Gazeta “Ekathimerini” në Greqi i ka kushtuar një artikull vdekjes së shqiptarit nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj në rajonin e policisë në Athinë.
Gazeta shkruan se “Vdekja e shqiptari Pëllumb Marnikolaj në fillim të muajit në rajonin e policisë në shtetin grek po kërcënon tendosje të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bujari Nishani për një hetim të plotë nga ana e autoriteteve greke”.
Sipas gazetës greke, e cila citon autoritetet Helene, 29-vjeçari, i cili ishte dënuar me tetë vitë burg për grabitje, u hodh nga dritarja e stacionit policor, kur ai u përball me akuza të tjera për krime.
Me tej gazeta greke citon edhe mediat shqiptare dhe thotë se familjarët pretendojnë se Pëllumb Marnikolaj është dhunuar dhe torturuar nga policia greke deri në vdekje.
“Ata po kërkojnë veprime nga qeveria e tyre për të siguruar se ka një hetim të plotë për këtë rast”, shkruan gazeta.
Sipas “Ekathimerinit” avokati grek i punësuar nga vëllai i viktimës, tha se nga raporti i autopsisë nuk tregohen shenja të torturës.
Por të afërmit janë të bindur se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe po kërkojnë një autopsi të re.
po kjo pik e zez kta as nuk duan ti akuzosh se i prishet qefi, te vrasin dhe merziten kur i kerkon esap, kur u vra guna qe tek e fundit ishtet shtetas shqiptar benin si kurva greket nuk ngeli shoqat antishqiptare pa u ngritur ne kemb dhe pa u mbeshtetur nga shteti grek, ne hag çoeni kte shtet legen po dun ti prishin mardheniet as qe na rruhet fare, te bejn dhe presion plerat.
nE VEND QE TE ULURIJNE KAFSHET E POLITIKES SHQIPTARE NGRE ZERIN gREQIA.ju dhj.a ne shtet o banana republik.