin.
Pse nuk e thua shqip qe zihen fort qente pas kockes, legena
ME SAKTE SE KAQ NUK THUHET !
Hajde Boze meli Boze meli vetem kater vota na ngeli, hajde se ul cmimi, nje vote 10.000 euro hajde Boze meli, Boze meli, giovinezza giovinezza prima vera di bellezza, giovinezza giovinezza prima vera di Ilir Meta.
Ishte fatkeqesi per shqiperine koalicioni me ty. Njerzit te njofin mire dhe ta kuptojne hallin, por leri pelivanlleqet dhe zbato kushteturen per votimin e ligjeve me 3/5 – tat. Ty nuk te ha meraku per konsensusin por per ti kthyer nderin sali berishes, per ta shpetuar ate nga drejtesia, ashtu sic shpetoi edhe zoteria jote . Nuk ke per tja arritur qellimit tend te mbrapsht , kete radhe do shkoje cdogje ne vendin e vet.
Meta: Si Mendon,A nuk i thone Pazar kesa qe po premtone?
Ky se do reformen, prandaj ngulte kembe per konsensus.Po edhe ata qe ishin haour kunder reformes( (Sala me klounet e tij) shkuan e votuan nga frka e Lu-se Ndersa deputetet kryehajduti i Skraparit, i shet, siç ka shitur i ati lakrat.