Taborri i korruptuar i Saliut i trembur nga “drejtësia”, i turret Donald Lu dhe Vlahutin

15 Gusht 2016, 16:00Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

I gjithë tabori korruptive i Saliut, i trembur nga Reforma në Drejtësi, është hedhur në sulm për ashashin, dhe po dëgjojmë të thone se për këtë çeshtje nuk flet Donald Lu, madje as Vllahutin.

Mendjet kriminale, kur janë pranë kapjes, bëhen si mendje fëmijësh; sepse kalojnë nga një criminal mind, në një childish mind. Këtë na i thotë kriminalogjia moderne.

Pyetja eshte: a ka kanabis në Shqipëri? Sigurisht që ka shumë. Por si zgjidhet kjo çeshtje?

Ajo ka vetëm një zgjidhje: Reforma në Drejtësi. Çdo rrugë tjetër, mbytet nga ashashi.

Ashashi sigurisht që blen prokurorët, policët dhe gjyqtarët. Atëherë, kujt ia thotë mendja fëminorë këto?

Të gjithë tallen. Dhe e dini pse, se FBI kur ta hetojë ashashin; korrupsionin; paratë e pista; do gjendet ndër to edhe tabori i afërt i Saliut.

Pse po e presin Reformën saliasit me kaqë shumë frikë? Por, se frika i ka çuar te fëmija.

Kurse une ngulmoj kur them:

Përfundimisht, ne shqiptarët sot kemi vetëm një shpresë: Reformën në Drejtësi. Sepse, të emëruarit si hetursë, prokurorë dhe gjyqtarë nga reforma, nuk i paguan dot krimi: ja, ky është sekreti që tremb sot krimin e organizuar në Shqipëri.

Kush nuk pranon Reformën, është i prekur nga krimi i organizuar. Kjo është logjika e faktit aktual. Kurse Reformën shqiptare po e drejton me sukses politika amerikane.

Vërtet mendoni ju se katër gazeta injorante dhe disa portale fëminorë, do mundin politikën amerikane në Shqipëri?

Mos shpresoni: Reforma do behët. Madje implementimi i saj do të fillojë shumë shpejt. Mendoni për mbrojtjen tuaj!

Kurse të gjithë shqiptarët e tjerë, të presin me optimizëm ofensivën reale kundër krimit të organizuar në Shqipëri…

7 komente në “Taborri i korruptuar i Saliut i trembur nga “drejtësia”, i turret Donald Lu dhe Vlahutin”

  1. aqif tahipi says:

    Avokat ,sherim te shpejte nga operacioni.Vazhdo me shkrimet e tua sepse njerezit e ndershem te ndjekin me vemendje dhe besim. Per cdo njeri me dy pare mend ne koke ,eshte e kuptueshme se nuk munden te ndotin dot politiken amerikane te perfaqesuar ne shqiperi (ambasadorin ) pjesa elitare e katunarise shqyptare si psh : qimi ,qani ,qili ,thuri , qeroja dhe plot sumelepires te sales .Kete fakt patem mundesi ta vertetonim ne 21 korrik ,kur nga frika e listes se zeze te 140 trimat shqyptare ngriten duart lart ( habia me e madhe ishte me trimat sovraniste qe u dorezuan ,para nuland) .

    1. Erlind says:

      Avokat sherim te shpejte. Na ka munguar zorra jote e trashe keto dite. Izeti ka kaluar ne avantazh.

  2. kris says:

    Tëëtëtë-ja u thote Lu-se ; shkulni Hashashin se po su be REforma e mbjellim PERseri ?! ha ha ha ! Logjike SHQU-pi. Eshte e kjarte se virusi i RRUMPALLES ka prekur trurin e SHQUP-save ! Duhet urgjentisht te gjendet Vaksina se perndryshe i gjitheSHQUP-i do bjere ne Komo !

  3. Spartaku says:

    Te lumt avukat Ngjela.Na shkruaj gjithmon.

  4. Shqiptari says:

    Pas operacionit doktori i tha Ngjeliut: “Operacioni doli me sukses”. Ngjeliu u pergjigj: “Nuk eshte problem se vdes une , por Berisha a eshte arestuar sepse ka 2 ore qe nuk di gje”. Pas kesaj doktori ne konsulte me koleget e tij tha: ” Ngjeliu ka nevoje dhe per nje operacion tjeter”.

  5. ALBA-DAR says:

    — …. ” ME JAVASH ATO TRUMBETA. / SE U NDEGJONE GJOJLEKA.
    —PA U PRET E U BEN RRETRA. / U VAR L;ISAVE ME DEGA…/”
    ……….” CU TRETE , GJOJLEK, CU TRETE. / T’MBARUAN FYSHEKET NE XHEPE”
    XXXXXXXXXXX
    — SI SHUME PO LODHESH z TAKU………MBETI DHE PURUA PA MBARUAR….

  6. Tirons i vjeter says:

    Ky surrat eshte vertete shume vanitoz, me ate madheshtine e nje te marri, qe i di te gjitha, dhe i jep drejtim gjithckaje. Po ska doktor ti kuroje semundjen. Kur doli nga burgu ca miq e te njohur e priten dhe i kishin pergatitur nje darke modeste. E keni parasysh ne 1990 skishte asgje ne treg. Mezi i gjeten te vetmen pije te “sojme” nje shishe vere te bardhe sme kujtohet emri i veres. Ky birbo qe dilte nga burgu pas shume vitesh, i ngeli qefi, “nuk pi vere te bardhe une, vetem te kuqe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje