Hetimet mbi vrasjen e dyfishtë, të Jonida Çanakut dhe Sokrat Shanit vazhdojnë.
Edhe pse autori është vetëvrarë, pasi ka pranuar krimin e vrasjes së 27-vjeçares, duke lënë tre letra të shkruara, si provën më të fortë materiale, Prokuroria e Lushnjes po kryen disa veprime të tjera hetimore.
Organi i akuzës, ka marrë në pyetje personat e të dy familjeve. Ata kanë pranuar se kishin dijeni për lidhjen e dashurisë midis dy viktimave prej disa vitesh, një lidhje e cila vazhdoi pa miratimin e asnjërës prej familjeve.
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se, ndonëse autori i krimit, Sokrat Shani, ka përshkruar ngjarjen në tre letrat e lëna përpara vetëvrasjes, hetimet janë zhvendosur edhe në një tjetër pistë, atë të një lidhjeje paralele të 27-vjeçares.
Dyshimet janë se Sokrat Shani ka kryer vrasjen, pasi nuk ka pranuar lidhjen e Jonidës me një djalë tjetër, raporton Klan.
Prokuroria e Lushnjës është duke punuar për gjetjen e këtij personi, për të zbardhur krejtësisht ngjarjen. Sokrat Shani dhe Jonida Çanaku, prej më shumë se tre vitesh ishin në një lidhje intime me njëri- tjetrin.
Njohja e tyre, ka nisur për shkak të ndihmës që autori i vrasjes i jepte në bujqësi familjes së viktimës. Mbjellja e serave në Kryekuq, ku jetonte familja e vajzës bëhej nga Shani falas, pasi kishte biznesin e fidaneve bujqësor.
Në 15 gusht të këtij viti, në një apartament në Golem të Kavajës, u gjet e vrarë 27-vjeçarja Jonida Canaku. Ndërsa Sokrat Shani, u vetëvra në Lushnje.
Akoma nuk u lodhet duke u marre me dy te vdekur? Gazetari e paskrupull. Ben biznes me fatkeqesine e te tjereve.
Ka organe kopetente qe bejne analizen e ngjarjeve.
Lerini te prehen ne paqe!
Boll me këtë muhabet se i doli boja. Leri ni në hallet e tyre.
Mode e re edhe ne Shqiperi: Sugar daddy. Por Sugar Shani duhej te lidhej me vajzen e re me kontrate, sic behet ne Perendim. Ajo ka qene e lire te lidhej me mashkullin tjeter, ndersa Shani duhej te hapte krahun dhe te gjente nje studente tjeter, s’kishte pse te vdiste me damken e kriminelit.
Mbylleni te teme. Lerini te vdekurit te prehen aty ku jane.
Turp me cte drejte vazhdoni ta pergojoni ngjarjen…sido te kete qene askush nuk duhet te vrase…jemi te poshter ne justifikojme vrasesin e bejme me turp vajzat…keta jemi ne shqiptaret!
Turp me cte drejte vazhdoni ta pergojoni ngjarjen…sido te kete qene askush nuk duhet te vrase…jemi te poshter ne justifikojme vrasesin e bejme me turp vajzat…keta jemi ne shqiptaret!
Esht mesim per vajzat e tjera te largohen nga pleqt kurvar
Esht mesim per vajzat e tjera te largohen nga pleqt kurvar mos te genjehen
Epo, lajm nuk përbën më vrasja e vetëvrasja në fjalë, por dukuria….
Këto makabritete duhet të marrin fund në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm.
Këto lidhje duhen dënuar dhe jo të flitet për to si diçka krejt e zakonshme, e pranueshme. Ndyshe këto as nuk do përbëjnë më lajm, me gjithë dhimbjet që shkaktojnë dhe pasojat akoma edhe më gangrenë që lënë.
Per fat te keq nuk jane vetem gazetat tona. Gjithe shtypi boteror, televizionet, radiot etj. mbushen me “kroniken e zeze”.