Një rrëfim i pazakontë i Gramoz Pashkos: Kur Berisha zhvarrosi eshtrat e babait tim

17 Gusht 2016, 12:19Politika TEMA
Një rrëfim i pazakontë i Gramoz Pashkos: Kur Berisha zhvarrosi

Vendimi i qeverisë Meksi për të zhvarrosur eshtrat e Josif pashkos bashkë me ato të Enver Hoxhës e të tjerë udhëheqës komuniste.“ Berisha por edhe Meksi ishin një natë më parë tek unë por nuk më thanë asgjë”.

Kur Gramoz Pashko hapi derën e shtëpisë ku do të themelohej Partia Demokratike, nuk e kishte menduar kurrë se do të vinte shpejt një ditë kur bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, do të vulosnin zhvarrosjen dhunshëm të eshtrave të babait të tij.

Kishin qënë miq e bashkëpunëtorë në ato ditë të vështira  të dhjetorit të vitit 1990, kishin ndarë bashkë idëte, frikën, shpresën , entuziasmin, por edhe bukën e gojës.

Ishte dhjetori i vitit 90. Ata nuk e dinin ende aq mirë se çfar i pristë kur vendosen të vihen në krye të studentëve për të shtyrë drejt greminës sistemin komunist.

Gramoz Pashko, Sali Berisha, Azem Hajdari, Arben Imami, Preç Zogaj, Aleksandër Meksi, e shumë të tjerë ishin drejtuesit e lëvizjes së dhjetorit 1990.

Një ngjarje e rëndë do ta trondistë Pashkon,  pikërisht në muajt e parë kur bashkë me Berishën, Hajdarin, meksin, Imamin e të tjerë e kishin fituar betejën me komunistët.

Babai i tij, Josif Pashko, ishte në anën tjetër, atë të komunistëve. Ishte varrosur në varrezat e dëshmorëve të Kombit, kur kishte ndërruar jetë gjatë sistemit komunist.

Ndoshta edhe po të kishte qënë gjallë, atje do të rrinte sepse kishte qënë bashkëpunëtor i rëndësishëm i Enver Hoxhës.

“Isha në shtëpi atë natë kur na erdhi një urdhër nga bashkia për zhvarrosjen e eshtrave të babait tim Josif Pashko. Ishte një copë letër  ku shkruhej se eshtrat e Josif Pashkos do të preheshin në varrezat e Sharrës të nesermen në orën 6 të mëngjesit”, kështu e nis rrëfimin për një prej historive të dhimbshme të jetës së tij, i ndjeri, Gramoz Pashko.

E ka treguar këtë histori në një intervistë për Gazeta Shqiptare në qershor të vitit 2000.  Gramoz Pashko rrëfen natën kur Berisha kishte vendosur të zhvarroste eshtrat e babait të tij për ti hequr nga varrezat e dëshmorëve të Kombit drejt Sharrës.

Ishte një ndër nenët e vështira të profesorit të njohur të ekonomisë, themelues i PD-së një ndër njerzit më aktiv në lëvizjen e dhjetorit 1990.

Kishte pak muaj që PD kishte fituar zgjehdjet e 22 marsit 1992. Berisha kishte nisur revanshin ndaj kundërshtarëve të tij Brenda partisë më shumë se sa ndaj ish-udhëheqësve komunist.

Pjesë e këtij revanshi është ngjarja e zhvarrosjes së eshtrave të udhëheqësve komunistë nga varrezat e dëshmorëve të Kombit drejt varrezave të Sharrës. Josif Pashko, babai i Gramoz Pashkos kishte qënë pjesë e nomenklaturës komuniste.

Për këtë arsye, eshtrat e tij u zhvarrosën nga dëshmorët e Kombit dhe bashkë me ato të diktatorit Enver Hoxha dhe udhëheqësve të tjerë komunistë u çuan në varrezat e Sharrës.

E gjithë procedura do të kryhej gjatë natës.

“Kjo na u duk një çmënduri , sepse hapja e një varri duhej të bëhej së paku në prani të familjes si dhe të një përfaqësuesi fetar por kërkonte edhe një ceremony të caktuar.

Atëherë në dërguam Fatosin, vëllain tim,  që të asistonte në procesin e zhvarrimit, sepse  donim të ishim të sigurt  që në ditët e ardhëshme në varrezat e Sharrës, do të vendosnim lule në varrin e babait tonë dhe jo diku tjetër.

Mu duk e çuditshme sepse vetë Berisha kishte qënë në shtëpinë time një ditë më parë, madje edhe Meksi por nuk më kishin thënë gjë.

Porn ë fakt për mua nuk kishte me rëndësi, se në cilën pjesë të kryeqytetit do të ppreheshin shtrat e tim eti.

Mjafton që përfaqësuesit er bashkisë së Tiranës, gjatë zhvarrimit dhe procedurave përkatëse të respektonin rregullat minimale të përcakutuara nga njerzimi. Vetë shkrimtari Kadare në disa libra të tij shkruan me hollësi për domosdoshmërinë e zbatimit të tyre.

Një ditë më pas, kur bashkia i kishte vendosur eshtrat e Josif pashkos por edhe ato të Enver Hoxhës e ish-udhëheqësve të tjerë komunist në Sharrë, Gramoz Pashko dhe familjarë të tjerë ishin atje për të kryer cermoninë e nevojshme.

Po atë ditë e po në atë vend ishin edhe familjarët e ish-udhëheqësve të tjerë. Gramozi do të duhej të prballej jo vetëm me eshtrat e babait të tij të hequra dhunshëm nga njerzit e partisë së tij por edhe me ata që për Gramozin ishin kundërshtarë, familjarët e ish-diktatorit e byrosistëve të tjerë.

I ishin sulur me mllef të madh Gramoz Pashkos: e shikon çna bërë, ti e ke fajin. Sepse Gramoz Pashko kishte qënë një ndër drejtuesit kryesorë të lëvizjes studnetore e cila shtyu drejt greminës sistemin e kalbur komunist në dhjetor të vitit 1990.

Qysh në atë moment, Gramoz Pashko ishte armiku për byroistët e familjarët e tyre. Përballja me tan ë varrezat e Sharrës ishte një moment dëshpërimi për Pashkon, i cili do të pasohej me të tjera moment të tilla deri tek përjashtimi nga PD më 13 gusht 1992.

Gramoz Pashko, Arben Imami, Neritan Ceka, Preç Zogaj, Arben demeti, Edmond Trako, Ridvan Peshkëpia, Shahin kadare  e shumë të tjerë u përjashtuan dhunshëm nga PD në konferencën e 13 gushtit të vitit 1992, pasi prej pak muajsh ishin pozicionuar kundër liderit të PD-së në atë kohë, Sali Berisha.

Pas më shumë se 13 vite, Gramoz Pashko qëndroi larg PD-së për tu rikthyer në pranverën e vitit 2005, pranë Berishës.

Ai u rikthye si kandidat i PD-së në Ersekë, garë të cilën e humbi. Gramoz Pashko humbi jetën në korrik të vitit 2006, pas një aksidenti në Himarë ku mundi të mbijetonte por udhëtimi me helicopter drejt Italisë do të ishte fatal për të.

Helikopteri me të cilin po transportohej Gramoz Pashko u rrëzua . Bashkë me Gramoz Pashkon në atë aksident tragjik, humbi jetën edhe i biri dhe stafi mjeksor e pilotët./ 27.al

31 komente në “Një rrëfim i pazakontë i Gramoz Pashkos: Kur Berisha zhvarrosi eshtrat e babait tim”

    1. lom deliu says:

      eshte e pavertete. Kryetari i Bashkise se Tiranes Sali Kelmende me porosi nga larte dy dite perpara njoftoi ministrin Genc Ruli (kunat i Pashkos) per kete vendim qe prekte dhe te tjere sidomos kriminelin Hoxha.Ankimi ii familjes Pashko

      1. lom deliu says:

        …….ishte se deshen te benin ceremonine perkatese fetare.Sala ka plote mekate por jo me genjeshtra….

        1. Edkari says:

          Ne vitin 2005 Pashko ja beri hallall Berishes
          dhe u bashkua me PD-ne,eshte keshtu apo jo?
          Gramoz Pashko ishte djali prokurorit kriminel
          Josif Pasho i cili vazhdoj te japi denime me
          anticnjerezore mbas zevendesimit qe i beri
          prokurorit kriminel Bedri Spahiu.
          Instituti krimeve te komunizmit ne Shqiperi
          duhet te publikoj te gjitha denimet qe ka dhene
          krimineli Josif Pasho ne emer te popullit dhe
          te publikoje dhe te gjitha rastet kur te denuarit
          me vdekje i ka dhene plumbin kokes ne emer te popullit.
          A e dini se mbasi toga e ekzekutimit bente ekzekutimin
          nuk mjaftonte kaq po shkonte prokurorori ceshtjes
          qe ishte i pranishem ne ekzekutim dhe i jipte nje plumb kokes
          te ekzekutuarit…..ky ishte pra Josif Pashko dhe ky kriminel
          nuk mund te kishte vend ne varrezat e Kombit.
          Gramoz Pashko pagoi krimet e babait te tij,ai ishte i destinuar
          te vdiste dhe ZOTI e krijoi rrjedhen e ngjarjes qe te paguante
          jo vetem me jeten e tij.

      2. Axhim says:

        qfarë paturpësie ,kur flitet për zhvarrosje dhe drejtësi.Duhet ti ruaj njeriu zorrët se te terat të dalin nga te vjellat.

    2. eeeeej says:

      …e tash ne varrezat e deshmoreve eshte varrosur nje HALABAK,KRIMINEL,FUNDERRINE si Azem Hajdar Hajdari ?

      1. arbereshi says:

        Me vjen keq per pilotet dhe stafin mjekesor qe hiken fare kot per nje njeri qe duhet te ishte ne politike ose jo e vendoste Berisha.

  1. capi says:

    Kam qene edhe une atje ate nate, sepse vinja nga jashte shtetit, dhe isha kurrioz; desha ta regjistroj ne kujtesen time ate ngjarje, sepse shume te tjera, me pare, nuk i kisha arritur.
    Pamja qe edhe sot kam para syve nuk ishte asgje me shume se sa nje aksion, gjullurdi, ne gjysem erresire, ku Ramazan Driza, me shoke nga klasa punetore dhe fshatare e Bashkise Tiranes, udhehiqte betejen demokratike te cvarrimit te idhujve papushtet.
    Po, cfare tregoi koha ? Ramazani me shoke jane fshehur Drizave te botes, nga turpi.
    Koha tregoi se Pashko me shoke ishin zarra apo kaqola te Ramiz Alise, pastaj te Berishes, dhe u perdoren si mos me keq nga ato sherbime ose shtete qe sot e kesaj dite, edhe neser do vazhdojne te fshine bythen me Shqiperine.
    Me mire te vdesesh si njeri i thjeshte, i respektuar nga familja dhe miqte e ngushte – se sa te te perdorin tere jeten tende, dhe pas vdekjes, si klysh qeni i zgjebosur ne trup dhe ne shpirt.

    1. ec aty says:

      Gramoz BAJGA….

    2. baseta says:

      Sa per dijeni Z. Ramazan Driza, si tiranas denbaba den jeton ne mes te Tiranes bash ne pronat e tija , ka nje djale mjek ne Newyork dhe vajzen juriste ne Zvicer, dhe ka qene me dinjitozi dhe i pa korruptuari i bashkise se Tiranes . Per dijenine tuaj po ju them se ishte aq i mencur sa ligjerisht fitoi te gjitha pronat qe trashegoi, fizikisht edhe materialisht.

      1. opa opa says:

        Qenka per tu shenuar,se katunar tirons te zgjut i gjen me gishta ?

  2. eli-tiv says:

    …e trishtushme…vetem demokrat saliut i shkon te marre lopaten e te hapi varret..e naten…..

    1. arbereshi says:

      Me vjen keq per pilotet dhe stafin mjekesor qe hiken fare kot per nje njeri qe duhet te ishte ne politike ose jo e vendoste Berisha.

  3. realisti says:

    Ne histori njihen shume raste te njerezve te medhenj qe kane lene amanet per varrimin e tyre qe te behet privat nga familja dhe te varrosen ne varrezat e qytetit si gjithe te tjeret. Njerez qe meritonin me shume per kontributet qe i kishin dhene njerezimit. Po Josif Pashko cfare kishte dhene pervec luftes si gjithe te tjeret, gjyqet komuniste te pas luftes?

    1. VF LP says:

      Or debil! Josif Pashko ka qene nje nga figurat e shquara te Luftes dhe te pushtetit komunist. Ai ishte arsimtar para lufte,luftetar ne Luften NacionalClirimtare,pastaj pas Lufte punoi si hetues dhe me vone si prokuror ne ceshtjen e gjyqeve kunder kolaboracionisteve te fashizmit. Nderkohe mbaroi studimet si inxhinier ndertimi dhe u be Minister ne qeverine shqiptare. Ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne industrine e ndertimit ne Shqiperi. eshte si te thuash krijuesi i ndertimtarise shqiptare! Vdiq para kohe nga nje semundje e rende!

  4. alphade says:

    Kjo tregon se ka zot qe sheh atje lart ….!!,

    1. Axhim says:

      Kjo tregon që ska Zot fare ashtu si mendojnë njerëzit dhe bëjnë qka te duan dhe si gjen gjë në qoftëse kanë forcë .Po s’patën forcë mjer për ta në anën prakëtike ,por jo në anënpolitike dhe morale.

    2. ca po thu o Shabono says:

      Zoti i bythes! Po te kishte zot nuk do kishim kaq shume halabake neper kembe ?

  5. verdi says:

    SHkoj haku tek i zoti.

  6. razo says:

    Gramozin e zune mallkimet e se jemes ne vitet 90… Ngeli vet pa varr se bashku me te birin.

  7. sula says:

    Saliu eshte krimineli dhe hakmarresi me i madh i te gjithe kohrave.Jam mjek dhe dikur koleg me te.Si nje komunist shembullor,i mbaj mend sh mire,cfare ju bente kolegeve pedagoge te mjeksise,intriga ,prapaskena,letra anonime,shpifje,kercenime , deri kallzime per burgime.Cfare pesonin studentet qe ndiqnin moden perendimore,per pak favorita te gjata,i perjashtonte nga fak. i mjeksise dhe sh.poshtersira te ndyra. NJe here tjeter do ju tregoj,cfare i beri profesorit te nderuar Nikolla Shurbani dhe familjes se tij……Prandaj nuk cuditem se cfare i beri ,Pashkos dhe familjes se tij.
    Shpirti i tij i zi,si para 1990 ashtu edhe pas 1990 eshte po i njejti o popull budalla!

  8. Jar Lishani says:

    Ky Pashko bajga i beri shurren mbi varr babait se sipas tij babai i tij me shoke e kishin lene Pashko bajgen mbas bote. Babain nuk ja njof Pashkos te vogel por mesiguri qe ka qene nje bajge si i biri perderisa ky arriti ti bente shurren mbi varr. Halera qe talli trapin sali vicidolasi me ta.

  9. Bushi says:

    Eh! O Sali Berisha, te zent mallkimi i popullit.Gjakprishur.

  10. Kellira says:

    “Terapia e Shokut” e “strategut” mori me vete paraardhesin, strategun dhe pasardhesin e strategut.
    Me idiot se kaq nuk mund te ketë!!!
    Japin edhe çmim me emrin e idiotit…

  11. shqip says:

    konferenca e tiranes zbuloi grupin redentist , dhe i perjashtoi ata si armiq te partise e te shokut sali. me pas keta reflektuan thelle. dhe pas nje stazhi ne baze, pa privilegje e ofiqe, partia u dha doren dhe i rehabilitoje. me mire ta le me kaq se do prish gojen per disa sharrlatane. mundohen akoma te na mbushin mendjen se keta horrat sollen demokracine. jo vetem qe sot e di me kuç e me maç çfare kurdisej ne bodrumet e “katovices”, po kjo e tyrja vetem demokraci nuk mund te quhet. pashko ishte nje mjeran qe u be pale me nje agjent serb si sali ram berisha. klani biberaj- berisha dhe tropoja “heroike”, i kishin bere planet perpara se keta qumeshtoret e eterve te kujdeseshin per vazhdimesine. tani pasi u rrahen, zbuan, neperkemben, u kthyen tek padrino duke u bere edhe me te perkulur e zellshem se perpara. po nese josifi e kishte ndare mendjen se kujt i perkiste, gramozi su morr vesh se ç’gjelle preferonte. megjithate me ate çekun e bardhe ç’u be? apo e mori saliu, dhe ky u nis ta kerkonte ne fund te detit? vetem neveri, per ata qe shkuan bashke me terapine shok, dhe me keta qe shoku i ka zene te gjithe e s’po i çliron. kush ben pjese ne ate parti (organizate kriminale), te gjithe nen efektin e shok-ut jane.

  12. antonio says:

    I nderumi kryeredaktor apo botues i kesaj gazete, perse e ke ribotuar kete kallzim te te ndjerit Gramos Pashko: do te tregosh cilet kane qene shoket e Gramosit, do te tregosh cilet kane luajtur lopaten per te bere çvarrimin, do te tregosh cili ka qene babai i Gramosit? Nji artikull botohet me nji qellim, nuk besoj qe ne redaksine tende nuk behet seleksionim i shkrimeve qe vijne per tu botuar. Per ma teper ky tregim qenka botu ne Koha Jone qysh ne vitin 2000!
    Zoti Mero Abazi , nuk ju njof, kam kriju nji lloj respekti nga librat , artikujt dhe gazeta qe drejtoni, por po u moret me historina te ritregume keni per tu transformu ne Mero Melong( ky eshte mendim personal prej nji lexusi qe ju respekton, prandaj konsiderojeni si keshille dashamirese)

  13. Fort i nderumi Mero Baze, me kesisoj artikujsh do trasformohesh ne Mere Melong. Ky refim qenka botu ne Koha jone ne vitin 2000, ti pse po e riboton? e ke me Gramosin, me shoket , ish shoket dhe prap shoket e Gramosit, apo me varrimet dhe zhvarrimet, apo me rrogetaret vorraxhinj qe bejne sherbimin e fundit te njerezimit. Ne fshataret kemi nji shprehje: Kofini pas te vjelave! Po s’e kuptove ke adresen e E-mailit, aty mund ta zhvillojme biseden.

  14. Tata says:

    Ramazan Driza ? Sa kujtime te hidhura me sjell ndermend ky emer !

  15. Artikulli qeka interesant dhe ribotimi (qeka botu per here te pare ke Koha Jone ne vitin 2000) e shton vleren e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje