Burg përjetë dy agjentëve të UDB-së

14 Gusht 2016, 13:42Rajoni TEMA

Që shërbimi sekret jugosllav UDB-ja ka qënë organizatë kriminale, nuk ka kurrfarë dyshimi. Këtë më së miri e dëshmon edhe Gjykata e Mynihut (Muenchen), e cila pas përfundimit të gjykimit kundër dy ish shefave të UDB-së jugosllave, Zdravko Mustaç dhe Josip Perkoviq, i shpalli ata fajtor për vrasjen e emigrantit kroat Sthjepan Gjurekoviqit dhe i dënoi me burgim të përjetshëm, njofton agjencia e lajmeve INA.

Autoritetet gjermane në pamundësi të saktësojnë identitetin e atentatorëve, vazhdimisht e kanë përsëritur se ata kanë qënë “vrasës të panjohur”edhe pse shërbimi sekret gjerman ka pasë informacione se UDB-ja zhvillon një luftë të fshehtë në Gjermani dhe në vendet tjera europerëndimore kundër emigracionit kroat, e sidomos ndaj personaliteteve shqiptare, që zhvillonin aktivitete për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.

Trupi gjykues i Gjykatës së Mynihut (Muenchen), në rend të parë vlerëson se shpallja e shqiptimi i dënimit me burgim të përjetshëm ndaj Josip Perkoviqit dhe Zdravko Mustaçit, do të inicojë procese ballafaqimi me të kaluarën jo vetëm në Kroaci por edhe në viset tjera t ëish Jugosllavisë, ka theksuar gjykatësi Manfred Dauster, duke dhënë arsyetimin e aktvendimit. “Deri te ky process para këaj Gjykate ka ardhur vetëm për ate sepse kjo nuk është bërë më përpara në Kroaci. Ne këtu nuk shtrojmë e pyetjen pse ka ndodhur ashtu”- ka thënë gjykatësi Dauster.

Vrasja e Stjepan Gjurekoviqit ka ndodhur më 28 korrik të vitit 1983 dhe të dy tashmë të dënuarit me burgim të përjetshëm (Zdravko Mustaç dhe Josip Perkoviq) i kanë njohur shumë mirë rrethanat e athershme si dhe kushtet, kur Mustaç ka qënë udhëheqës politik dhe pjesëmarrës në vrasje, ndërsa Perkoviq ka bërë planifikimin dhe ka qënë logjistikë për realizimin e vrasjeve, duke shfrytëzuar edhe “shërbimet” e bashkëpunëtorëve.

6 komente në “Burg përjetë dy agjentëve të UDB-së”

  1. O Popull shqipfoles ne Shqiperi e Kosove, por dhe ne mbare Boten, ky Josip Perkoviq eshte kurshuriri i Lirie Ramaj Berisha (nenat kushurira te para). A doni me per Salih Berishen dhe familjen e tij. Vazhdoni ta mbani akoma…vazhdoni, se se shpejti FBI-ja do nxjerri gjithcka kriminale te tij, familjareve dhe farefisit te tij qe nga Dhjetori 1990 e deri sot.

    1. Pelasgian says:

      E dime qe eshte serb e kalu serbit ….ti mos mbaj shpresa ke te tjeret por tek vetja jote .

  2. NICK says:

    PO PER VRASJEN E JUSUF GERVALLES TE VELLAIT DHE KADRI ZEKES NGA UDB NE 17 JANAR 1982 NE UNTERGRUPENBACH (Gjermani) DO TE GJYKOHEN FAJTORET???

  3. toni says:

    Ne Shqiperi qe nga 1944 UDB udheheq popullin shqiptare. Dhe shqiptaret vazhdojne akoma te jene ne gjume.

  4. Rita says:

    Besoj dhe shpresoj se ka ardhur ora e zbulimit te vrasesve te grupit “Gervalla ” !!Ngjarje tragjike qe ka ndodhur nje vit me pare se vrasja e mesiperme e kroatit !! Vrasesit flisnin shqip ,,,deklarate e njeriut nr 1 te atyreve viteve , te diktatorit Miloshevic !! Po urdherin kush e ka dhene ?????? Nje ish peronalitet i larte i Kroacise u ndalua nga autoritet gjermane te fliste ne nje mbledhje me emigrante kroate e kosovare ,,pasi dinte shume e do te fliste shume !!! Dhe ndalesa pse ju imponua nga autoriteter gjermane ?????

  5. Fori says:

    Po Sali gerdalles qe i ka sherbyer tere jeten UDB-se kur do t’i vije rradha ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje