Për kreun e Shtetit më shumë rëndësi ka që të mos shkelet Kodi Zgjedhor se sa të shkelet Kushtetuta e vendit.
Një përçasje të tillë e ka bërë teksa ka shpjeguar se përse dekretoi zgjedhjet në bashkinë Dibër ende pa u botuar në fletoren zyrtare vendimi i Kushtetueses.
Kështu, Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi se data për zgjedhjet në Dibër ishte përcaktuar automatikisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, ka më shumë rëndësi mosshkelja e Kodit Zgjedhor me afatet e tij, se sa shkelja e Kushtetutës që kërkon botimin në fletoren zyrtare të vendimit.
Ndërkohë caktimi i datës 11 shtatori shkaktoi përplasjen me PS-në.
“Data e zgjedhjeve përcaktohet automatikisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Presidenti ka vetëm dekretin e shpalljes formale. Gjykata me vendimin e datës 1 gusht përcaktoi si dy të diela të d, 4 shtatori dhe 11 shtatori.
Gjykata e detyron presidentin që brenda 48 orësh të shpallë datën, nëse nuk do ta shpallte do ishte shkelje e kodit zgjedhor. Gjykova që data më e largët për shkak të sezonit ishte 11 shtatori, ndaj e shpalla.
Nëse do të pritej botimi në Fletoren Zyrtare shkelet kodi zgjedhor” u shpreh kreu i shtetit.
Neni 132 i Kushtetutës thotë:
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që ligji ose akti tjetër normativ të shfuqizohet në një datë tjetër.
Mendimi i pakicës botohet bashkë me vendimin”.