Institucioni i Presidentit luan një rol të rëndësishëm në implementimin e reformës në drejtësi dhe atij paketa e ndryshimeve kushtetuese i ngarkon ndër të tjera edhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve.
Neni përkatës përcakton që brenda 5 ditëve Presidenti duhet të zgjedhë përmes shortit, organin që do të merret me përzgjedhjen dhe seleksionimin e kandidaturave të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Por këtu, Presidenti Bujar Nishani ka gjetur një kundërshti, sipas tij në të njëjtin nen.
“Neni 149/d, përcakton në pikën 3 që Këshilli i Emërimeve përbëhet nga 9 anëtarë që zgjidhen me short nga Presidenti brenda pesë ditësh nga hyrja në fuqi, ndërsa pika 5 përcakton që kriteret e tjera për shkallën e kualifikikmit të kandidatëve parashikohen me ligj. Pra Presidenti ndodhet në një situatë kur Kushtetua i kërkon të zgjedhë dhe po Kushteuta i kërkon që kriteret e atyre që kandidojnë përcaktohen me ligj, ndërkohë që nuk kemi ligj ende për këtë”, tha Nishani.
Presidenti tha se për këtë situata ka informuar edhe Parlamentin dhe shprehu gatishmërinë që kjo problematikë të gjejë zgjidhjen më të mirë të mundshme.
Kushtetuta e re hyn në fuqi më 11 gusht dhe Presidenti ka kohë deri më 16 gusht që të përzgjedhë me short nëntë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.Po nëse shkelet ky afat? Presidenti tha se Kushtetuta parashikon edhe këtë rast dhe nuk do të ketë ngërç, pasi e drejta e zgjedhjes së anëtarëve i kalon kreut të Kuvendit me dyfishin e afatit kohor.
“Nëse shkelet afati 5-ditorë nga Presidenti, e drejta e zgjedhjes me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve i kalon Kryetarit të Kuvendit, që ka 10 ditë afat”, tha ai./TCH
Po fjalen veting e ka degjuar ky fare presidenti qe e detyroi PD dhe Berisha te dale ne konference shtypi.
Nishani ja pason Metes, Meta ja pason konsensusit pastaj ?
Nishan,Mejdan,Edohan .jeni bije te nje nene mjere ata qe ju kane afer.dhe qe i keni poshte vetes !
pa per te tjeret AS QE U RRUHET TRAPI SE JENI GJALLE A VDEK.(QORR SAKAT SAKLLAM SE KE)
E KUPTOVE NENIN E KUSHTETUTES SE RE (KE 10 DITE AFAT).TE QIFSHA TY EDHE KUSH TE VURI.MORE PALO BURRA !!!!!!!
Te udhezon Presidenti per Kushtetuten e re.. Ky palo president qe as ne Kuvend nuk ishte.. Ishin aty me kuc e me mac per miratimin e saj, dhe ky “mbrojtesi” i saj, as e pergezoj ate e Jo e jo te ishte aty.. Sa turp, Kombit I behet Kushtetute, ky palaco eshte me pushime.. Harram more pusht pushti..