Edhe kryetarja e KQZ nxjerr në gënjeshtër Berishën

18 Gusht 2016, 11:34Politika TEMA

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefteri Luzi, në një intervistë për “GSH” ka përgënjeshtruar sërish ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe aludimet e tij për kandidatin e mazhorancës së Bashkinë e Dibrës. Sipas Luzit, ndryshe nga sa denoncoi Berisha përmes qytetarit dixhital, kandidati i majtë Muharem Rama ka plotësuar formularin e dekriminalizimit dhe i është nënshkruar të gjitha verifikimeve ligjore duke mos konstatuar asnjë problem.

Znj. kryetare, jeni duke përgatitur zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Dibrës. A është e vështirë në kaq pak kohë?

KQZ-ja po punon intensivisht për përgatitjen e procesit zgjedhor për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Dibër që mbahen në datën 11 shtator. Administrata është e gjitha në punë, sepse koha e shkurtër në dispozicion kërkon që përgatitja e infrastrukturës dhe nxjerrja e akteve ligjore të bëhet me afate të shkurtuara, por nisur nga fakti që kemi zgjedhje vetëm në një bashki, mund të themi se nuk kemi vështirësi në përgatitjen e procesit. KQZ-ja deri tani ka regjistruar partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, dhe dy koalicione zgjedhore. Deri në datën 19 gusht, subjektet zgjedhore kanë afat të regjistrojnë pranë KZAZ-së kandidatët që do të garojnë për kryetar të Bashkisë Dibër. Administrata e KQZ-së është në komunikim të vazhdueshëm me KZAZ nr. 19, Dibër, e cila punon në orët 08:00-13:00 dhe pasdite 16:00-20:00, i ka trajnuar komisionerët lidhur me të gjitha aspektet e procesit zgjedhor, me qëllim zbatimin me përpikëri të dispozitave të Kodit Zgjedhor. KQZ-ja ka marrë masat dhe po punon në mënyrë që procesi të shkojë në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Ka pasur akuza ndaj kandidatit Muharrem Rama të koalicionit të majtë se ka qenë person me precedent penal. A kanë nisur verifikimet nga ana juaj?

Ligji për dekriminalizimin parashikon që KQZ-ja të bëjë verifikimin e personave që janë zgjedhur, ku përfshihen edhe këshilltarët bashkiakë, funksion të cilin kandidati në fjalë e ka ushtruar; formulari i tij i vetëdeklarimit është i publikuar në faqen e web-it të KQZ-së dhe, përveç verifikimit, ku shikohet nëse subjekti deklarues ka plotësuar ndonjë nga rubrikat e formularit apo jo, KQZ-ja i kërkon informacion Zyrës së Gjendjes Civile dhe Zyrës së Gjendjes Gjyqësore nëse personi ka pasur emra të mëparshëm apo dënime penale me vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare apo jo. Informacione të cilat krahasohen me të dhënat që vetë subjekti ka deklaruar në formular. Nga ky verifikim rezulton se zotëria nuk është në kushtet e ligjit 137/2015 për heqjen e mandatit apo verifikim të thelluar nga organet e tjera ligjzbatuese.

5 komente në “Edhe kryetarja e KQZ nxjerr në gënjeshtër Berishën”

  1. Moisi Golemi says:

    Nxjerr ne genjeshter??? PERGENJESHTRON, o gazetar halldup i Temes!!!

  2. Bushi says:

    Ateher ça mutin ha Sali Berisha?.Kandidati i majt(ps-te) nuk qenka njeri me perçedent penal,dhe as me droge e as ne zvicer nuk ka qen.Saliu,i mjeri ai, ka shkalluar fare kohet e fundit.Ngushellime Sali.Ike per lesh.

  3. Lirku says:

    Mos u shqetesoni o njerez! Gjynah,Saliu i varfer, e kane genjyer te tjeret, se ai eshte burr i ndershem !

  4. majlinda says:

    saliu nuk ka shkalluar, problemi i tij eshte mashtrimi dhe genjeshtra, i ke pjese te jetes se tij te pandashme, ai thote shpif per dike se dicke mbetet tek njerezit ne mendje, por si gjithmone genjeshtart e tij rrezohen, dhe nese ka njeri me precedente eshte ky njerei sali barisha qe u cmendte vertete !

  5. Ditar cerjani says:

    I mjeri ti o sali berisha kur flet dhe per doktorin me te ndershem ne diber qe e njohim te gjith dibrant se kush eshte dhe po pat dal ndonjeher jasht shtetit ka Dale vetem me pushime o dit zi ik e lere dibren te qet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje