FOTOT/ Replika e Ramës: Komentuesve që thonë pse qendrat e qyteteve?

16 Gusht 2016, 10:54Politika TEMA
FOTOT/ Replika e Ramës: Komentuesve që thonë pse qendrat e

Nga Edi Rama

 

…dëshiroj t’u them se 23 vjet u fillua kuturu çdo mandat, kap këtu një rrugë, riparo aty një copë ujësjellësi, hap andej një kanal e hidh matanë ca asfalt ose zhavorr dhe ja ku e gjetëm, pas çerek shekulli jo fshatrat s’iu afruan qyteteve, po qytetet u bënë si katunde të frikshme! Apo jo?!

Ndërkohë Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane ka nisur prej aty ku ka nisur çdo qytetërim apo nga ku ka rinisur çdo epokë apo kapitull i ri zhvillimi social e urban: Nga qendrat e qyteteve, të cilat janë qendra e gravitetit të bashkëjetesës komunitare, zemra që mban lidhur të gjitha arteriet e një njësie të organizuar shoqërore. Dhe prej aty programi po vijon të shtrihet në arteriet kryesore e, me patjetër do të prekë, pjesë – pjesë, çdo zonë të banuar të bashkive të reja që krijoi reforma historike e administrimit të territorit, fshat më fshat. E di që shumë njerëz janë lodhur duke pritur 25 vjet që ky ndryshim real e i prekshëm që po ndodh sot në zonat qendrore të qyteteve tona, të ndodhte në lagjen a në fshatin e tyre apo në rrugën që lidh shtëpinë e tyre me qendrën e qytetit! Kanë shumë të drejtë. Po çfarë të bëjmë sot?!

Nuk besoj që edhe më të verbërit, ta besojnë vërtetë se është mëkati i kësaj qeverie që në raport më zhvillimin urban të territoreve bashkiake, e ka nisur punën aty ku, në fakt, puna duhet të kishte nisur 25 vjet më parë! Nëse ju e imagjinoni me siguri ku do të ishin sot edhe fshatrat, po të kishte filluar puna si duhet, me rend logjik, para 25 vjetësh, ju siguroj se unë e di shumë mirë se ku do të ishim 25 vjet nga sot po të vazhdonim arrno këtu e arrno atje! Pra do të humbisnim edhe 25 vjet të tjera në këtë drejtim, siç humbëm 25 vitet që çanë e ikën. Ashtu sikundër e shoh si dritën e diellit ku do mbërrijmë jo shumë, po 10 vjet më tutje, në rrugën që jemi nisur?

Prandaj punë pa u lodhur, durim pa humbur logjikën dhe natyrisht sakrifica pa harruar qëllimin? Sepse, nëse një gjeneratë u rrit në një vend pa qytete në kuptimin më të thjeshtë të hapësirës publike e sociale, gjenerata tjetër meriton të ketë Shqipërinë e saj të qytetëruar Europiane, që fizikisht nis pikërisht nga qendra e bashkisë???Dhe do ta ketë padiskutim??

‪#‎Rilindje?‪#‎ShqipëriaeGjeneratësTjetër⭐️

21 komente në “FOTOT/ Replika e Ramës: Komentuesve që thonë pse qendrat e qyteteve?”

  1. ferdinanti says:

    bravo zoti kryminister i vendit tim,te pakten pas kaq vitesh me ne fund po shohim dicka te prekshme,kuptohet qe eshte vetem fillimi,por e rendesisheme eshte qe kjo epoke ka filluar dhe qe ka nje rendesi mjafte te madhe,edhe njeher bravo.

    1. Kiu says:

      1. Pune, o loqe, pune!
      2. Stop hajduterise dhe korrupsionit!
      3. Drejtesi!
      Deri tani, vetem kete te fundit ta bene te tjeret, se ti me trurin tend te kokolepsur, desh e dhjeve…

      1. enter"" says:

        Kiu:
        1. Puna eshte nje factor qe nuk rregullohet nga kryeministri, puna eshte pjese e tregut te lire te punes, kerkesa dhe oferta….hap ca libra te pakten perpara se te shkruash idiotlliqe.
        2. Hajduteria dhe korrupsioni nuk jane ekskluzivitet I Rames per ta zgjidhur. Mos harro se jemi 26 vjet korrupsion, cdo qelize e Shqiperise eshte prekur, ndaj terapia eshte e gjate dhe e forte. Cfaj te ka Rama kur ti me deshire I jep nje 500 punonjeses tek certifikatat?

        1. @ says:

          ENTER trurit tend, se qenke “completly out”
          Peshku qelbet nga koka.

    2. ai says:

      Deri tani vetem masat e mara qe kane te bejne me njerezit e thjeshte kane funksionuar si:.
      rritja e cmimit te energjise e ulja e debitoreve
      taksimi
      pirja e duhanit
      Blerjet online
      gjobitje per cic e kak
      Kunder politikaneve, gjygjtareve, punonjesve te zyrave te shtetit te korruptuar,
      masat kunder mafias se hashashit,(ne lazarat para pak javesh u njoftua ne media qe eshte mbjelle bar perseri),
      masat per mbylljen e shkollave private abuzuese
      masat per rilindjen e shkences e artit(po i njejti mentalitet ne universitete e shkolla)
      Drejtsia qe spo reformohet e po shtyhet
      kane deshtuar te gjitha.
      Per mua kjo qeveri eshte e deshtuar dhe qeveria me zhgenjyese e 25 viteve te fundit pas asaj se Sali berishes ne 97. E ky mos te flasi si trim me popullin qe e tmeron me police e me ”Edi jungen Quex-at”, po te bje trimin me bandat e me korrupsionin.

  2. Asus says:

    Shume sqarime po na ben, o shoku.
    Te zgjodhem qe ti te punosh e ne te bejme llogje.
    Ndryshe, mire e kishim ate tjetrin.

  3. @ says:

    Web marketing Kryeministror.. Doni me per Belulin ??
    …………………………………………………………………………………
    Ky do mbahet mend si k/ministri i reklamave dhe fasadave.
    Si nuk i ndahen ketij populli mashtruesit dhe te paaftet ??

  4. arb says:

    Qytetet e para në historinë e njerëzimit lindën nënë mënyrë të rrëmujshme, më pas u janë nënshtruar projekteve urbane për të rregulluar katrahurën e krijuar nga popullimi dhe zgjerimi i vazhdueshëm i tyre.
    Krijimi i poliseve dhe më vonë i perandorive të fuqishme, krijoi mundësinë e projektimit të qyteteve të reja ku çdo element urban ishte i parashikuar në detaj (sistemi hipodamik apo insulat).
    Dhe unë, si komentues, ju përgëzoj që po përpiqeni deri diku ti bëni qytetet të tërheqëse nga ana vizuale, dhe po përcaktoni ndoshta orientim e ardhshëm të zhvillimit të tyre. (duke shpresuar që kryeministri i radhës të mos ndryshoj planet sepse fillon avazi serish, pra projekte të reja nga studio të huaja projektimi, komisione përzgjedhje për projektet, komisione vlerësimi etj. që do të thotë harxhim i disa milionave të tjera nga xhepat e shqiptarëve të rraskapitur).
    Por problemi im, përsëri si komentues, qëndron se në këtë katrahurë keni ndikuar dhe ju, gjë të cilën nuk e keni pranuar kurrë. Gjithashtu, shqetësimi imi si qytetar është se shikoj të hidhen volume të mëdha betoni nëpër qendrat e qyteteve duke harxhuar miliona euro. Shumica e pedonaleve kanë trashësi beton të llahtarshëm, a thua se aty do të kalojnë tanke dhe jo njerëz. Kur kam pyetur një inxhinier zbatues punimesh se pse hedhin kaq shume shtresa betoni, më është përgjigjur që punime të tilla behën për të shtuar volumet, si rrjedhojë vlerat e fitimit dyfishohet.
    Ky është problemi për mua, vjedhja, babëzia, pagesat e majme që marrin firmat e zbatimit, cilësia skandaloze në shumë punime. Të gjitha këto konvertohen në para për firmat e babëzitura dhe pushtetarët e korruptuar, dhe varfëri për mua dhe gjithë të tjerët si unë.

  5. nn says:

    vazhdoni punen e nisur, pa politika e tregoi ne 25 vjet se cfare beri …………….

  6. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    Corapekuq,nese kete diferencim kulturash qytet/fshat dhe se na u dashka te fillojne investimet nga qendra qytetare me ”kulture”!!!!!! kur dihet se ”qytetaret” e ”kulturuar” nuk meritojne me shume se ”fshataret”e beje diku tjeter[ne evrope] do te ndiqeshe penalisht per ofeze ndaj pjeses tjeter te popullit,kjo pasi ne asnje vend nuk ekziston termi fshatar/qytetar dhe nuk do te shikoje drite politike per 25vjt………

    1. arbereshi says:

      Qytetet e Europes more debil provincjal jane ne shtete qe te pakten kane 80% qytetare dhe 20% fshatare. Hollanda ka 4% fshatare ( qe meren me ferma se nga mentaliteti jane qytetare) kurse ti ishe 80% fshatare dhe 20% qytetare. Qytetaret e rinj ne tirane more idjot mbajne pula dhe gjela neper shtepia, dil nga liqeni dhe do te shikosh katunaret qe kullosin lopet pa folur per banoret qe kemi neper pallate qe dallohen me nje here qe jane katundare ne menyren e sjelljes dhe te menduarit, po na tregoke ti ndjekjen penale te qyteteve te europes, ik mbaj pula dhe gjela neper qytetet e europes trongull katundi por nga ata te hidhtit qe jane te verdhe nga te dy onet qe me perpara ushqenin lopet bythmut

  7. Zambi says:

    Meqe ti e do shume mami Merkelin, germanet ne vitet 90, kur bene nje projekt per te rritur kapacitet e rrjetit telefonik, e filluan rrejtin nga fshatrat dhe pastaj bene infrastrukturen qendrore duke bere qe rrjeti i tyre te jete me moderni ne europe.
    Vetem ne Shqiperi shtepia niset nga fasada e catia dhe jo nga themelet

  8. xhemal says:

    une Jam besim plote se nje program e plan i mire me Pune e sakrifica me rregulla te rrepta per te gjithe mund tua ndryshojme pamjen vendit e te permiresoje jeten e qytetareve 25 v jet kemi jetuar ne anarki te plote ne nje kenete te vertete e sigurish jemi akoma ne lluc e sa e shte filluar mos te presim mrekulline ajoi vjen duke punuar cd o dite pa shumè fjale e shte kontributi i cd o qyttetari se ndryshon per mire vendi

  9. Petro says:

    Nje njeri qe nuk ka mesuar gjeometri, asnje nga shkencat e sakta, qe e shikon boten vetem me dy dimensione dhe kete s eshte ne gjendje ta riptodhoje artistikisht(profesioni i tij) te tilla produkte do te na jape.I ngjan nje vajze pispillaqe qe per t u dukur, cfare nuk sajon ne veshje te jashtme.Lloj lloj fustanesh me lule, me ngjyra, estravagande, por qe te mbathurat i ndrron nje here ne jave dhe kundermon nga poshte.O Kryeminister i vendit tm te mjere.Shtro beton dhe pas nje viti hapi prape e nderto kanalet e ujerave te zeza e te bardha.Po na mbyt qytetet me nje pike shi vere.S ke lene palme pa prure nga Kina(biznes i frutshem) duke i kthyer qytetet tona si ato te lindjes se mesme, kur tradiconalisht ato kalben, thahen po edhe nuk prodhojne hijen dhe freskine e nevojshme per qytetaret.Mund te numeroja me dhjetra difekte te tilla.Te kujtoj, kur te vish ne Durres , kalo nje here nga Currilat dhe shiko si perfunduan ato 1 miljon e kusur euro.Propaganda nuk pine uje me edhe pse shoqerohet nga mediat e babezitura dhe injorante, edhe pse shoqerohet nga arroganca e parase.Shume nga ato vepra do te kene jeten e shkurter.Koha ,kjo gjykatese e pameshireshme por e drejte do t i hedhe poshte.Mjere ky vend qe drejtohet nga mentaliteti enverian.

  10. loni says:

    Fiks fare ,pune te mbare Kryeministrit te shqiptareve!

  11. Ai says:

    Me ka qelluar te shoh punimet tek pazari i Korces,beheshe fugatim i pllakave ne muajin janar ,kur dihet se cdo nate ne kete qytet temperatura zbret ben zero.E njejtat gje edhe tek kulla e qytetit.Cilesi per te qare hallin ne shume restaurime ,rikonstruksione,ndertime.A i kontrollon dikush keto?Apo na mjaftojne veten fazat e ndertimit dhe inagurimet me median pas by…e

  12. aqif tahipi says:

    O Edo mos u lodh kot tu shpjegosh ,sidomos shqupisteve per zhvillimin urban .Eshte e pamundur se per ta zhvillim urban quhet zhvillimi pa kriter i ndertimeve pa leje ” n tok t xanun “.

  13. pazari i qazim mulletit says:

    Ore ket pazarin e qazim mulletit do ta mbarojne ndonjehere, se kaloi viti dhe s’duket se ka qabe per t’u bo gje. jave te tera s’ve njeri nje tulle. Sikuir lali Eri do kujdesej vete per kete zone ! Se c’kan fillu e punojne te rruga fadil rada, qe nuk e sheh njeri. bojne trotuare nga 20cm, dhe ne ca vene ku s’i hyjne ne pune dreqit ! Me shume kan prish se sa kan ndreq pune ! I torturun edhe punetoret ne ket vape.

  14. DIA says:

    Po ti mo zdap si miser pa kalli cfare je Kryeminister apo drejtor i urbanistikes, pastaj perse 18 ministri kur vetem nje po punon, nuk di qe shtetet ta kene filluar me sheshet as edhe ne nje vend te botes se sheshet nuk shtojne prodhim kombetar, nuk japin ushqim dhe as kurojne te semuret, bota e nus nga infrastruktura qe jep prodhim, infrastruktura rrugore ka sjelle zhvillim ne bote komunikimi sa me i shpejte , komod dhe i sigurte sjell mireqenje jo boja e pallateve dhe betoni i shesheve, te pastrehet banojne rehat dhe ne nje pallat pa boje po pa cati vdesin ne ato sheshet lluksoze, te pangrenet ngopen ne nje mence socjale qe nuk ka shesh lluksoz perpara po vdesin ne nje shesh te tille qe ka nje restorant te shtrenjte qe zotrote ja fale privatit, te semuret sherohen ne nje spital qe ka aparatura moderne pavarsisht se nuk ka suva te bukur jashte po vdesin ne nje spital fasade pa aparatura. Me e pakta gje e mire qe mund ti besh ketij vendi Z Piktor eshte te vrasesh veten se ti je parazit mbi kete toke qe ne lindje , je si ajo kerpusha qe vetem ha dhe ha derisa cahet je pangopur dhe i babezitur po konkuron Salen e Liken bashke.

  15. Rinald says:

    ky popull kerkon shum pak nga vetja, ne 25 vite nje nga refrenet deshperues te cdo fushate ishte…:UNE IU GARANTOJ SE DO TE KENI UJE DHE DRITA 24 ore………….befas ndodh cudia vjen dikush qe ofron pak me teper dhe njerezit acarohen, nuk e kuptoj po ashtu edhe kete ngazellimin e rilindjes urbane qe ne vetvehte eshte pozitiv, por per te qene realist eshte thjesht nje standart jetese qe po merr forme por i pa plotesuar ende…kjo perfakin se kaosi dhe remuja ne kete perceptim 360 gradesh qe na rethon qe u perifrazua me neologjizmin :RUMPALLHANE eshte larg te qenit e perfunduar, pislleku eshte nga do, akoma nuk kemi ne cdo cep te lagjeve tona sheshe te shtruara me pllaka dekorativ, hapesira te gjelbra, stola ne cdo qoshk , rrugica te asfaltuara, kende lojnash per femije, hidrante per shuarje zjarresh, zona te dedikuara per parkim, vende te caktuara per hedhje mbeturinash te ndara sipas materialeve te riciklushme, ndricim urban fotovoltaik, ajer te paster, hapesira kondominiale ku te mbijetoje harmonia dhe regulli te kontrolluar pse jo edhe me sistem videokamerash per te ruajtur femijet nga reziku qe te bredhin te lire pa friken e demoneve dhe ku rinia te mos drogohet cepash………keshttu qe le ta quajme rilindjen urbane nje fillim dhe asgje me teper puna te vazhdoje me perulje e dedikimin e njerezve te mire e te pergjegjshem ne qeverisje dhe jo te hajduteve dhe rrugaceve politike qe kane vjedhur dhe kane shpernadre mjegullen e rremujes per te maskuar krimet e tyre

  16. odiseja says:

    Betonizim monstruoz per te vjedhur sa me shume. Qendra te bera dhe te ribera dhe periferi te lena ne mizerje,( sikur ne to nuk jetojne njerez po qytetare te dores se dyte). Lodra dhe flamurka si ne kohen e mehrumit dhe llapaqener te paguar si propaganduesit e Enverit dikur. Krim dhe demagogji nga keta qe premtonin se brenda 100 diteve do vendosnin rendin. Shendetesi mizerabel, nje klase sunduese e degjeneruar dhe e papergjegjeshme qe e perbuz popullin e vet. Shtyp roze qe mbur mediokritetin dhe kurvat e pushtetit dhe pinjojte e krimineleve. Dhe nje kryeminister sharlatan te rrethuar nga gjithfare mashtruesash dhe drogaxhinj qe tallet dhe neperkemb popullin e vet. O Zot, edhe sa do durosh te tille mostra te na hipin ne aqfe..???????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje