Pak ditë më parë, më 11 gusht, u mbushën 10 vjet nga vdekje e Adhurim Lakos, i njohur ndryshe si “Lakja”, një ndër personazhet e jetës urbane të Tiranës së viteve ’70-’80. Vëllai i aktorit Bujar Lako, ai humbi jetën në një aksident tragjik në afërsi të Golemit në Kavajë, teksa ishte nisur drejt Vlorës. Vdekja e tij u përjetua si humbja e një prej figurave më tërheqëse të jetës intelektuale të kryeqytetit, por jo dhe aq akademike, pasi vetë Lakja, edhe pse i dhënë pas artit, e veçanërisht pas atij të fjalës, preferoi të jetonte thjesht, krejt natyrshëm dhe gjithçka dilte prej tij si krijim poetik e prozaik, ishte diçka tejet shoqërore për të qenë edhe elitare, pa i munguar kurrë elitës, si person e si produkt letrar.
Ja si e përshkuan atë i ndjeri Ardian Klosi, ish-mik i tij: “Megjithëse ishte njeriu i lindur i fjalës, i rrëfimit, dashnor i heshtur i letërsisë së madhe, qendër e njërit prej rretheve ose disa rretheve më pikante të shoqërisë kryeqytetase në mbi tre dhjetëvjeçarë, Adhurim Lako asnjëherë nuk doli para opinionit publik si një shkrimtar. Edhe pse pak vetë kam njohur të tillë në këtë vend, që të ishin aq natyrshëm shkrimtarë si ai….
….Sa absurde dhe e dhumbshme e gjitha! Njeriu që zotëron të gjithë talentin e nevojshëm për t’i bërë ndere gjuhës sonë, për të hyrë në komunikim me rrethe gjithnjë e më të mëdha, me nëj fjalë për të qenë shkrimtar i çmuar, mbetet rrugëve i papunë, detyrohet të emigrojë në një vend që s’i shkon aspak, punon si furnitor, mobilier traktorist, në fabrikë kartoni, në fabrikë tullash, në fabrikë qensh. Askund nuk zë vend.
Një vit pasi ndërroi jetë, Ardian Klosi përgatiti një libër me të gjitha krijimet e Adhurim Lakos, si dhe letërkëmbimet e shumta të tij me miq, në të cilat dallojnë dhe ato që i shkruante Edi Ramës, njëri prej tyre.
Vetë letrat tregojnë për një talent të pashoq letrar. Tek kjo që po veçojmë, ai i kërkon Ramës kryetar bashkie një nder, të punësojë dikë si jurist në bashki, por e thënë kjo me një art të jashtëzakonshëm fjale, gati vështirë për t’u refuzuar si nder.
Për: Z. Edi RAMA
Kryetar i Bashkisë, Tiranë
Mirëdita zoti Kryetar
U bënë kohë që ndjekim hapat e tua në këtë të përpjetë të mundimshme, të cilën ndoca njerëz të ditur duan ta quajnë “karrierë”, por që neve na pëlqen ta shqipërojmë: shërbim i papushimtë e i lodhshmën ndaj të ngjashmëve tanë.
Ne vetëm sa rrahim shuplakat kur shohim se përpjekjet tuaja e kanë një shërbim të mirë njerëzor, në atë kahje që e thërrasin shpirtërore dhe, përdredhim buzët kur ndonjë gjë nuk shkon për mirë. Eh,mundet dhe duhet të bëjmë më shumë. Për këtë të fundit, fjalët më shumë prishin se sa ndreqin punë.
Meqë morëm përsipër t’ju shqetësojmë, le t’i qasemi e ta shpiem në fund këtë punë jo aq të pëlqyer:
Është një djalë, i cili, si të gjithë ne, po rritet pak e nga pak e po burrërrohet shumë e më shumë. Deri më një kthesë, jeta i shkoi mbrothshëm, por më pas, ja ku i pllakosën prapësitë! Vjen nga një derë e lëvduar e duke ndjekur shembullin e t’et, zgjodhi “Jurispundencën” si lëmë ku mund të jepte e të jetonte pa turp.
Shkuan dhjetë vjet dhe ai nuk punon atje ku ia lyp nderi dhe detyra. Për hir të vogëlsive e ligësive të ndoca njerëzve që nuk duan të hedhin sytë as nga e shkuara, as nga e ardhmja.
Është i besës, mirënjohës dhe me shumë pak mundësi që të shkelë në dërrasë të kalbur. (Besojmë që ju e kuptoni që bëhet fjalë për z P.K).
Ne nuk na mundon aspak dyshimi se po të gjenit kohë e të pyesnin zemrën tuaj qelibar, do të zbulohej ndonjë vend si jurist (a kush e di?) në atë ngrehinë kthina-shumë, të cilën ju e drejtoni ditë e natë, përvuajtshëm e plot peripeci.
Duke mos besuar se jua kemi rënduar edhe më barrën e ngarkuar, përunjtazi,
Adhurim Shëndet Mançe Lubonja Lako
Pas këtyre rreshtave, shumëkush ka kuriozitetin e madh që të dijë se kush është P.K dhe se a është përgjigjur Rama pozitivisht kësaj kërkese. Por publikimi i kësaj letre, vlen për të përkujtuar një penë të rrallë, por pak të njohur ndër shqiptarë, si dhe për të bërë të ditur një ndër letrat e rralla që vetëm nga një motiv dashurie mund të dalë ajo stisje e mrekullueshme fjalës, por që në të vërtetë ka qenë thjesht një kërkesë “për t’i bërë një nder”, nga ato më të rëndomtit, punësimin e dikujt.
Tesheshi.com
E kam njohur Adhurim Lakon,se largu,ne gjimnazin “Petro Nini Luarasi.
Ishte nje djale shume terheqes ,ne natyrshmerine e tij,,,,ja keshtu si ne kete leter te perkore.
Me vjen mire shpalosja e ketyre vlerave te tij (ne kete dhjetevjetor te ikjes pa kthim) te cilat I njoh per se pari.
“Petro Nini” I viteve 70-80 ka pasur talente te mirfillta dhe nje fryme kompetitive shume te shendetshme.
As qe i afrohej “Qemal Stafes” sidoqofte ?
Tek filmi Bronx tales, me Robert de niro me ka ngelur ne mend shprehja ” s ka me keq se nje talent I varur dem” laken e kam njohur te petrol nini ,ishte Dy vjet para meje ,u preht ne paqe
Nje te keqe te vogel paska pasur ky Z. Lako, pervec asaj qe na paska qene si floriri ne balte, e paska quajtur vehten mik te Edvin Palluqes dhe i paska kerkuar edhe ndere, me nje fjale si gjithe mekataret e tjere.
Ca si puna jote jane ata zhgarravinat e pista idhujtare te kafsherise se Saliut te denje per koshin e plerave bashke me shpellarin
Me shume miresjellje e edukate po te them qe nuk kam asnje lidhje me Saliun. Ca si puna jote qe jan idhujtare te paster te mesuesit te deshtuar te vizatimit, kujtojne se ata qe nuk u pelqejne gjerat qe u pelqejne atyre, duhet pa tjeter te jene me shpellarin. IQ e larte shume dhe per t’u pasur zili. Desha te mbetesha i sjellshem deri ne fund, po nuk mund te rri pa te thene TORROLLAK trushkulur.
djali i bujarit bojkeni i paska keputur koken xhaxhait
Keta ishin cunat e perditshem mbasditeve ne Tirane ne bare ne xhiro ne bordurat ku bisedat e ndryshme shpreheshin ne kete gjuhe, ku kthimi per ne shtepi naten von ishte i kendshem,po te ishe vetem do te meditonje per bisedat e bera ate mbasdite po te ishe me shoke ndalonim dhe me zor ndaheshim duke percjelle njeri tjetrin, po sot ne cfar katrahure injorance jetojme. Te rroje shoku SALI me ne krye katunarine e vet.
une shume vone e mora vesh humbjen e Lakes,shume keq me erdhi. E kam njohur kur ka qene ne gjimnaz,gallataxhi dhe humor shume te mire.Bente pjese te shoket e mire,sa per Ramen mos pyet,se ka harruar vehten e tij.Ta kujtojme Laken,shokun e mire.
Nga nje shok shkolle dhe aksioni
I ndrite shpirti ketij njeriu te mire Lakes tone te pavdekshem. Njeri me bote te pasur shpirterore.,contemporan dhe me vlera te rralla njerezore the artistike. U prehte me paqe te perjeteshme . Larry, USA
Jo, Rama nuk e plotesoi kete kerkese te Lakes. Flitej per Petrit Klosin, shok i Lakes. Petriti i shkrete perfundoi edhe ai vete ne emigrim e ne SHBA e shtypi nje autobuz shkolle… vdiq ne deshperim. Edhe Lakja edhe Titi mbeten pa pune ne Shqiperi, rane ne depresion e fundi ishte i hidhur. Ndjese paçin