Fatura Financiare për përballimin e shpenzimeve që rrjedhin nga reforma në drejtësi është jo e vogël dhe vë në vështirësi buxhetin e shtetit.
Kështu raporton “Vizion Plus” që informon se posedon korrespondencën mes Komisionit të Posaçëm Parlamentar për reformën dhe Ministrisë së Financave. Sipas kësaj korrespondence, rezulton se edhe trajtimi me paga i gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të kryejnë detyrat në institucionet e reja që krijohen kanë një efekt jo të vogël.
“Ministria e Financave thekson se është në vështirësi të mëdha për të gjetur paratë për pagat e magjistratëve. Vetëm për rrogat dhe sigurimet shoqërore të 985 anëtareve te institucioneve të drejtësisë, fondi vjetor që duhet të derdhë buxheti i shtetit është 45 milionë dollarë.
Nga llogaritë e bëra rezulton se paga mesatare e një gjyqtari apo prokurori me sistemin e ri shkon në 3 milion e 300 mijë lekë të vjetra.
Referuar këtyre të dhënave mbi pagën mujore të çdo magjistrati, të propozuar si më lart, rezulton se fondi i nevojshëm për paga dhe sigurimet e detyrueshme shkon në 4.5 miliardë lekë në vit, nga 1.8 miliardë që është aktualisht, ndërsa paga mesatare shkon nga 138 000 lekë/muaj në 330 000 lekë në muaj, pa përfshirë shtesën e pagës për vjetërsi. Kjo faturë rrezikon që të rritet çdo vit, për shkak të shtesës së lartë që ekspertët e Euralius kanë kërkuar për vjetërsinë në punë të punonjësve.
Ministria e Financave është vënë në alarm pasi vjetërsia për vitet e shërbimit rrezikon të shkojë deri në 75% të pagës bruto, ose nëse përkthehet në vlerë monetare, një magjistrat që i afrohet viteve të fundit të punës, rroga i rritet për shkak të vjetërsisë me 2 milion e 470 mijë lekë të vjetra të tjera”, raporton VP.
Progresioni i rritjes së faturës është 4-5 milionë dollarë në një vit pa folur për shpërblimet dhe sigurimin e jetës dhe pronës së magjistratit dhe familjes së tij.
“Nëse bëhet krahasimi me institucione të tjera, paratë që do të dalin për afro 1000 magjistratët nga buxheti i shtetit shkojnë afërsisht me të njëjtin fond që paguhet për të gjithë aparatin e Ministrisë së Mbrojtjes bashkë me forcat e armatosura, numri i punonjësve të të cilës është mbi 8800”, vijon raportimin VP.
Nuk mbaron këtu, pasi është menduar që statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të përfshijë edhe benefite të tjera.
“Projekti përcjell kosto shtesë financiare në buxhetin e shtetit, kosto të cilat nuk janë parashikuar të mbulohen nga burimet aktuale buxhetore. përllogaritja e kostos totale të këtij projekti, nuk mund të vlerësohet tërësisht nga ana jonë, pasi për të realizuar përllogaritjet e nevojshme kërkohet një informacion më i detajuar në lidhje me numrin e personelit civil gjyqësor të grupuar sipas klasifikimeve të paraqitura në këtë projektligj dhe me strukturën e menduar të pagës për çdo klasifikim”, citon VP, komentet e bëra nga Ministria e Financave, e cila ka kërkuar rishikimin e pagave për gjyqtarët e prokurorët, që janë vënë si referencë nga ekspertët e EURALIUS.
kjo,ne kohen kur nje alvanos akoma blen kepuce dhe pantallona te perdorura e ha buke me liste…………..
Ja edhe pederi grek nuk mund te mungoje pa na e marre ne goje edhe sot.
Po pse pak leke merr buxheti i shtetit nga hapja e procedures gjyqsore , ne mos gabohem 12000 leke minimalisht+ shpenzime te tjera gjyqsore, Mos u tallni me njerzit qe nuk paskeni 45 milione usd, taksa me ordinere e ketij shteti mbledh me teper para. Thuani qe nuk po dalin parate per te vjedhur, per te bere reklama e fushata publicitare ne favor te qeverise. Vetem ilir beqja ka dhene me teper leke me koncesione sa te paguani gjykatesit nja 10 vjet.
Vetem te denohen ata qe kane vjedhur dhe kane bere krime! Vetem nga konfiksimi i pasurive te droges krimit,prostitucionit do ta paguajne faturen! Shqiperia ka nevoje per shtet qe, se ka patur kurre!
Këta faktura të majme posht-lart majtas-djathtas dhe pakujdesit e shumta me dashje pa dashje do bëjn paralizimin e vëndit. 1OOO vetë (politikan, biznesmen ) e kan në terezi, të tjerrët i pret lufta civile. Nga dita e sotme 5 vite maksimum. PD-ja i sheh dhe i din shkeljet ashtu si PS-ja që i shikonte dhe dinte shkeljet por mbështesin njëra tjetrën duke u kalavitur në shpatullat e republikës.Rama i Anetës të mos ndjek më tutje korupsionin e Salës së Ram Berishës.
Ju merrni pasurite e paligjshme gjykatesve dhe politikaneve te korruptuar dhe paguani gjykatesit e ndershem.
Me duket teresisht alogjike rritja e rrogave per punonjesit e drejtesise ne nivele te tille te papranueshme. E nese do jete kjo struktura e pagave a do e zgjidhe njehere e mire problemin e moskorruptimit dhe mosnderhyrjeve ? Kam frike se jo pasi gjithmone krimi do te kete gjithmone e me teper para e e tundimi po aq i madh. Nese kj do te ishte zgjidhja per luften ndaj korrupsionit atehere rritja e pagave duhet te behet ne c’do institucion te administrates pasi korrupsioni gelon kudo dhe rreziku eshte i madh edhe sektore te tjere. A nuk rrezikohet jeta e pacenti nga korrusioni ne mjekesi ? A nuk rrezikohet e ardhmja e vendit nga korrupsioni ne arsim apo ne Forcat e Rendit edhe gjetke ? A eshte kjo arsyeja per rritje stratosferike te pagave perkunder mundesive te vendit ? Zgjidhja nuk eshte pikerisht rritja e pagave ne menyre alogjike por nje sistem kontrolli efikas ku disa struktura te kontrollojne sistemin dhe njera tjetren ndersa varesine ta kene nga pole te ndryshme. Faktet dhe realiteti kane treguar se korrupsioni behet pikerisht nga qe paguhen edhe me teper se te tjeret pasi paaraja e madhe ushqen korrupsionin. Edhe sikur nje gjyqtar te paguhet 3-4 milione leke (te vjetra) ne muaj as per se afermi nuk do te kenaqej pasi vetem per te mbyllur nje ceshtje ata kerkojne jo 300 mije leke por 20-30 mije Euro. Pra me llogjiken e rritjes se rrogave a do ishte i kenaqeur dhe i pakorruptueshem nje gjyqtar vetem me 3,4 apo 5 milione leke (te vjetra) ? Detyrimisht qe jo. Pra kjo nuk eshte zgjidhja. Drejtesia nuk behet me para pasi krimi do paguaje gjithmone edhe me teper por me njerez te zgjedhur ,te paster,te ndershem,te afte dhe gjithmone te kontrolluar dhe te mbrojtur nga shteti. A nuk kemi thene qe korrupsioni nxitet nga sistemi si forme shperblimi te paligjshem permes abuzimit me pushtetin ? A mundte ngreje nje sistem korruptiv nje institucion te paster dhe te pakorruptueshem qe te godase themelet e sistemit ? Llogjikisht jo. Historia ka treguar qe ka patur regjime te pakorruptuara perderisa ka patur njerez qe kane patur vullnetin politik per lufte pa kompromis ndaj tij.
VITO ,, jam me se dakort me ju , por halli i parave nuk mbaron ketu , si do ja bejme per para, kur te hapet rrubineti i gjyk te STRASBOURGUT , ku do i sajoje parate per ceshtjen e pronave keta te pa pergjegjeshem, qe na kane drejtuar ne keto 25 vitet e fundit.Drejtesia do funksionoje kur humb shteti jone i dhjere gjygjin ne STRASBOURG dhe keto shuma maramendese ti vihen ne ngarkim ketyre gjygjtareve e jo taksa paguesve fukarenj popull . Ah moj kasolle me ke na mblodhe .
reforme ne drejtesi te behet por jo duke ja rrit rrogat gjyqtareve si ne perendim ,se edhe perendimi nuk eshte per cdo gje per tu marr shembull