Blofi i PD me kandidatin e majtë në Dibër, ja formulari i dorëzuar në KQZ

17 Gusht 2016, 11:50Politika TEMA
Blofi i PD me kandidatin e majtë në Dibër, ja formulari i

Menjëherë pas deklarimit të kandidaturës për zgjedhjet lokale në Bashkinë Dibër, mjeku kirurg Muharem Rama është vënë në qendër të sulmeve të Partisë Demokratike dhe mediave pranë saj.

Një ditë më parë, fillimisht në media e më pas përmes një statusi në rrjetin social Facebook duke ju referuar ‘qytetarit dixhital’, ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi kandidatin socialist se nuk ka plotësuar formularin e vetdeklarimit në funksion të ligjit për dekriminalizimin.

Por, ndryshe nga sa pretendohet, në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndodhet i publikuar formulari i vetdeklarimit të Muharem Ramës në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak. Formulari është i depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, protokolluar dhe verifikuar në zbatim të ligjeve përkatëse nga ky institucion.

Bazuar mbi pretendimin e mosplotësimit të formularit, ish-kryeministri Berisha shkoi dje më tej kur akuzoi kandidatin e mazhorancës për Bashkinë Dibër si person me precedent penalë dhe problem me drejtësinë në Zvicër.

Kandidati Rama ju përgjigj këtyre pretendimeve duke deklaruar se “kurrë në jetën time nuk kam qenë në Zvicër. Kurrë nuk kam lëvizur me pasaportë fallco. Në 20 vjet pune nuk e kam braktisur kurrë Dibrën. Kjo mund të verifikohet lehtësisht. Mund të shihen borderotë ku jam paguar. Unë këtë sqarim po e bëj për hir të qytetarëve. Nuk prisja fjalë të mira nga doktori i sëmurë i Tiranës”.

5 komente në “Blofi i PD me kandidatin e majtë në Dibër, ja formulari i dorëzuar në KQZ”

  1. ec aty says:

    Suksese Dc Rrema! Dibra eshte me ty!

  2. arbereshi says:

    Shtrojeni katunarin e semure ne psikiatri

  3. arbereshi says:

    Katunari i VUCIDOLIT duhet te ishte me i plotesuar nga ana arsimore, duhet pa tjeter qe ai te kishte studiuar edhe ne shkollen e edukimit por si bir besnik i partise e konsideruan si te bere , dhe pasojat e mos ndjekjes se kesaj shkolle po i manifeston ne jeten e tanishme qytetare qe po ben.( Shkolla e edukimit ka qene ne kombinat ku sot eshte RENEA dhe ka nxjere shume kuadro te tipit te VUCIDOLSIT te arsimuar

  4. Spartaku says:

    Tani qe Berisha e mori veshe te verteten,ku mutin do shkoi ai? A ka cipe ky njeri? Si nuk i vjen turp nga vehtja dhe njerzit kur genjen dhe i zbulohen genjeshtrat? A mendon ky monster e keqe,se, çfare te keqija i sjell pd-ke? Qysh e durojne deputetet e pd-ke dhe vete pd-ke kete qen qe lehe dite e nate me syte nga hena? O zot na ruaj nga keta njerez te çmendur.

  5. pro.... says:

    ..i uroj fitoren doktorit megjithese nuk e njoh….por duke njohur {25-vjet}palen shpifese mendoj ,se eshte i duhuri… populli dibran eshte tejet i zgjuar dhe duhet ta shohe te ardhmen me syte e tij .. jo tonave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje