FOTOT/ Bashkia e Tiranës vendos çezma të reja te Parku i Liqenit, Veliaj: T’i mirëmbajmë

14 Gusht 2016, 16:55Sociale TEMA
FOTOT/ Bashkia e Tiranës vendos çezma të reja te Parku i

Të gjithë ata individë që zgjedhin të kalojnë kohën e lirë në ambientet e Parkut të Liqenit Artificail do të kenë mundësi që të përdorin edhe çezmet e reja të vendsoura nga Bashkia e Tiranës.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit sëbashku me ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë kanë vendosur çezma të reja që do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim në rrjetin social “FacebooK” kërkoi nga qytetarët që të ruajnë investimet, pasi vetëm me punë dhe kujdes do të ketë një qytet më të mirë.

“Mjeshtrat tanë të Agjencisë së Parqeve instaluan çezma të reja. Të gjithë ata që duan të freskohen e shuajnë etjen apo pastrohen pas një loje janë të shërbyer me ujë të pastër, të pijshëm e të rrjedhshëm 24/7. Lutemi t’i mirëmbajmë e t’i përdorim me kulturë!”, tha Veliaj.

1 komente në “FOTOT/ Bashkia e Tiranës vendos çezma të reja te Parku i Liqenit, Veliaj: T’i mirëmbajmë”

  1. Profesori says:

    Koncepti i Veliajt eshte teper i vjeteruar ne lidhje me vendosjen e cesmave per uje.(sigurisht jane marre me tenderim) E rendesishme eshte qe ne Kodrat e Liqenit te mund te vendosen WC publike! Njerezit mund te shetisin apo te bejne vrap duke patur uje(lengje) me vehte, por nevojat personale s’mund te “merren kudo me vehte”! Vendosja e WC publike ne Tirane perfshire edhe Kodrat e Liqenit,perben problem madhor per popullesine e Tiranes duke futur ata qe vijne nga rrethet apo turiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje