Nga Vlora në Ksamil, nis aksioni i FA për pastrimin e territorit dhe sensibilizimin e qytetarëve

5 Gusht 2016, 18:50Sociale TEMA

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura nisën aksionin për pastrimin e territorit si dhe sensibilizimin e qytetarëve.

Ky vendim vjen për shkak të një emergjence ambientale e cila është shqetësuese jo vetëm për pushuesit, por edhe një problem për turizmin në Shqipëri.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ndoqi nga afër punën e efektivëve në terren dhe i falenderoi ata për të gjithë punën e bërë.

Ndërkohë znj. Kodheli ndau miqësisht edhe një mesazh, i cili siç ajo tha, duhet t’i shkojë çdo qytetari: “Qytetarët duhet ta respektojnë më shumë ambientin, duhet ta respektojnë më shumë njëri – tjetrin, duke hedhur hedhurinat atje ku është e caktuar, duke mos abuzuar me mjedisin, duke mos abuzuar me lokalet, me mbajtjen e rregullit, me ligjin, sepse vetëm në këtë mënyrë ambienti ynë i përbashkët do të jetë një tjetër”, u shpreh Kodheli.

Akset në të cilat FA do të zhvillojnë aksionin e tyre shtrihen përgjatë rivierës shqiptare, nga Vlora në Ksamil.

FA do të jenë deri në fund të sezonit pranë qytetarëve për pastrimin e territorit të bregdetit.

Në aksion do të angazhohen efektivët e KDS (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes), Komandës Mbështetëse, B1K (Batalioni i I Këmbësorisë), B3K (Batalioni III i Këmbësorisë), Shkolla e Trupës në Bunavi etj.

6 komente në “Nga Vlora në Ksamil, nis aksioni i FA për pastrimin e territorit dhe sensibilizimin e qytetarëve”

  1. Lloji says:

    Eshte ajo shprehja qe thote;
    “Eshte me thjeshte te mos besh pis se te pastrosh” Por ne Shqiperi nuk vlen kjo formule pasi PORDHA qe mbars shqipetari eshte me e madhe se ai vete dhe e ka per ulje te shkoje deri tek koshi, preferon te dhjese aty ku ha, me perjashti te atyre pak njerezve te mire qe mbeten akoma te pathyeshem!

  2. Cim peka jo nga kuksi says:

    Nuk e kuptoj perse nuk fusin perdite te burgosurit me denime te lehta te bejne pastrim territori. Lidhini me zinxhire kembet sic e ben gjithe bota dhe futini te punojne derrat. Mis i lini te shohin porno neper burgje Ndersa keto ushtaraket ti mbikqyrin.

  3. Askushi says:

    I sakte Lloji….

  4. endri says:

    Po AGjensia e Bregdetit ku humbi.

  5. foti says:

    Te mbash paster ambientin eshte detyre e cdo qytetari dhe nje pjese e mire e bejne.Detyra e shoqeris eshte ti edukoj por eshte detyre e shtetit ti detyroj me ligj duke i ndeshkuar ndotesit e mjedisit.Vetem zbatimi i ligjit me rigorozitet e ben mjedisin te pasternga te gjitha gjerat.

  6. bekim says:

    bregdeti do mbajtur gjithe vitin jo 10 ditet e gushtit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje