Artur Zheji ka sulmuar për të dytën herë brenda pak ditëve Ben Blushin.
Sipas Zhejit, ky i fundit ka ndaluar kritikat ndaj Ramës, pasi i është premtuar një post i rëndësishëm.
Zheji nuk ka asnjë fakt, por thjesht aludon.
Atij ndërkohë i është përgjigjur portal Lapsi.al, i njohur për mbështetjen që i jep Blushit.
Sipas këtij portali, Zheji po e sulmon Blushin sepse në fakt refuzoi planin e Metës dhe Berishës për qeveri teknike.
Ja çfarë shkruan Lapsi:
“Artur Zheji nuk ndalet së sulmuari ata që (rastësisht) prishin planet e Ilir Metës. Për herë të tretë, target i sulmeve të tij është bërë kundërshtari i Ramës në PS, Ben Blushi. Zheji ka aluduar së fundi se kryeministri bleu pas konfliktit për reformën në drejtësi heshtjen e Ben Blushit.
“…në mënyrë magjike dhe të pakuptueshme, ai vuri në “gjumë” dhe “bleu” heshtjen e të “rrebeluarit elokuent” Ben Blushi. Se si ndodhi, e se si nuk ndodhi, askush nuk e thotë dot qartazi, por ndonjë postier enigmatik do të ketë hedhur në kutinë e postës të Ben Blushit, letrën me “recetën” dhe “formulën” çudibërëse shkruan Artur Zheji.
Aludimi është i pështirë dhe pervers dhe vjen nga një mendësi që arenën e politikës e sheh si një ruletë, që një ditë të sjell para duarve të tua zarfin, recetën apo formulën që ke ëndërruar.
Këtë aludon Zheji, i cili për interesin e momentit nuk bën asnjë llogari të thjeshtë: Po sikur të mbarojë vera dhe Blushi të shfaqet në tribunën e parmamentit sërish po aq i egër dhe i ashpër me Ramën? Po sikur ai të vazhdojë serinë e shkrimeve fshikulluese për rilindjen?
Po atëherë çdo të thotë ky fanatik i mëndësisë se ‘çmë duhet mua se ç’ka kam shkruar përpara?
Dhe këtë nuk e ka për herë të parë: A nuk qe Zheji që e kritikonte Blushin se po kërkonte qiqra në hell me zgjedhjet në parti se Rama qe fituesi i zgjedhjeve?
Natyrisht kush e njeh mënyrën se si kurdiset dhe nga inspirohet Zheji, e ka të qartë se pse ai po e sulmon Blushin.
Të gjithë e dinë se kur Ilir Meta hodhi idenë e qeverisë teknike, Blushi, një kritik i madh i Ramës, nuk pranoi të bëhej pjesë e tratativave të një plani mes Metës dhe Berishës për të bërë një qeveri të tyre.
Ishte gjëja më e natyrshme më parimore dhe më logjike.
Sepse të kritikosh rilindjen, për korrupsionin, dominimin e njishit, mungesën e zgjedhjeve, makutërinë në pushtet dhe të shkosh e të bësh koalicion me Berishën dhe Metën, është njësoj si të kesh folur kot.
Blushi nuk është i blerë se nuk shkoi të shitej tek Meta si shumë socialist të tjerë.
Por për logjikën e Zhejit, sipas të cilës dikush duhet të të paguajë patjetër, Blushi po ,vërtet është shitur te Rama. Arsyeja e thjeshtë sepse nuk pranoi të bliehej nga Meta”.
..qe te arrihet qellimi ka nje mal me pengesa ,qofte edhe opozite brenda pozites, te tipit Blushi etj..apo aktrime …por qe Zheji eshte i pabere per t,i kuptuar ..e jo me analize..sipas shkrimit del se Zheji ju jep mend te tereve..se di sa qendron..,por ufulla plas enen e vet..ZHeji ka mare plasaritje …
O ZHEI ! Mje bo si ato kurvat e Brakes, te cilen lagje e njef, se aty afer u ritet e ta paskan ngjit “mikrobin”e llapaqenve si ti ne ai ish komshiu yt Mejdan fizikanti !U bone qepaze or delenxhi e po bo karabam qe sherben interesa ! Spo di si te qisesh kunj e mjeni bo si tellall katuni, ti dhe ai budallai tjeter Lubomja , qe i ka hyp bicikletes pa frena e po zbret Sh.Prokopin! Te ka zon “barku” e ste mahet cyrlja e po e lesho ne brekt e tuja or qyq ! Ben Blushit i hani mutin ju, se te pakten nuk e shiti lekuren te kundershtaret ! Edi Ramen e kemi kritiku se nuk mban llafin e donim prej tij te fillonte nga Sali kerma e gjith hajdutet ti rraste brenda, por kjo tregon se spaska fuqi te thyj ket mur muti te betonuar hajdutesh e kriminelesh qe po han te gjall edhe ambasadorin amerikan e keshtu nuk e ka kollaj te ver veton ne nje ambjent, ku smer vesh kush esht miku e kush armiku ! Ben Blushi or ti bixhosxhi borxhesh, esht bir shkrimtari ashtu si dhe e shoqja Mira e nuk shiten keshtu kollaj si pun e yte e “recetat” shof qe i ke mar ti ! Pse hamendeson e nuk i pyet apo ste intereson se duhet ti sherbesh Eskobarit tend ashtu si ai do ! Je ber pjes prapaskenash e turp te kesh ….
O Zheji, po mos ngaterro me dynjane, o i uruar!
Endrrat me syhapur qe shikon ti , mos ua shit te tjereve per te verteta se gatuan nje mish- mash qe as ti vete nuk kupton gje nga ato qe thua, por me moton hidhu te hidhem, ndridhu te perdridhem, genje te genjej, shpif te shpifim , mashtro te mashtrojme, vidh te vjedhim jeni katandisur ne sallahane qe nuk ua var njeri.
Ben Blushi duhet te krijoje Partine Popullore te Shqiperise, nese deshiron te fitoje zgjedhjet e ardhshme.
BEN BLUSHI ESHTE ZOTNI, NUK KA LIDHJE FARE ME POLITIKEN E ULET TE KULISAVE DHE ME KALKULIMET MESKINE ME TE CILAT MERREN RAMA, META, BERISHA E BASHA ETJ. RESPEKTE PER NJE POLITIKAN , PER NJE VLERE KAQ TE MADHE SA CESHTE BEN BLUSHI