Pandeli Majko ka publikuar një fotografi të Arbën Xhaferrit, mbi të cilën ka një mesazh domethënës.
“Një popull që humb besimin te të gjithë autoritetet, siç ndodh me shqiptarët, e vë në dyshim qënien e vet, humb vetbesimin, rezistencën ndaj asimilimit, kështu që përbuzja e vetvetes shoqërohet me adhurimin e tjetrit…”.
Majko e ka përzgjedhur këtë mesazh në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta të Arben Xhaferrit. Me sa duket Majko ka nisur ta ndjejë pëbuzjen e popullit për udhëheqësit dhe e përcjell mesazhin përmes rrjeteve sociale.
Ky mesazh i Arbën Xhaferrit është dhënë në kohë e kushte të tjera të cilat nuk mund të krahasohen me ato të Shqipërisë së sotme.
Por Majko ka shumë të drejtë që është shqetësuar sepse populli shqiptar nuk i do udhëheqësit e vet, pjesë e të cilëve është edhe vetë Majko.
Pyetja e parë që Majko dhe gjithë elita politike ku ai bën pjesë, është “pse na urren populli ynë?!”. Ndoshta ata e dinë mirë përgjigjen…
Përgjigja është shumë e thjeshtë dhe s’ka nevojë të zgjatemi. Sepse elita politike në Shqipëri e ka sunduar dhe jo qeverisur, popullin e vet.
Për të konkretizuar mesazhin e Majkos po i refereohemi marrëdhënieve speciale që krijoi ambasadori amerikan me shqiptarët gjatë debatit për reformën në drejtësi.
Ndoshta ky është meraku i Majkos e i të tjerëve kur marrin atë pjesë të mesazhit të Xhaferrit, “përbuzja e vetvetes shoqërohet me adhurimin e tjetrit”.
Në rastin e Xhaferrit ishte fjala për Maqedonasit që kërkonin asimilimin e shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni ndërsa në rastin e Lu, është fjala për një diplomat që e ka bërë kaline tij të betejës, garantimin e të drejtave të shqiptarëve përmes reformimit të sistemit të drejtësisë.
Lu, është “tjetri” që shumica e shqiptarëve e duan për aq kohë sa ai është angazhuar në miratimin e reformës në drejtësi, atje ku duket se elita politike do të ketë shumë probleme.
Besimi i shqiptarëve tek Lu dhe SHBA ka ardhur në rritje me të njejtat ritme të rënies së besimit tek elita shqiptare. Shqiptarët e kanë humbur krejtësisht besimin tek udhëheqja e tyre, duke përjashtuar një përqindje të vogël militantësh të cilët lidhen në interesa klienteliste me liderët e tyre.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk e duan madje e urrejnë elitën udhëheqëse sepse kaluan 25 vite duke zgjedhur të keqen më të vogël dhe kjo e keqe sa vjen e bëhët më e keqe, aq e keqe sa nuk durohet më.
Ndërsa Pandeli Majko dhe të ngjashmit e tij nuk mund ta përdorin atë mesazh por të reflektojnë mbi pyetjen: Pse na urrejnë?! /27.al
analiza gjysmake nihiliste qe me shume i shkon per shtat atyre qe se duan shqiperine e shqipetaret sigurisht qe politikanet kane s hume gjynahe por te thuash se at a qe i mbeshtesin jane pak e interesaxhinj e shte genjeshter se ne zgjedhje do votonin shume pak por nuk e shte keshtu referohu zgjedhjeve.shqipetaret besojne ne ideale ne nje te ardhme me te mire prandaj dhe besojne tek politika si koncept une Jam punetor e besoj ne te ardhmen me te mire dhe ajo vjen me pune me pune e sakrifice asgje e mire nuk arrihet pa mund duhet luftuar ne te gjitha frontet
Pse te mos e urresh Sali Berishen dhe qeverine e tij te zeze,qe i punoi qindin ketij vendi e ketij populli,sa e varferoi aq shume sa nuk mund te rregullohte dote me.Edhe pse u zgjodhe nje qeveri me deshire te plote nga populli,Sali Berisha me banden e tij mafioze brenda pd-ke, po i ve drunj nen rrota punes se qeverise se soteme.Prandaj nuk kemi besim.Perfundimin e reformes ne drejtesi mezi po e presim,qe te vere ne pranga hajdutet e djathe e te majte se bashku.