Vdekja misterioze e shqiptarit në Greqi, reagon Ministria e Punëve të Jashtme

15 Gusht 2016, 18:36Rajoni TEMA

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me vdekjen misterioze të 29 vjeçarit shqiptar Pëllumb Marnikollaj në një komisariat të policisë në kryeqytetin grek Athinë.

MPJ deklaron se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi ka kërkuar nga pala greke bashkëpunimin e menjëhershëm dhe maksimal të të gjitha organeve ligjzbatuese.

Ambasada shqiptare në Athinë do të ndjekë në vijimësi këtë çështje në çdo instancë dhe do të vijojë t’i gjendet pranë të afërmve të viktimës.

“Pala shqiptare mbetet në pritje të rezultateve paraprake të hetimit të nisur dhe bashkëpunimit të plotë të autoriteteve greke, duke rezervuar të gjitha të drejtat për trajtimin e mëtejshëm të rastit”, thuhet më tej në deklaratë.

1 komente në “Vdekja misterioze e shqiptarit në Greqi, reagon Ministria e Punëve të Jashtme”

  1. Alban Dardani says:

    – — BRAVO MPJ. shyqyr qe u bere jall …nje here..!!!
    — KUJTOJENI PAK DHE QEVERIN SHQIPTARE… ..
    –. CFAR BERI PER GJETJEN E ATYRE QE VRAN 17 VJECARIN TEK MBLIDHTE PLERAT…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje