Shqipëri-Kosovë, konsullatë të përbashkët edhe në Bari!

16 Gusht 2016, 19:57Rajoni TEMA

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një konsullatë të përbashkët edhe në Bari të Italisë.

Kjo bëhet me dije nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Konsullata e Shqipërisë në Bari do të jetë në shërbim edhe të qytetarëve të Kosovës.

Partneriteti strategjik Shqipëri-Kosovë thellohet dita ditës përmes veprimeve konkrete në zbatim të planit afat-mesëm të dakordësuar me kolegun e mikun tim Enver Hoxhaj. Faleminderit autoriteteve italiane për disponibilitetin e dëshmuar.

Po vijojmë punën për të konkretizuar së shpejti Konsullatën e përbashkët në Mynih, Gjermani”, u shpreh Bushati.

1 komente në “Shqipëri-Kosovë, konsullatë të përbashkët edhe në Bari!”

  1. ec aty says:

    Merrni roje te dera Andi Bushatin dhe Berat Buzhalen uhahahahahaaaaaaaaaaaaaaa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje