1.Çdo të thotë të jesh shqiptar?
Të jesh më shumë naconalist, se patriot. Patrioti e ruan atdheun edhe për gjeneratat.
2.A ka shenja të huaja në fizionominë shqiptare, sociale apo fizike?
Ka, dhe janë sociale, të gjitha thuajse të diktuara nga kohët. Si fizik, shqiptarin e mund ta dallosh kudo që të jetë. Nga kafka, nga vështrimi, nga një lloj inferioriteti që ndrydh një krenari të papërballueshme. Një qenie që përshtatet, që mëson të përshtatet, që nuk ndihet i humbur ta bëjë këtë, ndoshta pse e zotëron thelbin e vetes.
3.Kur themi “qytet” në kuptimin “polis”, ku ndaleni me mendje në hartën e Shqipërisë?
Në Butrint, së paku nuk ka beton, por prapë edhe ai një të tretën e kohës popullohet nga hijet. Përmeti, do të thoja si pëlqim dhe Skampisi si nostalgji.
4.Prej cilës fjalë të shqipes magjepseni, e cilën nuk duroni dot?
Aht, më thotë shumë. Fjala tamam, nuk më ndenji kurrë tamam, nuk e kam përdorur nëpër shkrime.
5.Ka një traditë letrare në gegnisht, por ka edhe përpjekje të rimarra për të patur edhe një gegnishte të standardizuar. A i kuptoni ata që i bëjnë këto përpjekje?
Po i kuptoj, e shoh si pasuri dhe liri të tyre, por vetëm ata që e kanë të natyrshëm, që kanë jetuar me të edhe në kohë shtrëngesash. Ka një dallim të qartë mes asaj gegënishteje burimore dhe gegënishtes së shkruar si përkthim i letrares.
6.A e konsideroni të tejkaluar nocionin Shqipëri etnike?
Jo. Etnia nuk i nënshtrohet gjeopolitikës, por natyrisht gjeopolitika e shkujdesur e thërrmon etninë. Është e njëjta gjë, por unë pëlqej termin Shqipëri natyrale; edhe para të huajve “syçelët” ndaj gjakut të thartë ballkan, kjo duket edhe më e butë.
7.A ka një rrezik neo-otoman për Shqipërinë?
Po, i dukshëm. Mjafton të analizosh pesë vitet e fundit, kemi bërë disa hapa prapa.
8.A ka pasur një rrezik anglo-amerikan për Shqipërinë?
Jo, nuk mund të quhet rrezik, sepse është një kahje për ku shqiptarët shkojnë vetë.
9.A ka një ndarje veri-jug në Shqipëri?
Po, e artikuluar frikshëm dy-tri vitet e fundit edhe nga politika. E ushqeu komunizmi, dhe po e ushqen mosintegrimi (ose integrimi i ngadaltë) me Kosovën. Druaj të them, se ka diku një skenar që e drejton këtë moskuptim dhe ndarje shqiptaro-shqiptar.
10.Si do e përkufizonit një toskë e si një geg?
Një tosk është një qejfli më i sofistikuar se një geg, por thelbi është po ai.
11.A po shkruhet letërsi në liri, pas vitit 1990, dhe si është ajo krahasuar me atë të shkruar nën diktaturë?
Padyshim po shkruhet letërsi shumë e mirë; ndryshimi është se nuk ka direktiva leximi nga Partia, dhe kjo e vonon “rënien në sy”. Lokalja, është plaga e letërsisë shqipe, nga e cila duket se po çlirohet me vështirësi.
12.Një shqiptar/e që ju frymëzon…
Është një personazh i imi, shqiptar është edhe ai.
13.Çfarë mund të thoni në pak rreshta për kontesha hungareze Geraldine Apponyi e cila u bë Mbretëresha Geraldinë e shqiptarëve?
Mendoj se u martua me mbretin, jo me burrin, atë burrin që kishte zbritur djalosh fare i ri me ushtrinë e tij të mbronte Princ Vidin e që në subkoshiencë mbase po shihte se si mund ta zëvendësonte. Tek kjo gjë, te dëshira për t’u dominuar nga fama dhe paraja, rehatia dhe burri i zot, duket që bota femërore nuk ka ndryshuar fare. Por ka qenë e bukur dhe me klas, dhe në gra të tilla, vështirë të rrijë e keqja. E shoh si një grua të pafat.
14.Partizani, Tirana apo Vllaznia?
Vllaznia.
15.Jezu Krishti, thotë Messorio, është i vetmi që e ka ndarë kohën më dysh, në para dhe pas Krishtit? Kush apo çfarë e ka ndarë më dysh kohën tuaj: para dhe pas…
Viti 1990. Unë jam krijesë letrare e lirisë. Pa të, natyra si imja nuk kishin zgjedhje, ose burg, ose heshtje. Më mjaftuan vitet e fundit para 90-tës ta provoja këtë.
16.A ekziston një Shqipëri europiane dhe një orientale?
Është një përzierje, shprehja është europiane, sjellja është gati orientale.
17.Bestytnitë: i njihni, i sundoni apo ju kontrollojnë?
I sundoj, por ndodh që gjejnë ndonjëherë të çara te dobësia ime.
18.Haxhi Qamilin, ndër të tjera, e kanë quajtur Princ të gjurulldisë. M’anë tjetër regjimi i Enver Hoxhës e paraqiti lëvizjen e tij si kryengritje të vegjëlisë…
Është një vit (1913-1914) që e njoh mirë, kam vite që e studioj. Haxhi Qamili është periferik, para thelbit të çështjes: A u vu shqiptari të vrasë shqiptarin në kohën e Princ Vidit? Nëse po, a quhet kjo një luftë civile? Nuk ka qenë një kryengritje e vegjëlisë, ka qenë një rrebelim i mirëfilltë kaotik. Por me habit diçka e asaj kohe. Mes kërkesave që “haxhiqamilsat” kishin ndaj qeverisë së Vidit, kishte edhe të tilla: “Duam rrugë” dhe “Rroga e mësuesit të bëhet më e madhe se e hoxhës”. Tani pas njëqind vitesh, rroga e mësuesit është ende më e vogël se e hoxhës.
19.Komunizmi është në kundërshtim me natyrën njerëzore, thotë Ernest Renan…
Unë kam një roman, të katërtin, me titullin “Ku je?”. Është skaneri i asaj kohe, aty e shpjegoj gjithçka në mënyrë gati shteruese.
20.“Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë”… premtim romantik apo përshkruese e rolit të Diasporës në jetën e Shqipërisë?
Në kohë të caktuara Diaspora ka mbajtur thelbin tonë, ndoshta kjo shpjegon edhe këtë shtegtim të shpeshtë të mendjes që kemi.
21.A mendoni për vdekjen?
Po, ndonjëherë. Nuk do të doja të vdisja në gjumë, sepse ashtu nuk u them dot çastin e fundit njerëzve që dua se sa i kam dashur. Unë dua që ta them këtë.
22.Për këtë diell! apo, për Zotin!?
Për këtë diell!
23.Nëse do të zgjidhnit një epitaf për kryet e varrit tuaj…
Diti të ishte njeri!
24.A është i paragjykuar Kanuni?
Përderisa vepron ende, qoftë edhe i fragmentarizuar, është ai (ose fuqia e tij) që paragjykon ligjet tona, organizimin e shoqërisë sonë, bën sarkazmë me pafuqinë e saj. Ose diku kemi deformime të pariparueshme. Duhet të ishte relikte, po ja që nuk është.
25.Çfarë u ndodh kur bëheni koniciane e mendoni “ky vend nuk bëhet”?
Mund ta mendoj shpesh, por fakti që asnjëherë nuk ika me gjithsej, edhe pse jam një qytetare europiane prej vitesh, do të thotë që besoj se ky vend edhe (mund) bëhet.
26.Kur dëgjoni “o sa mirë me qenë shqiptar!” si ndiheni?
Më ngjan një frazë idiote. Cili komb nuk ndihet krenar për atë që është. Po të mos ishte kështu, nuk kishte pse në Zwaziland të martoheshin me ceremoni të veshjeve dhe me ritet shekullore, edhe pse i kanë të gjitha markat në shitore. Kur dëgjoj fjalën “shqiptar” po, kam ndjesinë e qenies me identitet.
27.Kriza, ka bërë që në aula të ndryshme, kuptohet të majta, të formulohet ideja se kapitalizmi si rend ka dështuar, dhe nuk mund të kërkohet dalje nga kriza me mjetet e një sistemi që e solli krizën. Në ç’lloj krize jemi në fakt: shpirtërore, morale, financiare apo sistemike?
Nuk jam e sigurt, por mbase e ka thënë Churchill: “Diktatura është këllirë, por edhe demokracia mban erë”. Nuk e di nëse njerzimi do të mund të shpikë më rende të tjerë shoqërorë. Ne jemi në një krizë të thellë morale, që po e shkatërron botën me një shpejtesi marramendëse, ajo e pjell edhe krizën financiare, dhe atë shpirtërore. Kam drojë se do të ndodhin shumë shpejt ndryshime të mëdha, lëvizje të mëdha të popullsisë së botës, nga kushtet klimaterike, nga luftërat, që do t’ia ndryshojnë rendin botës.
28.Një teolog e ka përkufizuar besimin e tij në Zot si zgjedhje të misterit në vend të absurdit, që do të ishte mosbesimi. Ju jeni në mister apo absurd?
Zgjedhja e misterit më ngjan një sjellje naïve dhe disi përulëse, por edhe përkufizimi i të kundërtës si absurd, është kategorik. Unë barabitem në të vërtetë në një ndjesi mes të dyjave, se ka një rregullator i kurdisur nga perfeksioni kjo bota ku jetojmë, si të thuash, jam gati-gati agnostike. Jam idhtare e shkencës, çfarë do të ishim pa shkencën? Meqenëse kam përshtypjen se ky mister ndonjëherë e ka ndarë shtëpinë me terrorin, dhe është në vetvete një formë diktati, mbaj një lloj distance nga përfshirja në të; e shoh si filozofi e prodhuar nga nevoja e përhershme për purifikim shpirtëror, dhe e respektoj si të tillë.
29.Fan Noli dhe princi gjerman von Wied kanë qenë më jetëshkurtërit në pushtet ndër ata që kanë qeverisur Shqipërinë. Pse kështu?
I pari ishte aq i madh, sa nuk e nxinte rasoja e pushtetit; i dyti ishte aq i vogël, sa i binte shumë e madhe. Një personazhi im në romanin historik që po shkruaj për atë kohë, thotë për Princ Vidin: “Ai nuk di ç’të bëjë as me gjatësinë e vet”. Ndonjëherë më duket se këtë problem e ka edhe kryeministri ynë i tanishëm.
30.Ndër gjërat që ndalojnë fetë, cila është më e pandalueshmja?
Seksi në agjërim, duket denatyruese.
31.Ka një debat rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do dhe si mund të mbijetojë?
Nëse është fjala për shtypin si letër, po, është në fazën e fundit të ekzistencës së tij. Dora e fundit e fanatikëve të letrës, do të vdesin. Por jo media vetë. Do të ndryshojë mediumi, por jo thelbi. Madje kështu ka edhe më shumë lexues. Ky proçes ndodhi më shpejt se ç’po ndodh me librin, për vetë natyrën e medias. Unë, një njeri i dashuruar me letrën, ble gjithnjë e më rrallë gazeta. Por me librin nuk më ndodh; ndoshta sepse ndër fragrancat e mia më të dashura, është letra e librit të saposhtypur, nuhuritja e së cilës hyn tani te kenaqësitë e mia. Nuk mendoj se në ekran librat kanë atë aromën e autorit, për të cilën flet Amos Oz.
32.Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni dhe kujt?
Clarice Lispectorit: “A ke ti pengun e të qenit grua?”
33.Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë?
A nuk mendoni se skrupujt ua kanë mpakur jetën?
*Revista Mapo
Flutra nderroje mbiemrin se e ke turk
Do ta nderroj kur ta nderrojn edhe “helenet” Karaman-lis Kara-xhaferis Bajraktaris etj etj turq qe sillen rrotull ne ate hale hibride qe quhet Greqi
Eshte e ardhur ketyre aneve ere Fotaqi si puna jote e shume te tjereve te sojit tend
Femra me budallacjke qe kam njof
Fjala Tamam nuk esht shqip o idiote , esht turqisht
Antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve!
sorre arabe,vari kkkkkkkk…………………..betohet per diellin!!!!! e jo Zotin………!!!!!
mish me dy sy qe fatkeqsisht ndyn shqipen………….
Flutura qenke nje kare komplete koke e kembe.
Lum si ne qe kemi.karesha te tilla
Eshte deshperuese se si ndodh qe te mos beni ne cdo rast gafa te ketij lloji. Nenkuptohet qarte qe Flutura e ka fjalen per Zvicren kur permend Zwaizland-in por dikush: Flutura vete, Lela ose ai/ajo qe e ka transkriptuar, ja ka mbytur kot. Zwaizland eshte nje vend i vogel si “ishull” brenda territorit te Republikes se Afrikes se Jugut.
Eshte e zonja dhe e drejperdrejte dhe shfaq pamjen e mire te gruas shqiptare.
Sa mire do te ishte te kishim me shume Flutura!
Flutura Ac ka-ban ! O Sa mire me kene Shqiptar! Sa Bukur qe tingellone.Plote
ndjenje dhe nje Gjak. E si mund ti konsiderosh Idiotesira keto moj Fycke?
Shprehja O sa mire… eshte Fryma e bashkimit,se jemi shperndare jo per fajin tone.
Me e spikatur kjo shprehje shkone per Ata qe e kane udhehequr kete Komb.qe vec udheheqje nuk mund ti thuash.
Jemi ne Shek.e 21 dhe Jetojme ne Trojet tona te Coptuara,Diku ne Mal te Zi,diku ne Maqedoni, Ne Kosove e ne Shqiperi.
Po kush me mire se tek Ne Perdoret ajo Shprehje Brilante?A nuk duhet te jemi Nje te pandare dhe te mos
mjaftohemi vetem me Shprehjen?Luftrat i kemi bere Bashke,Flamurin e kemi ngritur Bashke.Pavaresine e Shpallem Bashke.Gjuhen e kemi nje te perbashket.Atehere cilen nga keto quani Idiotesi?Nese e ke fjalen per Parite tona qe e katandisen keshtu kete vend -Je ne rregull.Por te ma quash mua shprehjen-Idiotesi! Vetem nje idjote mund ta thote.Fatkeqesi,Me Njerez si ju Idiotesira do perjetojme.
Pergjigje te menduara me pare dhe shihet nje ego per ti adresuar vetes nje zgjuarsi te rradhe , pir kjo te gjitha pergjigjet i ka te shtirura dhe fallso rasti me flagrant edhte kur i ben pytje gazetarja a me mire me jetuar te mistershmen apo absurden fill shpik nje pergjigje absurde te ndermjetmen kur ketu kemi dhe duhej nje pergjigje nga ata te dyja .Por ne Shqiptaret e kemi ne gene mashtrimin dhe te pa verteten e ndergjegjes se vete dhe kjo eshte e pa ndergjegjshme ne ate qe thote dhe shkruan sepse krenaria dhe fudolleku eshte nena e te pa vertetes dhe e perçmimit qe mundohet me treguar si merite e saje .Kjo eshte amatore dhe lokale me shkrimtaret e medhenj ose filozofet boterore rreth çeshtjes fese as ata skane mundur me mendimet dhe argumentet e tyre te mposhtin fene me argument dhe pretendon kjo qe dja lexojne as dhjete vete librat vetem ata qe ju ka dhuruar kjo liturgjine e fese e ndjekun me mijera ne dite ne Shqiperi , kurse kete rradhe kush e lexon .Njerezit nuk jane budallenj qe besojne ose nuk beson akoma por ke nje kulture Kristjane eshte sepse gjithcka behet aty eshte me e besuedhme dhe praktike dhe eshte model se si duhet te jete nje familje e Krishtere larg enderrimeve dhe egos qe nuk te lene me jetuar diten e sotme si Açka ka deshire qe gjithe njerezit te jetojne me imagjinata deri diten kur vdes edhe atehere kishte deshire mos me vdeke naten por me i kerku Zotit du vdeke diten ka deshire me dite diten dhe oren kur vdes ,ne nje kohe qe Zoti thote rrini zgjuar se nuk dihet kur vjen casti , se po te ishte si thite kjo njerezit do kishin bere shume poshtersi si kur ta dinin kohen kur vdesin .Ti ke Zotin tend ishalla ta ploteson deshiren .
.Syte zjarr e mendjen plot. Shiko cfare thote per princ Vidin: “Ai nuk di cfare te bej as me gjatesine e vet”, dhe pastaj cvendoset ne ditet tona: “si kryeministri jone I tanishem”.
Nje zonje e ndricuar.
…kultur siperfaqsore interviste tipike per dike qe udheton ne tren apo avion dhe haron cka ka thene e intervistuara posa zbret nga treni dhe ose avioni..ste ngelet asgje ne memorie..flet pa analize risku per pasojat qe thote…na ruajt dielli nga e skuqura…e vetmja e mire e saj eshte se nuk tregohet anonime..
Ore si nuk u beme njehere njerez lereni moj vajzen te shprehet, ka mendimin e saj ,e shikon jeten me shume ngjyra jo vetem bardh e zi Jo si disa plehra qe vetem shajne nga I pari tek I fundit te ngurte ne boten e tyre pa shkolle te japin edhe mend prandaj Po nxjerr ky popull njerez te zgjuar se ste le TFGS KRUSHOJA AQITHIS me helmin e tyre Po sherbejne ne zhvillimin e shoqerise Shqiptare ,prandaj kot s’thone 3 shqiptare 5mendje.tung
Pse merzitesh!? Ajo thote mendimin e saj (dhe ka shume me teper hapesira dhe njohje ta beje kete) dhe te tjeret,kushdoqofte,shprehin mendimet e tyre! Asgje te cuditshme s’ka ketu!!!
25 vitet e fundit jane: Periudha me e ndritur e botes shqiptare, ku behesh interesant, dhe nxjerr perfitime vetiake materiale – duke share Atdheun ne dhe te huaj. Se ta shash ketu, hajde de.
Pastaj nuk e kuptoj dot kete mendesine komuniste te “antikomunisteve”, qe i ndajne shtet ne otomane, jo otomane, jo perendimore, barbare, komuniste, feudale etj., nderkohe qe tere bota eshte bere me ferman, ose globalisht, kapitalisite. Ne keto kushte, kur te gjithe jane te barabarte mes te barabarteve secili ka te drejten e vet te beje dashuri me ke i do … ose … per femrat. Qe do te thote se asnjeri nuk mund te mare skeptrin, dhe te ndaje dhente e kopese jashte rregullimit kapitalist te tyre. Pra se cfare ben Turqia eshte pune e saj, sikurse edhe Amerika, BE, Rusia etj., etj., nuk na japin hesap neve dhe askujt per punet e veta – e keshtu me rradhe ne bote. Se cfare bejme ne eshte puna tone, dhe nuk u japim llogari te tjereve. Po ne bejme nje M.. Madheshtor qe na ka zene, edhe gojen. Si perfundim: lini llafet, zini punen. Po, puna eshte e lodhshme?! Beni tardhetarin, prostituten, se eshte zanati me i vjeter dhe me i lehte ne bote. Po ku ma ke prostituten, se dine ta mbajne gojen qepur dhe shalet hapur. Keto intelektualet tane i mbajne te dyja hapur sa nuk po shqyhen dot, se shqyerja merak u ka mbetur. Tung.
hahahahaah, sa bukur e ka thene, tamam fraze idiote, fraze injorantesh…o sa mire me qene shqiptar….hahahahaahahahah, te dhjere, te dhjere
Kur u be dhe gollobordsja me emer insekti te jape mendime. ….dhe mos mbete kurve ne kembe. ..
Ka te drejte ne shume gjera.Otomanet e rinj,gjithnje e me shume po shtohen.Urdherat u shfaqen nga Anadolli,pritet vetem te zbatohen.Shume e me shume fetare kokeshkare ne Kosove dhe Shqiperi dhe e ardhmja eshte e dhjere.Ata fetare nuk deklarohen shqiptare,sepse me pare thone jemi muslumane .Zullum dhe plehra ngado,politikane hajdute dhe batakcinj dhe nje popull servil,qe voton vazhdimisht kete klase te degjeneruar politikanesh.Kosove e cliruar pas shekujsh nga miqte amerikane dhe angleze,por shume e me shume “shqiptare” i urrejne dhe s`duhan tia dine se c`sollen .Sulmohet parlamenti ne Kosove dhe dokumentat e Wikiliks tregojne lidhje me Erdoganin te palacos sulmues.(“Kosova dhe Shqiperia jane Turqi dhe Turqia eshte Kosove dhe Shqiperi”-tha baba).Ngerc politik ne Shqiperi me reformen ne drejtesi dhe ne prape votojme ata dhe zihemi me njeri-tjetrin per Salen,Nanon,Ramen,Meten etj.Nuk ka rrugezgjidhje per shqiptaret dhe e keqja me e madhe jane vete shqiptaret servile pordhace,qe lepijne bythen e me te fortit dhe me te pasurit nga mengjezi gjer ne mengjezin tjeter.Oh sa mire me qene shqiptare….fallco dhe momentale.
Moj flutur po cke moj xhane qe e cileson ndarjen veri jug si te ardhur nga komunistet .Mblidhni moj mendjen jo cdo inat personal me ate regjim ecfaqni vend e pa vend ,si ti ,LUBONJA NGJELA.
Ne fakt komunistet ishin te vetmit qe e zhduken ndarjen veri-jug! Ceshtja eshte e thjeshte : ANTIKOMUNIZMI ESHTE VIRTYT I MASKARENJVE (ose budallenjve) ?
qe eshte idjote thenia o sa mir me qen shqiptar jashte botes shqiptare kjo ska per koment vec ka kuptim brenda botes shqiptare per te rritur krenarine vetiake.une pranoi te them ”kemi qene jemi dhe dote jemi,shqipetar”.flutura eshte reale ne botkuptimin e saj edhe ne raport me besimin.
– Po, po .. shume e vertete … fraza: “O samire me qene shqiptar” eshte krijuar nga Kosovaret ( Myslyman fanatik … ) !
– Shqip[eria ka patur djeter edukate shume here me lart se Kosova, por tashme me hapjen ka bere qe dhe ne Shqiperi te futet nje frymezim i tille.
– Shqiperia eshte shume here me prane me kulturen EURPOIANE se sa Kosova.
Te mbaj mend moj flutura qe ne fillimet e tua
Po njeriu me ATO mend qe lind vdes
E di si u thone nga elbasanit atyre si puna jote
BELEGE
Ose fycke
U Bo b jote me na djone men.
Kjo goca osht bullgare,,,,,,nejse, ka te drejte kur thote se regjimi komunist thelloi ndarjet lokaliste
Edhe neper filma jepeshin personazhet negative duke folur gegerisht,,,,,,,ndersa komisaret flisnin gjithmon gjuhen e gjysopinges
Po o Loni e vertete eshte kjo qe thua ne filmat shqiptare per Luften. Ja psh Dritan Shkaba (Rikard Ljarja) te filmi “Komisari i drites” fliste dialektin mirditor te Terbacit! Ose te filmi “Prita”,komisari partizan (Ndrek Luca) fliste dialektin pukjan te Beratit.ose te “Toka jone”, Murrashi (Vangjel Heba) fliste dialektin durrsak te Bilishtit. Ose te filmi “Radistacioni”,komisari (Rikard Ljarja) fliste dialektin verior te Skraparit,ndersa ne filmin “Shtigje lufte – Kanani” ishte Shabani (Robert Ndrenika) qe fliste dialektin tirons te Lushnjes….
Nga ana tjeter te mos harrojme psh te filmi “I teti ne bronx” ai ballisti Sali Protopapa (Pirro Mani) fliste dialektin korcar te Pukes,apo te filmi “Lulekuqet mbi mure”,ai kujdestari (Kadri Roshi) fliste labce nga Tropoja,po te filmi “Asgje nuk harrohet” ai ballisti i konvertuar (Jani Riza) a nuk fliste dialektin devollice te Koplikut…
Keshtu pra keshtu o Lon Bajga, A JU RRNOFTE FARA gjithe ju halabakeve te ketij vendi, o kolaboracioniste te felliqur e antishqiptare te ndyre ?
“Tamam” s’me rri tamam?! – ky quhet paradoks filozofik.
Jeni lodh shume per ta gjetur kete bibe? Kjo do e shteroje ceshtjen e neo-otomanizmit? Kjo do e beje reformen e Tanzimatit dhe shtetin pa Kalif te Ataturkut?
Po sa serioze e keni bere. Me interviste e gjera. Ju shpelafte nje mortje. Si ishte ajo fjala tjeter Aht- ..sha robt!
O lela po kur permendin dielli
Apo betohesh per henen
Po ik o pirdhu mi se na cate trapin
Nejse, dikush t’i thote se eshte e bukura dhe e mencura e dheut (kjo duket dhe nga libri i selfie-s), qe te na lere rehat per ca kohe. Boll beri si gjithologe, se na i zhyti akademite ne m..
une si psikolog lexova mendimet e saj qe eshte mes depresionit psikologjik dhe atyre 50.000 putave qe jane perdhunosur ne evrop
Shume çeshtje, problematika, tema etj diskutohen egersisht! Po synuam vleren, te miren ose te verteten me e mira do ishte te shpreheshin specialistet perkates. Por! edhe keshtu do ti etiketojne me gjithfare dyshime e sharje.
Shqiptaret historikisht kane patur “Oden e burrave” nje parlament ku flisnin e ligjeronin te urtet, te diturit dhe te tjeret degjonin dhe zbatonin fjalen e dhene. Kemi ngaterruar cdo radhe e vlere. Une jame nje si Ju!. Psh. dua te them edhe une nje mendim se kur erdhen mongolet e Xhighis Khanit nuk gjeten shkretetire por kulture. Dhe jo çdo fjale qe perdorin turqit sot eshte turqizem por mund ta kene huazuar nga gjuha pellazgo-Iliro-Shqiptare. Dua te them se dhe zonja Flutura duhet te thellohet ose te studioj me shume qe te shprehet publikisht ne forme rastesore.
Jemi viktime e debateve televizive. Lidhja me e vyer eshte ajo e Trurit me urtine. Me e lehte eshte gracka e “te drejtes se fjales” qe i ngjan nje llomotitje ose ngjason me zhurmen nga fundi kurrizit! Mirekuptim e shqiptari.
Historikisht quhet KUVEND jo “ode burrash”!
Fjala “ode” eshte turqisht dhe do te thote “dhome”!
sa ma fort ta shkerdh kete popull ,me sh krenar eshte, mire te na behet se ju perbeni shumicen