Pashë një film shqiptar, një nga ato punimet e studentëve, me metrazh të shkurtër.
Katër personazhe.
Prostituta, sekseri, tutori dhe klienti.
As i pari, e as i fundit.
Edhe me metrazh të gjatë, edhe nga producentë e regjisorë të njohur, edhe me më shumë para, kuptohet, e njëjta gjë.
Në mani për të bërë filma vetëm me pristuta, kriminelë, trafikantë droge, emigratë që shesin vajzët e shokëve dhe kushërirat, emigrantë që vjedhin shtëpitë e vendasve…
Eshtë e vërtetë? Patjetër që po! Por a duhet që ta hedhim doemos në ‘art’ këtë gjë? Pse jo, është realiteti ynë.
Por jo gjithmonë. Madje mendoj se tani jo. Tani kemi nevojë për tjetër gjë.
Jemi një shoqëri në llum, në fund të pusit, në pesimizëm total, në depresion, pa shpresë, pa dritë, pa busull se nga duhet të ecim e ku do të arrijmë.
Me një klasë politike këmbë e kokë e korruptuar. Arti e ka për detyre t’i vijë në ndihmë shoqërisë. T’ia kurojë plagët dhe jo qelbit t’i hedhë më shumë baktere, kënetës më shumë llucë dhe zjarrit më shumë benzinë.
Shoqëria ka nevojë për optimizëm, ka nevojë për pak më shumë jetë, shpresë, ka nevojë t’i promovohen vlerat, tradita…
Shteti paguan para për t’i bërë këta filma, para që vidhen, ca nga ata që i japin, ca nga ata që i marrin dhe pak shkon për të prodhuar këto pocaqi që quhen filma.
Shteti e ka për detyrë që të financojë prodhime që i shërbejnë shoqërisë dhe sot shoqëria nuk ka nevojë për këto gjëra.
Do të thoni që arti është i lirë dhe ç’punë ka qeveria?
Patjetër. Por po ju them se jo vetëm kinemaja që bëhet me paratë e qeverisë, por edhe Hollyëood-i që i bën filmat me paratë e veta, i “nënshtrohet” nevojave dhe interesit të shoqërisë.
Shoqëria amerikiane doli me hundë në baltë nga Lufta e Vientamit, pasi ikën të mundur, dhe pasi kishin djegur me napalm edhe fëmijët. Por kinemaja, nën këshillat e Reganit të madh iu kthye filmave “heroikë” të tipit “Rambo”, duke i rikthyer Amerikës krenarinë.
Ne nuk kemi çfarë heroizmi të rikthejmë. Por të paktën disa vlera të kësaj shoqërie mund t’i promovojmë.
Ndaj ju që shpërndani paratë për projektet e filmave, mos mendoni vetëm të zgjidhni producentët që ju lënë 30% të parave në dorë.
e drejt!
s ka vec prostitute por ka edhe …. plot
kurva!
Ke te drejte Kakia ne cdo shkrim tendin ka shume optimizem
Cilat vlera (pozitive) te kesaj shoqerie duhet te promovojme???!!! Na thuaj nje, te pakten nje vlere pozitive qe egziston ne kete shoqeri dhe hajde ta reklamojme, ta propagandojme e ta xhirojme edhe film artistik me metrazh te gjate duke paguar kolektivisht si shoqeri edhe koston e xhirimeve?
Fatkeqesisht asnje, asnje vlere pozitive!
Ne te njejten kohe le te leme kryeministrin “rilindas”, klasen politike, socialistet, demokratet me sojin e sorollopet e tyre te shijojne pushimet verore ne residencat e shumta qeveritare ne Durres, Vlore, Dhermi , Himare, Sarande e gjithandej, ashtu si periudhen e diktatures komuniste me parate e popullit(!!!!!), se natyrisht, jane te “lodhur” nga ….. korrupsioni, vjedhjet, matrapazlleqet, qelbesirlleqet, kurvelleqet …….
Ja pra! Ata jane “heronjte” tane! Leshojne edhe ndonje propapagande anti-greke duke u lare ne detin kristal te Dhermiut …… dhe populli ndihet “krenar” me “shqiptarizmen” e politikaneve te vet qe sju “dridhet syri” perballe “armiqve” te perjetshem!!!!!!!!!
Ja psh Klizma e thote me gojen plot: une jam nje idjot kurve
shume e drejte ka edhe kurva perversa drogaxhinje,, pederaste, etj etj,,,
Zotnija ka te drejt ky vend nuk ka vetem prostituta,por ka dhe Zholefina ne Parlament,
Argita ne Bisnes dhe
Monika kuzhinjere ngjalash.
Nuk thuhet kot para nji palle te fort qendron qendron nji kazan pa kapak qi grufullon.
Nji shoqeri qe nuk ka uje me u la e drita me u pa din vetem te boj nji gjo te vetem ne erresin.
..tja rrasin njoni-tjetrin te dali ku te dali.
Grejt Kethrin!
Shqiptart nuk ja rrasin njoni tjetrit n erresir. ata kan Pishtaret e Demokraqies qe ndricojn skutat e pallave ne veprim.
vecse kur nanji pishtar merr teper zjarr i djeg bolet shqiptarzinjve…
HA,HA HA MENTOR KIKIA, MOS TE KA DALE EDHE TU EMRI NE NJE FARE LLOJ PROSTITUCIONI , MENDOHU PAK.
Shumica e popullsise ne shqiperi mendojne dhe sillen si kurva, keshtu qe ambjenti ne shqiperi eshte i persosur per zhvillimin e kurverise
Zero shumezoje me zero Kjo qenka Dhe vlera qe paskemi ?
E adhuroj te verteten Edhe pse shume e hidhur
Por gjaset Kane treguar qe ne te vertete ne nuk kemi Unitet Kombetar per te dale nga Krizat ku na Kane fundosur po Shqiptaret
Servilizmi korrupsioni Fodulleku Idiotesia Kurveria Mashtrimi Genjeshtra Tipare keta qe i gjene ne cdo pellembe te Shqiperise Cfare mund te behet ? Mentori ka trajtuar nje gje shume serioze
Vetem 1 shembul do permend ! Dikush behet Drejtor ose Shef Dhe menjehere i hapen dyert per te bere cfardo lloj pislleku duke i rezervuar Dhe dhomen e Gjumit Kjo eshte rruga me e pershtatshme per shumicen
Sidomos filmat me Cak Norris,i ka kthyer dinjitetin Amerikes pas lufte ne Vjetnam.Ai me karaten e tij te famsheme,i vrau te gjithe sa nuk ka ngelur kembe njeriu ne kembe.Vetem Brus Lei ja mblodhi.
Realitet ,[pr si do dalim nga ky realitet_