Presidenti Bujar Nishani do të dalë në një konferencë për median lidhur me përplasjen me PS-në për datën e zgjedhjeve vendore në bashkinë e Dibrës.
Presidenti caktoi datën 11 shtator si ditën e zgjedhjeve, por PS kërkoi ta tërheqë dekretin duke e quajtur antiligjor.
Partia Socialiste pretendoi dje se Nishani shkeli ligjin duke dekretuar datën e zgjedhjeve pa hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Shukri Xhelilin.
Ndërsa Presidenca reagoi me anë të shefit të kabinetit, duke nënvizuar se dekreti është në përputhje me ligjin.
Kurse Gjykata Kushtetuese është shprehur se Presidenti është nxituar, pasi sipas saj, ende nuk është zbardhur vendimi dhe nuk është botuar në Fletoren Zyrtare
Çprisni me nga ky sakat
Te besojme Nishanin, perfaqesuesin e tij, kushtetuten apo gjykaten kushtetuese! Po komisioni zgjedhjeve cilin ligj do zbatoje, ate te Nishanit apo te kushtetutes dhe gjykates kushtetuese?
Please na thoni oren e sakte qe te presim bileten e aviniot dhe te jemi prezente ne ate fjalim madheshtor.