Terroristët e ISIS u larguan nga bastioni i tyre në veri të Sirisë duke përdorur një varg njerëzish si mburojë njerëzore në përpjekje për t’i shpëtuar sulmeve ajrore.
Xhihadistët u filmuan nga një dron i forcave amerikane, duke u larguar nga zona e quajtur Manbij.
Grupet kurde rimorën kontrollin e qytezës strategjike të rëndësishme që ndodhet më pak se 20 milje nga kufiri me Turqinë dhe është pranë një ure të rëndësishme në Lumin Eufrat.
Sipas imazheve, luftëtarët e ISIS mund të shihen të rrethuar nga një varg njerëzish të pafajshëm teksa dalin nga qyteza e kapur.
Terroristët e ISIS besohet se udhëtojnë me motorra dhe automjete ku rrethohen anash nga civilët në mënyrë që mos sulmohen nga ajri.
Ai me zetor eshte Janulla pastaj vijne me rradhe Pucofago, elefteriskepsi,enter klizma fotaqi Claus e te tjere sipas intelektit, ate te funit fare se dalloj dot por edhe atij i mbaron emri me SSSS