Ministria e Financave ka reaguar pas debateve për rritjen e taksës së blerjeve online.
Ajo thotë se kjo taksë është njësoj si vendet europiane.
Deklarata e Ministrisë së Financave
Me miratimin e VKM Nr. 542, datë 27.7.2016 “Për një ndryshim në Vendimin Nr.919, Datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për Miratimin e Dispozitave Zbatuese të Ligjit Nr.102/2014, Datë 31.7.2014, “Kodi Doganor i Republikës Së Shqipërisë”, u ndryshua kufiri i pataksueshëm në doganë për dërgesat e mallrave me karakter jotregtar, të cilat kanë një vlerë të papërfillshme të përcaktuar në vendim, përkatësisht për blerjet online nga interneti në masën 22 Euro dhe për dërgesat nga një individ jashtë Shqipërisë pranë një individi në territorin shqiptar në masën 45 Euro.
VKM ka hyrë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare në datën 3 Gusht 2016 dhe nuk ka fuqi prapavepruese.
Ndryshimi është bërë në përputhje dhe në përshtatje me rregullat e BE dhe konkretisht të Direktivës 2009/132/EC dhe Direktivës 2006/79/EC, në respektim të rregullave të konkurrueshmërisë në tregun rajonal, europian por edhe në tregun e brendshëm.
Në zbatim të parimeve bazë të aplikimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ky tatim është një tatim mbi konsumin që si I tillë, aplikohet mbi cdo mall që importohet në territorin e Shqipërisë. Në zbatim të këtij parimi si dhe për të evituar informalitetin në rastet kur dërgesat e tilla përdoren edhe për qëllime tregtare, të gjitha vendet e BE dhe rajonit kanë standardizuar rregullin duke rishikuar kufirin në jo më shumë se 22 euro.
Në tabelën më poshtë renditen të gjitha vendet anëtare të BE dhe kufiri përkatës (në rastet e vendeve me monedha të ndryshme, i ekuivalentuar në euro) ku shihet shumë qartë se edhe vendi ynë e ka harmonizuar këtë kufi me të gjithë vendet e tjera të BE dhe të rajonit.
Tab.1. Kufiri për përjashtimin nga TVSH për mallrat e importuara – vendet e BE
Shteti Kufiri i pataksueshem (ekuivalent me monedhen vendase)
Austria 22 euro
Belgjika 22 euro
Bullgaria ~15.34 euro
Kroacia ~ 20.85 euro
Qipro 17 euro
Republike Ceke 22 euro
Danimarka ~10.75 euro
Estonia 22 euro
Finlanda 22 euro
Franca 22 euro
Gjermania 22 euro
Greqia 22 euro
Hungaria ~18.82 euro
Irlanda 22 euro
Italia 22 euro
Letonia 22 euro
Lituania ~21.72 euro
Luksemburgu 22 euro
Malta 22 euro
Hollanda 22 euro
Polonia 22 euro
Portugalia 22 euro
Rumania 10 euro
Spanja 22 euro
Sllovakia 22 euro
Sllovenia 22 euro
Suedi 22 euro
Mbreteria e
Bashkuar ~19.23 euro
Rajoni
Kosova 22 euro
Maqedonia 22 euro
Në sqarim të qytetarëve lidhur me procedurën që do të ndiqet në vijim, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim dhe koordinim me Postën Shqiptare po zbardhin procedurat me qëllim thjeshtësimin e tyre në favor të qytetarëve. Kështu, Posta shqiptare do t’u mundësojë qytetarëve plotësimin e deklaratës doganore elektronikisht dhe arkëtimin e detyrimit doganor. Qytetarët mund ta kryejnë procedurën e zhdoganimit, pagesën dhe tërheqjen e objekteve postare pranë zyrave postare në qytetet ku ata banojnë.
vendet europiane brenda BE nuk paguajne dogane . vetem me vendet jashte BE .
votat gri po paksohen dita dites
Kur ministrin e Financave e ben nje qe me profesion eshte zyshe anglishteje, te tilla karlleqe do degjojme…
Edhe ne rastin qe tabela e mesiperme te jete e vertete, a mund te paguash njesoj si vendet e BE
kur paga minimale ne vendet e BE ka nje 0 + nga paga manimale ne Shqiperi?
po ti spo fut vetem tvsh mor pleh, ti ketyre mallrave deri ne 22 euro po iu fut dhe dogane mor mashtrues ordiner. Ja ku e ke faqen e Komisionit Europian per taksat dhe doganat:
http://ec.europa.eu/taxation_customs/common/buying_online/buying_goods/within_non_eu_en.htm#customs_duty
e thote qarte: “Customs Duty is not due for goods, provided directly to the buyer when their value does not exceed 150 euros”
Ptuuu ndyresira!
Kur dikush me banim ne keto shtete te BE me siper blen online (pra nje italian ne blen ne france, nje francez ne gjermani e tjera) ne cmimin final eshte e perfshire edhe TVSH dhe e vetmja qe ata paguajne eshte ndonje takse doganore per produkte specifike qe varion nga 0.5 deri edhe ne 10%. Problemi eshte se kur blen nje shqiptar online TVSH paguhet dy here (nje here per shkak se eshte perfshire ne cmim dhe njehere se e mbledh shteti shqiptar) pasi vetem dyqanet e medha online ta zbresin TVSH kur e nisin mallin drejt Shqiperise, shitesit e mesem e te vegjel si ne ebay, amazon nuk e bejne zbritjen e TVSH kur malli niset drejt nje vendi si shqiperia..
Kur deshiron qeveria thote :ja sa jane tarifat sa te vendeve te BE,komshijve etj.Por per gjera te tjera hesht,p.sh te ardhurat,rrogat etj.Shume loje e piset,sport maskarejsh.
Kufiri 22 Euro vlen per ato mallra te blera nga kompani Online. Kur blen nga nje individ, kufiri eshte 45 Euro.
Te lista me duket se ka dallime. Spanja vertet e ka 22 Euro kufirin por vetem per detyrimin doganor psh. 2.5%. Nga 22-150 Euro nuk ka TVSH, me duket.
PO RROGAT SIVEVROPIANET I KENI JU? PO SHENDETSINE DHE ARSIMIN?
Mos genjeni! une jetoje ne europé dhe blej shume ne Ebay. Asnje takse nuk me vihet! Nqs blej ne USA me teper se 300 dollare athere paguaj nje fare takse simbolike.
Mos genjeni more te paudhe se si dime gjerat.
E gjitha mbulohen me nhe fjale ketu barabar si BE por atje ka nje mije masa lehtesuese me 22 euro nuk blen nje pale pantallona sa eshte dogana per nje pale pantallona ose per nje materjal qe kushton 100 euro ose 200 nuk dihet te kalon dita duke u marre me letra zyre me zyre .Ne fakt ka te drejt qeveria nga keta blerje ska rritje ekonomike ngushtoja lakun ketij popull si ne kohe te komunizmit .Njerezit qe kane ditur se çeshte komunizmi qe ne vitet e luftes kane thene do vije koha qe do e merrni buken per nje vrime dhe keshtu e mori populli Shqiptare 50 vjete buken dhe veshjet dhe ushqimet dhe u donte ti deklaroje parate qe bleve pantallonat ku i more .Mos u quditni po ndoll ne Turqi nuk duhet shume mund me i kthyer metodat e fiktatures avasha vash çdo dite nga nhe nen te ri qe kufizon jeten e njerezve dhe nuk kuptihet keshtu vetem kur ta shohin veten ne diktature moderne .
Qe e keni dhjere e kuptuat po hajd si ta mbulojme m. me sh. tani se jane edhe zgjedhjet afer.
Europa ka dyqanet e saj online te amazon, ebay etj. Nuk paguhet asnje taks doganore. Nuk ka asnje kufi cmimi ne blerje. TVSH eshte e perfshire ne cmime qe ne momentin e pare kur paguan. Dhe mbi te gjitha pakoja te vjen ne shpi dhe jo me te pyetme tek filialet e postes.
Vendosni njehere standartet pastaj taksat.
Nese kisha medyshje per voten, tani nuk kam me. Ju poshtersira qe moret 1m vota se do ulnit Tvsh e vezes. I moret shpirtin ketyre njerezve. Ju lumte dhe per ca kohe.
Nuk e kam idene si mund te blesh ne Evrope ne oline!Ketu ne Amerike paguajme taksen e shtetit ku jetojme dhe sherbimin postar varet nga derguesi se ka disa qe e paguajne sherbimin.Mundet dikush te ma shpegoje kete.Falimenderit
Kto jan mashtrime, per te genjyer perdorin transparencen! Kta jan qeveria me e deshtuar ne gjith kto vite. Kta ecin me parimin vete jemi mire, se per qytetaret kta nuk kane asnje qasje dhe ndjesi. Filluan e krahasohen me gjith vendet e BE tani, se berisha ne kohen e vete kish model vec gjermanine. Kta jan turpi i administrimit te shtetit dhe financave te tij.
Si gjithmone moterqiri moderator i Temes nuk i poston komentet e mia. Kjo eshte hera e pare dhe fundit qe une do komentoj apo do ta lexoj kete pacavure me trafik, kjo fale komenteve dhe klikimeve tona.
Nuk i ha me njeri keto pallavra.
Eshte nje ligj rrjepes dhe kaq. keto vende qe permenden jane ne BE pra nuk taksohen online shopping brenda EU. tjetra… e keto vende funksionojne gjigande te blerjeve online si amazon…etj
dhe se treti ne qendrat e tyre tregetare jo online…ka diversitet dhe cilesi mali e jo si ne dyqanet tona qe ka mall kalbaraq me cmime si te hugo bossit….ose per shumicen eshte dyqani i plackave te te vdekurve me emrin Gabi. Kur ky kaqoki ne kry te finanace te plotesoje kushtet per konsumatorin si ne keto vende atehere te llapi per ligje karagjose si ky.
Ok 22 euro, por duhet sqaruar një gjë. Ne mallin e blejmë me gjithë TVSH dhe i bije qe ne ta paguajmë prapë kur e marrim këtu. Athere shteti duhet të na rimbursojë sic e kanë shtetet e BE. Në se ka ndonjë specialist finance të na shpjegojë.
DUHET TA BENIT EDHE ME TE LARTE SE EVROPA SE NE ME GJITHE ATO RROGA QE MARRIM E PERBALLOJME REHAT.
Kafshe te ndyra… Po pse, edhe nese keni te drejte, te ardhurat e shqiptareve jane njesij si te evropianeve more derra?
Qie o breshke qie kete milet se vete t’i ka dhene votat.
ti blen Online , ne vleren totale shitesi shenon vleren e mallit plus kosto transporti ne nje fature qe eshte ajo qe ti paguan, keta te taksojne jo thjesht vleren e mallit por te taksojne Vleren e mallit plus kosto transporti, dmth taksojne edhe edhe transportin qe ti e ke paguar tek kompania e transportit (KOT SE KOTI) del edhe ajo shuraqja e Doganave beqiraj edhe thote do paguani edhe 5 euro per skanim malli ne dogane qe ti marre koncesionari i ndyre i Saliut, del edhe thote qe cilesia e mallit qe ti blen eshte CESHTJE perceptimi duke aluduar e para :Qe nje gje qe Bleresit nuk i duket cilesore Asaj (shtetit) i duket dhe anasjelltas , dmth blije ketu tek tregtari yne se keta i shesin produkte “shume cilesore”, e dyta duke aluduar se mbron edhe Konsumatorin duke harruar qe nese Bleresi nuk eshte i kenaqur me silesine e ka opsionin e kthimit mbrapsht ne shume raste ose , me e keqja nuk ble me po nuk i leverdisi, dhe se fundi keta kane shume per zemer te na paraqesin si etalon direktivat e europes, por nuk na thone se me cfare dokumenti , e numri protokolli europa jep direktiva per keto blerje, e dyta tregu italian , nga ai britanik nuk ka asnje lloj difrence ne pikpamje ofertuese dhe te kualitetit, kurse ketu tek ne per qutete te dores se dyte , apo edhe te dores se pare tregu eshte MEDIOKER, dhe oferta eshte qesharake, duhet te nisesh me mjet per Tirane te blesh dicka te hajrit edhe ate po e gjete………….Ky ishte nje maskarallek rilindas , dhe u be enkas per te goditur ate shtresen e mesme qe po konturohej me mundim te stermadh ne keto 25 vjet demokraci, per mua ka trajtat e nje krimi social