Në një postim në profilin e tij në Facebook ministri i Jashtëm i Republikës së Kroacisë, Miro Kovaç, i është përgjigjur ashpër deklaratave të politikanëve serbë në lidhje me gjenezën e konflikteve të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Kovaç ka shkruar se Beogradi ende nuk është «çliruar nga virusi agresiv serbomadh dhe nga rendi komunist jugosllav». Sipas tij, Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian nëse nuk çlirohet nga kjo barrë. Kovaç ka kritikuar «ligjëratat» nga Beogradi të atyre që janë në pushtet dhe «në vitet ’90 të shekullit të kaluar kanë qenë pjesë e pushtetit apo/edhe parive sunduese, kur nga Beogradi janë nisur luftërat kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, luftëra pushtuese të cilat Beogradi i ka humbur njërën pas tjetrës».
Ministri i Jashtëm kroat ka shkruar më tutje se në vend se të ballafaqohet me përgjegjësinë e saj për nxitjen e luftërave, për qindra-mijëra viktima dhe ekzistenca të shkatërruara, Serbia qëllimisht po përhap ndjenjat hakmarrëse, po e nxit popullin serb kundër popujve të tjerë dhe po e pengon që në aspektin afatgjatë të vendosë bashkëpunim të mirë fqinjësor në frymën europiane.
Kovaç ka kritikuar ashpër kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, i cili më 4 gusht në Zemun, me rastin e «Ditës së kujtimit për vuajtjet dhe dëbimin e serbëve», në fjalimin e tij e quajti aksionin kroat «Shtrëngata» («Oluja»), me të cilën Kroacia çliroi territorin e saj të okupuar, «zgjidhje përfundimtare kriminale». Me atë rast Vuçiq përmendi shumë sy të nxjerrë serbë, shumë veshë dhe hundë të prera serbe, por, siç shkruan Kovaç, kryeministri serb nuk theksoi se bëhej fjalë për territor të shtetit kroat, për përndjekjen e qindra-mijëra kroatëve, për vrasjen dhe torturimin e shumë kroatëve.
«A është kjo retorikë, a janë këto metafora që çojnë në marrëdhënie të mira fqinjësore? A është kjo retorika me të cilën Serbia mendon të hyjë në BE? Serbia nuk do ta gjejë fatin e saj me fjalor të tillë, me ideologji të tillë, me qasje të tillë (…) Kështu Serbia nuk do të hyjë kurrë në BE».
Eshte mese e vertete. Pa u larguar nga politika ushtaraket qe drejtuan luften agresive ne ish Jugosllavi, Serbia nuk ka shprese te hyje ne Europe.
Pastaj, Serbia kerkon te haje me dy luge. Ajo kerkon ta mbaje nje kembe ne Europe dhe tjetren ne Rusi.
Serbët kanë prer koka civilëve me shumë se terroristët e ISis që mund të bëj edhe 30 vjet dhe ata udhëheqës të luftës jan sot udhëheqes të politikës serbe DHE EVROPA I PRET E NDIHMON SI ËSHTË ME SE MIRI.
PARAMENDONI SIKUR EUROPA PAS DISA VITESH TI PRET NË TË NJËJTËN MËNYRË TERRORISTËT E ALKAIDEN APO ISIS.
Perëndimi flet për drejtësi por punon krejt ndryshe.
Mau Zedong çdo gjë ndoshta e ka pas keq por një thënie për fenë është plotësisht me vend :
FEJA ËSHTË HELM PËR POPULL (normal edhe për popuj).
,
Mos harroni edhe greqine s’qendron larg serbise.