Njihuni me qytetin ku rroga është 1200 euro, nuk ka polici dhe papunësi

16 Gusht 2016, 13:56Lifestyle TEMA
Njihuni me qytetin ku rroga është 1200 euro, nuk ka polici dhe

Në Spanjë është një qytet i pazakontë. Nuk ka polici dhe krime për shkak se nuk ka të papunë.

Bëhet fjalë për qytetin Marinaleda dhe ndodhet pak kilometra nga Sevilja.

Popullsia e këtij qyteti është 2750 persona dhe 2650 prej tyre punojnë në kooperativë dhe secili merr një pagë prej 1200 euro në muaj.

Banorët vetë e bëjnë ndërtimin e shtëpive, kurse materialin ndërtimor jua jep qyteti, prandaj pas ndërtimit paguhet 15 euro çdo muaj, si shlyerje për materialet e huazuara. Qyteti jep edhe ndihmë tjetër për ndërtimin e shtëpive por me kusht që ato nuk lejohet të shiten.

Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse tërheq shumë turistë nga bota.

Ndërsa pjesa tjetër e vendit po përballet me probleme të shumta, qytetarët e këtij qyteti tregojnë se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe e organizojnë jetën vetë.

Harmonia, bashkimi, ndihma e ndërsjellë  janë këto që vlerësohen në këtë qytet. Qytetarët iu kundërvunë ashpër dhe i thanë jo vrapimit të çmendur pas fitimit dhe akumulimit të pasurisë.

3 komente në “Njihuni me qytetin ku rroga është 1200 euro, nuk ka polici dhe papunësi”

  1. Nafija(lora) dybekut says:

    Shqiperia i ka te gjitha po nuk ka popull. Popull pa koshience. Hajdut.
    Hajduteria eshte nje nga elementet qe tregon nivelin e koshiences. Ne jemi pipull hajdut

  2. gazetashitesi me diplome fallco says:

    “Qytet turistik ku 97% e popullesise punojne ne…. ferme”!! Vetem nje gazekar perfesionist mundet te shkruaje pa kuptuar ate qe shkruan.
    “…. qytetarët e këtij qyteti tregojnë se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe e organizojnë jetën vetë.” Po pse o gazekar futesh ne tema qe nuk merr vesh dhe per me teper flet kodra mbas bregu? Jo po do behet e gjithe popullesia e botes fermere qe te jetoje mire!! Po ato autokombajnat e traktoret kush i ben? Palle kari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje