Taksat e larta në Shqipëri, bizneset italiane po ikin

19 Gusht 2016, 17:22Ekonomia TEMA

Shoqata e Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri ka dhënë alarmin se taksat e larta po bëjnë që shumë kompani italiane të ndalojnë investimet, apo dhe të tërhiqen plotësisht nga Shqipëria, duke iu drejtuar destinacioneve të reja si si Maqedonia apo Mali i Zi.

“Investitorët erdhën në Shqipëri për shkak se tatim fitimi ishte 10%, energjia elektrike ishte e ulët. Tani çdo gjë është rritur, madje edhe taksat e Bashkisë janë dyfishuar”, thonë burime zyrtare të Shoqatës së Sipërmarrësve.

Maqedonia dhe Mali I Zi janë për momentin më të preferuarat e investitorëve italianë si për taksat e ulëta, ashtu dhe për mbështetjen që marrin nga shteti. Në Maqedoni, tatim fitimi është ende 10%, ndërsa në Mal të Zi 9%, ndërsa dhe kostot sigurimeve shoqërore e taksat e tjera janë më të ulëta.

Ndonëse në total janë 486 ndërmarrje të reja italiane të hapura në Shqipëri në 2015-n (70% të sipërmarrjeve të huaja gjithsej), burimet zyrtare nga Shoqata Sipërmarrësve pohojnë se po vijnë në Shqipëri kompanitë që në Itali janë në fazë falimenti. Sipas INSTAT rezulton se pjesa më e madhe e kompanive Italiane janë me 1-4 punonjës dhe kryesisht në sektorin e call center. Shoqata thotë se bizneset call center kanë ende interes të vijnë në Shqipëri për shkak të pagave të ulëta dhe njohurive të mira të gjuhës italiane nga të rinjtë shqiptarë, por sipërmarrjet e tjera, që kanë kapitale të lira për të investuar po i drejtohen rajonit.

“Historitë janë të njëjta. Kanë ardhur në Shqipëri për një sistem fiskal të përshtatshëm dhe tani gjenden përballë një sistemi taksash të larta dhe kosto të tjera të mëdha dhe për rrjedhojë nuk kanë më interes të investojnë. Për më tepër i shohin institucionet si armike, që në vend që t’I ndihmojnë u bëjnë presion”, thonë burimet zyrtare të Shoqatës.

Tjetër problematike e hasur së fundmi, sipas sipërmarrësve italianë, janë kontrollet e vazhdueshme, intensive dhe shpesh agresive të inspektoriateve të ndryshme nëpër biznese të cilët pengojnë ecurinë e biznesit sepse administrata u kushton vëmendje gjithmonë e më shumë kontrolleve dhe si rrjedhojë gjithmonë e më pak qëllimit të vetë biznesit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deri në fund të vitit 2014, stoku i investimeve të huaja direkte nga Italia në Shqipëri ishte 526 milionë euro. Pjesa më e madhe e investimeve -122 milionë euro- janë në industrinë përpunuese (fason), më pas renditen aktivitete të tjera të shërbimit kolektiv e social me 60 milionë euro, të ndjekura nga ndërtimi, tregtia, pasuritë e patundshme etj.

Ndonëse në vlerë investimet italiane janë të vogla, ato janë të rëndësishme në drejtim të punësimit, pasi sipërmarrjet italianët mbizotërojnë në dy sektorë të rëndësishëm për hapjen e vendeve të punës, tekstilet e këpucët (direct ose indirekt përmes nënkontraktorëve shqiptarë),  dhe vitet e fundit është zhvilluar ndjeshëm aktiviteti i call center.  Industria e tekstile e këpucëve punëson sipas INSTAT mbi 50 mijë veta, kryesisht të shtresave në nevojë, ndërsa numri I të punësuarve në call center vitet e fundit ka arritur në 25 mijë, sipas tatimeve.

Monitor

6 komente në “Taksat e larta në Shqipëri, bizneset italiane po ikin”

  1. TJ says:

    Nuk kane paguar kurre! Vetem kane paguar nen dore Berishen! Antishteti mafioz po jep shpirt!

  2. samir mane says:

    Futja pordhes ,shkrimtari ne fjale nuk e njeh realitetin.
    Ne Shqiperi vin pak firma serioze italiane sepse firma italiane qe investojne ne prodhim nuk ekzistojne.
    Firmat tregtare blejne produkt te gatshem ne vendet ku ka industri dhe prodhimtari te mirfillte.
    Ne Shqiperi ka kushte ideale per puntori.taxa monimale .ne malin e zi paga e punojsve eshte dyfishi dhe nuk ka fuqi puntore per fasoneri.
    Ne maqedoni firma ka me shume shpenzime se ne shqiperi…tatim fitimi 15 me 10 nuk eshte kurgje.
    Nqs doni te beni shkrim me nivel kujtojani qeverise te investoje ne fabrika qe prodhojne ne lende te para qe shpiptaret te mos jene peng i krahut te punes.shteti e fillon cdo pune si fillim…

  3. Kritiku says:

    Ju gazetare, me dy klase shkolle, mos mbeshtesni thashetheme te tilla, qe gjoja po ikin sepse u rriten taksat. Ata qe ikin, nuk erdhen per te zhvilluar veprimtari te rregullt, por nje pjese e madhe e tyre per te lare parate e pista. Mbas nje fare kohe kur tani del hapur qellimi i tyre, per te cilen erdhen, ata nuk e shikojne si te pershtatshem qe te rrine, por ikin diku tjeter. Kjo gje njihet dhe shfrytezohet shume nga ato firma qe jane fiktive. Nuk eshte e vertete qe keto firma ndihmuan ne hapjen e vendeve te punes, sepse edhe ato qe punesonin disa njerez i paguanin si skllever. Ato firma italiane qe erdhen ne kohen e qoftelargut Berisha, ishin te lidhur me vete korrupsionin e familjes se tij. Tani qe nuk i le njeri qe te livadhisin ashtu siç kane bere deri tani, ata gjoja gjejne preteksin sepse po rriten taksat. Prodhimi ne Shqiperi eshte akoma shume i ulet nga ana e kostove, duke krahasuar me vendet e tjera te Europes.
    Beni gazetari serioze, ose shkoni dhe beni ndonje pune tjeter, te pershtatshme!

  4. corape kuqi says:

    Rama u tha ketyre hajdeni ne shqiperi se do gjeni parajsen

    1. ke te drejte o corape grisur,,,, parajsen e gjeten kur ishte saliu,,,,punetore 80 mij leksh,,, dhe pa siguracion ne te zeze,,,, tashti ky corape kuqi qe thua ti po ja fut kembet ne nje kupuce,,,, tashti po ikin se i kan mbushur xhepat per 25 vjet me rradhe,,,edhe leket i pastruan,,,, Nje pal kepuce te prodhuar nga keta me rrog 200 mij lekesh, ne evrope shitet nga 80euro e lart, me costo punetore 10 mij leke dita,,,,

  5. mbani papuce ne behar says:

    Rrisni rrogat se na late fukarenj!Pse 25000 leke ju duket shume juve?Kjo page eshte skamja se me poshte behesh lypsar!Juve ju behet qejfi qe ka krahe pune Te mire dhe mbushni barkun me buburreca…!Rrisni pagat !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje