Kush fle me qentë, gdhihet me pleshtat

5 Gusht 2016, 01:21Politika TEMA
Kush fle me qentë, gdhihet me pleshtat

Edi Rama

Unë Saliun e dëgjoj vetëm të enjteve në Kuvend.

S’kam ç’bëj, mjerisht ai është opozita e këtij vendi sot dhe detyra ime është të debatoj me opozitën gjatë punimeve të Kuvendit. Po ama kaq dhe pikë, del e tepron!

Më tej ai për mua nuk është më ndër të gjallët, asnjë ditë tjetër e për asnjë minutë të jetës sime jashtë seancës të së enjtes; ku jo vetëm për faj të tij, Saliu shkel me të katër gjymtyrët rregulloren e Kuvendit dhe çdo normë komunikimi mes njerëzish.

Fatkeqësisht, ky abuzim i padëgjuar kurrëkund tjetër në botën demokratike, e ka kthyer Kuvendin e Shqipërisë në skenën e një gojështhurrjeje të vajtueshme dhe kë më shumë e kë më pak në atë sallë, në viktimë të shprehjes popullore “kush fle me qenin gdhihet me pleshta!” – ndjesë kafshës së gjorë sepse, shumë sinqerisht, asnjë qen nuk e meriton të krahasohet me Gojështhurrurin e Madh të parlamentit shqiptar.

Mbase është hera e parë që shkruaj këtu për Saliun dhe uroj të jetë e fundit. S’do e kisha bërë kurrë për vete. Qysh ditën që populli i dha drunë pa të drejtë kthimi në punët e vendit, i kam lënë Zotin ta gjykojë për tërë lehaqeniet ndaj meje, prindërve, gruas, fëmijëve, të afërmve, miqve e kujtdo tjetër, i vdekur apo i gjallë, që për shkakun tim, ka provuar kafshimin e asaj goje të stërmadhe që sa herë hapet ndot dynjanë me fuqinë e verbër të paturpësisë e të urrejtjes.

Por sot vendosa ta bëj, në respekt të dikujt tjetër; në respekt të punës e të përkushtimit të jashtëzakonshëm të Fatmir Xhafajt, për të cuar përpara Reformën në Drejtësi, kundër dëshirës e vullnetit të shumëkujt dhe, pa asnjë dyshim, të Saliut në radhë të parë; i cili, jashtë dëshirës e vullnetit të tij, erdhi si çeço dhe e votoi paketën e Reformës Kushtetuese, pasi nuk la gur pa luajtur për ta sabotuar “happy end”-in e trillerit serial që u mbyll më 21 korrik. Po s’ka pikë dyshimi se gjumi më s’do e zerë, pa i provuar të gjitha për ta penguar zbatimin e kësaj reforme historike.

Prandaj, aspak rastësisht, Saliu e ka ndërmarrë fushatën e tij të ndyrë të radhës këtë herë, për të baltosur Fatmir Xhafajn! Dhe në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllanë e Fatmirit. Një histori me drogë venezuelane, për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj:

Eshtë vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit!

E kam të qartë që dokrrat e pocaqisura të Saliut i dëgjojnë e besojnë vetëm ata që kanë probleme serioze me fillin e arsyetimit dhe që janë një pakicë e pashërueshme fanatikësh. Por arsyeja pse e bëra këtë shënim, nuk ka të bëjë fare me besueshmërinë e Gojështhurrurit të Madh!

Jo, ky shënim ka të bëjë me nevojën për t’i shprehur publikisht Fatmir Xhafajt e familjes së tij, solidaritetin qytetar e njerëzor, duke përbuzur publikisht fushatën që po bën kundër tij, njeriu më i trembur në Shqipëri nga Reforma historike në Drejtësi.

#QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara

32 komente në “Kush fle me qentë, gdhihet me pleshtat”

  1. Likja says:

    Kur do vije ajo dite qe do ti mbyllin gojen ketij gojeshthururi , vrasesi , Hajduti, intriganti , paburreri, frikacaku ketij anti vlere , vemje, bythlepiresi , i pa dinjitet , pa shtylle kurizore ketij thashethemexhiu ordiner,ketij spiuni ordiner,ketij plaku te Lig qe vjen verdalle si nje shtrigan me fshesen fluturuese dhe Mollen e kuqe helmuese ne dore kur do vij ajo dite qe sdo degjojme me per kete njeri Te pa shprese i bllokuar ne mendim ashtu siç bllokohet lavamani i shtepise nga llumi qe akumulon vete ne kohe… Koha po punon kunder teje Sali te vetmen gje qe se mer dot neper goje Mallkimi jot eshte Frika jote dhe nuk te shpeton me asgje Mallkimi i popullit dhe i te gjithe njerzve qe ju ke bere keq do bjere mbi Ty dhe njerzve te tu dhe kjo do jete pishmani yt me i madh ..

    1. Edkari says:

      Pleshtat qe te kane zene ty Edi Rama do ti heqim ne
      se pleshtat e zhuli jane ne natyren tende pra ne jeten
      tende si endacak e shites ikonash te vjedhura.
      “te solla nga Franca me thonje floke te paprere e pis”
      keto fjale tha per ty Fatos Nano dhe sot prandaj e urren.
      Problemi pleshtit eshte ke aspekti politik ne kete artikull
      dhe ja si mendoj-solle ne kuvend si deputet njerez te krimit
      ordiner dhe njerez qe nuk kishin as edhe nje lidhje me politiken
      ndaj pleshti nepermjet ketyre qe solle ti ,hyri ne pushtet dhe
      ty do te pastrojme mire nga pleshtat biles kam frike se mos
      pleshtat ja ke ngjitur dhe Zahos gjore e do na duhet
      te pastrojme dhe ate e Linden e Gregorin me Aneten.

  2. Phoenix says:

    Merr njerez te zotet per Ekonomine se per pr dhe fjalime sta kalon kush. Ka 100 vjet qe ekonomia (po pse jo dhe qeveria) eshte problemi.
    P.S. – meqenese e kuptoj se kete artikull e ke shkruar si nje lakmues forumi dhe jo si avokaci per Xhafen.

    1. lenci says:

      Nuk ka zhvillimin ekonomik ne xhungel, pa rregulla loje qe respektohen ne gjykata. Kur do ta kuptoni qe per tu zhvillune ekonomia duhet nje sistem administratif, gjyqesor dhe fiskal qe funksjonon per te gjithe. Kete po ben Rama, po nderton sistemin.

  3. Shqupi says:

    Denoncim
    Mbasi lexuam shkrimin shume poshterues per Mareshallin(qe e quan me te padrejte si GojeShthururin e Madh te Parlamentit), ne anetaret e klubeve “Klubi-‘Anal’-iste homoseksual social-politik” dhe “Klubi-Ec perpara te çafsha ballin” protestojme per keto “shpifje” te frymezuara nga “Koka e Meduzes”-Rama. Po ky denoncim per shpifje per aresye te detyres, do t’i drejtohet edhe prokurorise. Mbas fitores se arritur per miratimin me KONSENSUS te draftit per drejtesine nga ana e opozites (per te cilen shtypi i shitur te Rama ka thene se Sala dhe Luli e hengren bylykun, bashke me derrin maç amerikan dhe i pret 313) suksesi yne ne zgjedhjet e ardheshme është i garantuar, në mos në 2017, në të ardhëshmet.
    Me poshte firmetaret sipas klubeve:
    A)Lista e anëtarëve të “Klubi i ‘anal’-isteve homoseksual social-politik”:
    -Kryetari -Arkitektit popullor, i shpifurit – Fatos Lubonja,
    -Nën Kryetari- Ironikut lolo-president i republikes Artan Hoxha,
    -Sekretarja-Bukuroshja e fjetur e TV AGON – Sonila Meço,
    Anetarët e asociuar:
    1) Pinjolli i klanit Kapo(Berisha) – Andi Bushati,
    2) Orangotangu – Armand Shkullaku,
    3) Injoranti noterik -Çlirim Peka (Alias Çim Peka),
    4) Akadem-iku që çalon -Artan Fuga,
    5) E Dhirta- Desada Metaj,
    6) Pinjolli i padenjë i familjes-Artur Zheji,
    7) Sindroma “Bari Falliu”, Star Rakia-Ylli Rakipi,
    8) Haleja alla turka – Frrok Çupi,
    9) Bejtexhiu shakaxhi-Andi Bejtja,
    10)Përç Shkrimtari –Preç Zogaj,
    11)Katundar Çili- Alias Henri Çili,
    12)Kaçi i zi që Thyen Kafkave-Pushti politik i Ramizit dhe Saliut-Kastriot Islami,
    13)Komunisti Antikomunist-Sindroma “Rrudhat e Ballit”- Bari Falliut(Alias Fari Balliut)
    14) Junior Sali-konia e oborrit te SaliQënit- Ervin(jo Edvin)SaliHani,
    15)Qemal (Sagajava)Sakajevo-“Tigri” i sgurimit, lecca culo i oborrit-Alias Qamil Sakajeva

    B) Lista e anëtarëve të “Klubi-Ec përpara të çafsha ballin”
    -Kryetari i klubit “Bujari ju dëgjon”-Bujar Nishani,
    -Nën Kryetari- “Toqja që qesh”-Arja Çani ,
    -Sekretarja-“Kape për leckash, qite jasht”- Jozefina Topalli(Çalamani), dhe
    Anëtarët e asociuar :
    1) Fytyra e vrenjtur, me sy të vegjël”, pushti politik- Oerd Bylyk(Kiçi)Bashi,
    2) Fytyra e qeshur”, pijedashësi – Arben Ristani,
    3) Dy-pllom-ati i tredhur”, miku i Sypeshkaqënit-Aldo Bumçi,
    4) Tutto muscoli, niente cervello”-loloja i oborrit-Flamur Noka,
    5) Arkitektit popullor” – i shpifuri – Fatos Lubonja,
    6) Njëkërcu në Londër” – Njëpllomati – Gjol Berisha(Alias Mal Berisha),
    7) Merre me lëng, se mishi mbaroi”- Sqapi -Agron Gjekmarkaj,
    8) Mendja e madhe e keqja e të zot”- Veshëgjati – Besnik Gjongecaj,
    9) Bukuroshja e zgjuar”-E para e K.ç.k. -ve – Grida Suma(Duma),
    10)Gazetari dhe ’Anal’-isti i pa arritshëm shvejkjan -Genc Burimi,
    11)Derri i butë ha në dy hale”-“KokëTuli”- Genc Gjokutaj,
    12)Po me urën ç’patën?” “Kalorësi i fytyrës së Vrejtur” -Alias Nic RedBlack- Kreshnik Spahiu,
    13)Dhallë dhallë moj bukuroshe, unë hidh ujë ti po Bardhoshe”-Bozaxhiu i oborrit- Adriatik Llalla
    14)I vogël Artist, i rritur Qeros Lecca Culo”- Pistolero i oborrit-Genti Strazimiri.

    V.O.:a) Fatos Lubonja perfaqësohet në të dy klubet, per aresye te kuptuesme. Ky nuk eshte lapsus.
    b) Megjithese nuk jane antaresuar akoma ne klubet me siper, denoncimin e kane nenshkruar edhe kandidatet per tu anëtarësuar, si më poshtë:
    -Edi Paloka, -Eduard Halimi, -Sherefedin Shehu, -Albana Vokshi, -Luçiano Boçi, -Genc Ruli, dhe
    -Fatmir(Çami)Mediu.
    Në emër të klubeve:
    Presidenti i Nderit:
    “MARESHALLI”-Kashei i pavdekshëm-SALI

    Zevendes/Ndihmes/President Nderi:
    “Barba a Pizzo Fondo Schiena”-Ylli ne ngjitje dhe Kryemisrit i ardhshem-LULI

    1. arm says:

      Te me faleni qe futem ne komentin tuaj,,por eshte me te vertet nje shkrum shume shume i vertet.. sa gje madheshtore do ishte qe te gjithe shqiptaret te ishin ne mendjen tuaj..Keto jane emrat evertet te ture nuk jane vetm epitete..sa gje peshtire e eshte kur mendon qe keta dhe keto fendurina te pa cip na kane dhe po na hudheqin akoma,,Falemderit mik, ishte nje nder shkrimet me te bukura qe kam lexuar..

  4. Besoj says:

    Me shume kulture dhe me forcen e penes. Respekt per Ftamirin. Te lumte Edi.

  5. qenushi says:

    ore me qent cfare keni mor jau? aman na leni rehat se mjaft kemi sikletin e vapes pa uje dhe buke, se bashku me pleshtat. nuk pengojme askend ne. politika ka lehur deri tani dhe ende i nxierrim asaj pleshta. urojme qe reforma te kaloje se mos valle shohim dhe ne ndonje dite te bardh. me respekt, qenushat mbareglobal.

  6. ben says:

    Km ke te drejte mbasi ky gojeshthururi shpifi per
    Vellezrit Froku se gjoja qenkan kriminele vrases trafikante
    Arben Ndoken se gjoja paska qene trafikant prostitutash
    Bushin, rroshin kryetarin e nderuar te kurbinit mqs ka 6 emra nuk dija cilin ti vija.
    Shpifi se ka hyre nga mali nje paisje pergjuse
    Shpifi se shqiperia po mbushet me hashash e nderkohe thjesht po rilind bujqesia e plot e plot shpifje te tjera. Patjeter qe po shpif edhe per xhafen.
    Se I jane verbuar syte nga intelektualet e studiuar ne perendim qe rilindja ka mbledhur rreth vetes dhe po rilind shqiperine.

  7. MeteH says:

    Te lumt Z.Rama.Keshtu i do mushka drut-thot populli.SB eshte çobani me i ndyre qe drejton kopen e ujqerve ne SHQUP,ku nga kjo foltore degjohen çdo dite shpifje skandaloze per JU E PS,ku populli kerkon sqarime,pasi prekuroria e Saliut fle gjume-pall ariu.Eshte e nevojshme te behen sqarime e denoncime publike per horrat,qe per misjon kane erresimin e punes se qeverisjes se PS,se LSI-stat nuk zihen ne goje.Sa per SB qe flet ne kuvend pa hesap e per çdo gje,e ka fain ORTAKU JUAJ qe e lejon per tu ofenduar ju si person e familjarisht per tu barazuar me te,ndonse ju nuk kini vjedhur dhe vrare kerkend.Me reformen ne drejtesi u diskredituan SB,LB,IM e ko.Ju fituat zemren e 97% te popullit,SHBA,BE dhe mos u tutni.Likja e humbi qetsin e dashurine,keto parime tashme u takojne ju per te perfunduar reformen ne drejtesi,zbatimin e saj,pasi do keni kryqezime,sabotime,injorime e deri rremuje,destabilitet,pasi ujku plak kerkon gjak,para e pushtet.Ju po punoni ne kushte rrethimi,ndaj kerko mbeshtetjen e nd/kombetareve per shpetimin e ketij vendi nga hajdutet e kriminelet 26 vjeçar

  8. Briklona says:

    I nderuar Edi !
    Shume ke duruar nga goja e ndyre dhe e felliqur e nje te cmenduri, te djallezuari sa me s’ka!
    Kucedra dhe korbi i zi qe per 25 vjet ka stershqyer kthetrat dhe nuk la gje pa zaptuar me Shqiperi, vazhdon akoma krimineli, dhe no vetem ai, ne ate stan jane terbuar shume por jo vetem ne shqup .
    Me shume respekt!
    Vazhdoni te punoni, populli ka besim te PS!

  9. bayoneta says:

    Zgjohu o Edi Zgjohu se nuk te votuan per Debatet e Xhafes po per te ushqyer,punesuar dhe ligj e barazi shoqerore per njerezit.
    Njerezit dine e gjykojne se kush eshte sali serbi,po ti vendos ne sherbim te njerezve Ministrat e tu dhe leri llafet.Ke dhe nje vit kohe,ose njerezit do te hidhen ne Partine serbeve dhe do jete nje gje fatale per kombin shqiptar.Qeveris me dore me te hekurt me ministrat dhe me dore me te drejte per njerezit.Mos zhgenje ata qe te dhane 1milione vota se do perfundosh i urryer si saliu,fatosi apo ilir hajduti.

  10. Gorja says:

    Mos u mashtroni nga fjalet e rames o rrota karrrriiii. Kush ka thene kete shprehje ne parlament?

  11. Drejt e ke thene. Ne (populli) ngrysemi me ju (me qeverine) dhe gdhihemi me pleshta. Se luan topi.

    1. Kritiku says:

      Pleshtat i ke marre aty ku jeton, tek SHQUP-i.

  12. Shkreli says:

    I madh je Edo, spo kuptojme kush po ja fut Xhafes. Kush ja nxorri “letrat’ te vllait te Xhafe komunistit? Te jeta Meta xhanem? Vllahutini e hirshme apo Lu? Se po te qe Saliu malokari ja kish nxjerre me kohe sekretarit te rinise komuniste. Edo qafsh Falmen dhe Eftimin, kush ja kurdis Xhafe mafiozit keto? Artikulli jot sikur……..
    E kodosh kodosh Vunoi je. Nejse ne fund te fundit mire ja ben. Xhafa vetem zhvat nga pushteti sesa per kontribut e vota ehe zero rigjide,…as familja e tij svoton ate vete

  13. betafo says:

    Te kaloi i tere mandati duke u marr me FB o i gjore!
    Ekonomia Pus!
    Mireqenia Pus
    Punesimi Pus!
    Shendetesia Pus!
    Arsimi Pus!
    E vetmja gje qe ne kete vend po shkelqen eshte Kanabisi si produkt exporti !
    De fakto nuk ke faj se vetem me gojethururin e madh merresh!
    Por me GOJETHURUR se ty nuk ka!

  14. lifi says:

    Xhafa eshte kampion i pushtetit,i dashuruar deri ne delir me pushtetin gjer tani ka ditur tja hedhi te gjitheve.Nuk njeh njeri,as vehten per pushtet,shoke ska ose vetem mafioze dhe jo te ditur,prite kur tja fusi edhe Rames .Qe Rama del dhe e mbron e ka nje hall te madh.,ndoshta e gjitha eshte loje.

  15. Geri says:

    E ke qare kete shkrim. Vazhdoni perpare me xhafen dhe reformen, vetem keshtu mund te behen shpellaret.

  16. Maloku says:

    Vdeksh o sali, qe te shpetoj populli.

  17. Semi says:

    Po te kishte pd -ja njerez te zgjuar nuk do kishte deshtuar ne kete menyre. Opozita me e ulet ne gjithe europen. Njerez qe merren me llafe grash dhe jo me argumenta bindese. Nuk fitohet keshtu populli e dashur opozite. Duhet te punoni me shpirt dhe ndershmeri si bene xhafa e te tjere qe kane fituar besimin dhe respektin e popullit. Jo si saliu qe eshte bere shi zhgorre egoiste.

  18. Prudentino says:

    Rrofte Edi Rama , çuni me i beses qe kane trojet shqiptare !
    Ajo kulla e stadiumit mer Ed me sa kate do behet ? ?

  19. leka says:

    Eh,me ne fund o Rama,u fole shqip,ne menyren me te mire dhe ashtu si ngjit tamam tek qytetari i vuajtur shqiptar dhe ne te njejten kohe me ate gjuhen shqipe te munguar prej kohesh per tju drejtuar qenieve te denatyruara njerzore dhe shqiptare,mbeturinave mesjetare katundare,sali,meta,lul etj.
    Aktualisht ne kuptimin praktik,me negativi dhe gomari i rezikshem i Trojes se aleances mbetet Meta.Me mire vone se kurre Rama,ja ke bere portretin,ketij katundari te lig minavenes,me mire se piktori me i mire.

  20. rovena says:

    Se cpune ka vellai Fatmir Xhafes se marrim vesh, Nuk ka lene njeri pa perfol, po ato qe ben vete sipas ketij i bejne edhe tjeret, ore kaq shume genjen ky njeri sa i beson dhe vete. Perfundimisht duhet te nise reforma te biem rehat se na cmendi, se nuk jetohet dhe keshtu, the final of count down. Kryeminister ju lumte per nderhyrjen ne mbrojtje te dinjitetit te njerezve te ndershem ne kete vend. #reformenedrejtesi.

  21. shqipe says:

    “… Ik Saleh,per koken tende
    Se ke mbetur hapa – Kapa!…
    Tashme, edhe soj i qene
    S’ka ndermend te te vi prapa!..”

  22. Arben says:

    Nje shkrim per nje njeri qe per tre vjet degjon dhe provon vetem shkopat e atyre qe tremben nga frika se edhe mund te bien nga froni. KA ngrene kolpo e goditje z. Xhafa keto tre vjet sa sbesoj se do te kete ngrene prej shume kohesh…..Dhe e di si thone ata qe i tremben : ” JA pra …….. keta duuun me bo shtet”…….. e kam provuar vete ne kurriz para 1 muaji kete. Prej ca njerezve qe vetem per udhetime jashte shtetit nuk ju del rroga e gjygjtarit.
    Shtatori e Tetori do te jete nje kohe me shi( si gjithmone ne Tirane), por lajmet do te jene te bukura e do te na bejme te qeshim…………. Jam i bindur se dhe gazetaret do te kene cte shkruajne se ska per te qene aspak e veshtire te identifikohen njerezit qe do te mbushin rrjetet televizive.

  23. O sali o lul plehra fatmir kuci njeriu juaj vrau nje njeri qe kishte ardhur me pushime duke ja car koken me dysh dhe neser do ta nxirrni nga burgu duke bler perseri drejtesin me nj nga klyshat e drejesis suaj …kjo do tthot q nk e doni reformen n drejtesi dhe nuk lini gje pa thene per nje njeri qe me te drejte nuk ka si fatmir xhafaj bashke me familjen dhe rrethin qe e shoqerin dh tani flisni per drejtes…mos u tretshi kyrre nga kjo toke qe vetem vusjtje i keni sjell shporruni nga erresirat e erresirqve nga te cilat keni ardhur qe vetem gjak dini te nxirrni

  24. Elona says:

    Jo se ka nevoje per mbrojtje, se puna e Fatmir Xhafes duket vete, ky prononcim i Rames eshte mese me vend. Duket qarte kush eshte ne rrugen e te drejtes dhe kush ka dal prej saj

  25. ernir says:

    Z. Xhafa nuk ka nevoje per mbrojtje, integriteti dhe fisnikeria e tij jane mburoja me e mire nga vreri i shqupit. Jemi ne mbrojtje te tij se, nuk goditet vetem nje fisnik vlonjat por edhe reforma, e cila per ne popullin e thjeshte, eshte jetike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje