Zgjedhjet e 2017, dy sistemet elektorale që janë në diskutim. Çfarë duan PD, PS dhe LSI

17 Gusht 2016, 19:59Politika TEMA

Kur na ndajnë më pak se një vit nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, dy janë sistemet me të cilat mund të votohet në 2017.

Nga sistem proporcional-rajonal, kreu i PD-së ka artikuluar së fundmi ndryshimin e sistemit. Këto ditë, kryedemokrati ka kërkuar një votim më përfaqësues, ndërsa ka lënë të hapur edhe një rikthim të sistemit mazhoritar, pra zgjedhje e drejtpërdrejtë e deputetit.

“Populli nuk ka përfaqësim dhe përpara popullit nuk ka llogaridhënie. Ndaj padyshim, përtej zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që është prioriteti numër një, jam i vendosur të bëj gjithçka dhe kjo sigurisht do të kërkojë konsensus politik me partitë politike, për t’i dhënë shqiptarëve një sistem përfaqësues ku të ndihen të përfaqësuar nga deputetët që do të shkojnë në Kuvendin e Shqipërisë.

Dhe ku deputetët të ndihen llogaridhënës dhe përgjegjës para qytetarëve të cilëve u kanë marrë votën.

Se si do ta arrijmë, kjo natyrisht mbetet jo thjesht pjesë e diskutimit të ekspertëve për të parë sistemet më të përshtatshme por edhe pjesë e një vullneti politik që sot qartësisht mungon”, është shprehur Basha.

Më herët ka qenë kryeparlamentari Meta ai që në mars ka hedhur idenë e ndryshimit të sistemit aktual duke kërkuar lista të hapura.

“Një zgjidhje shumë e rëndësishme për të forcuar parlamentarizmin, qoftë dhe duke mos bërë ndryshime shumë të mëdha, është që të kishim lista të hapura.

Pra që partitë kanë të drejtë të bëjnë përcaktimin e renditjes së kandidatëve të tyre, fjala vjen qarkun e Durrësit, por në fund fare qytetarët të kenë të drejtë të japin edhe preferencën e tyre brenda partisë. Dhe jo gjithmonë ai që cakton partia është detyrimisht fituesi.

Kreu i LSI mendon se ky reforma zgjedhore ka defekte edhe sa i përket ndarjes së deputeteve për qarqe. “Ky sistemi ka disa defekte.

E para që vota nuk është plotësisht e barabartë e qytetarëve shqiptarë sikurse e kërkon Kushtetuta, sepse edhe rajonet janë me dallime të mëdha nga Tirana me 32 e deri te Kukësi me 4 deputetë.

Shumë vota mbeten të papërfaqësuara. Shumë qytetarë mbeten të papërfaqësuar në mënyrë të drejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje