Rrëfimi i të riut pukian që u kthye nga Siria: Luftohet për gjithçka, përveçse për Zot!

14 Gusht 2016, 10:55Politika TEMA

“Në Siri nuk luftohet në emër të Zotit, por për para dhe pushtet”. Me këtë konkluzion ka arritur në përfundim një prej luftëtarëve shqiptarë, M. A., i cili ka luftuar në Siri, në radhët e grupimit islamik “Al-Nusra”. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, 35-vjeçari nga Puka tregon gjithë historinë e tij, si është inspiruar për të shkuar dhe luftuar në Siri. Ai tregon se çdo veprim e ka ndërmarrë i vetëm dhe pa dijeninë e askujt, kohën kur shikonte videot të hedhura në rrjete sociale ku luftohej për xhihad. Sipas tij, të luftoje në Siri nuk kishte asnjë lidhje me xhihadin, ndërsa gjithçka bëhej për pushtet.

Si është historia juaj, kur keni shkuar për luftim në Siri?

Historia ime është paksa e pabesueshme. Gjithçka nis që në muajin mars të vitit 2013. Shikoja shumë videot që hidheshin nëpër rrjetet sociale, ku bëheshin thirrje për të luftuar në Siri. Në video thirrjet bëheshin në emër të fesë, si dhe luftimet sipas tyre bëheshin në emër të fesë. Marr guximin dhe nisem për të shkuar atje. Fillimisht shkoj në Turqi, normalisht isha informuar më parë. Por çdo gjë e kam bërë me mendimin se në Siri luftimet bëheshin në emër të fesë. Nejse, arrij në Turqi dhe aty shkoj në një vend ku rrinë personat që duan të shkojnë në Siri. Atë kohë unë mbaja mjekër dhe, sapo më shohin vijnë drejt meje dhe më pyesin se do të shkoja në Siri apo jo. Ata e dinin shumë mirë këtë punë. I konfirmoj atyre që isha nisur për në Siri dhe më marrin me vete. Aty më pyetën nëse dija të flisja arabisht apo jo. Unë normalisht dija arabisht, pasi kisha shkuar i përgatitur. Në Turqi qëndrova pesë ditë, ndërsa prisnim që të vinin persona të tjerë. Pas disa ditësh qëndrimi aty në Turqi, bashkë me personat e tjerë që kishin ardhur nga mbarë Europa u nisëm me një autobus për në Siri.

Çfarë ndodhi pasi u nisët?

Në autobus të gjithë dhe ikim. Do të kalonim kufirin dhe unë e kisha disi atë ndjesinë që të ndalon policia, e ndoshta do na duhej të kalonim nëpër male. Pra mendoja sikur të iknim në emigrim të paligjshëm, sikur iknim njëherë e në një kohë në Greqi, që kalonim në male. Por jo, në këtë rast ishte gjithçka ndryshe. Kur kalonim kufirin ushtarët dhe policia na përshëndetnin. Unë mendoja do na shohin kështu me mjekër e do na bënin ndonjë gjë. Aty u habita unë dhe po filloja të ftillohesha. Mbërrijmë në Siri. Fillimisht ushtarët atje na morën dhe po na mësonin me idenë e vrasjes së njeriut, pra të vritnim njerëz. Kishin disa persona që i mbanin peng dhe, i morën i ulën para nesh e i prenë kokat pa asnjë problem.

Si t’u duk kjo pjesë?

Ishte shumë skenë e llahtarshme ajo që kam parë. Unë mund ta bëja copa me plumba, por ama jo ashtu. Kaloi ky moment dhe na dërguan tek armatimet. Unë e dija shumë mirë këtë pjesën e armëve. Dija t’i përdorja mirë ato dhe llojet e tyre, pasi kisha studiuar dhe lexuar shumë. Në një kohë shumë të shkurtër unë mora një post drejtues aty, pasi ata që dinin të përdornin armët shumë mirë e merrnin shumë shpejt këtë post. Por unë nuk isha fare dakord. Aty gjithçka bëhej vetëm për para dhe pushtet. Asgjë nuk bëhej në emër të fesë. Unë nuk kam shkuar atje për këtë qëllim. Gjithçka më është shfaqur ndryshe nga to që kisha parë nëpër video ose dëgjuar.

Kur vendosët të ktheheni?

Atëherë kanë qenë disa skena luftimesh që isha shumë i “zbuluar” dhe fillova të merrja famë të madhe për atë zonë ku qëndroja dhe, kjo më bëri të frikësohesha. Kjo pasi atje gjithmonë një famë ka një rrëzim dhe mendova që shumë shpejt do të ngrihej një atentat ndaj meje. Këtu mendova që të kthehesha mbrapsht. Ardhja këtu në Shqipëri më pas hapi shumë pikëpyetje dhe pikëçuditëse, qoftë tek strukturat e shtetit qoftë edhe tek shokët e mi, të cilët mendonin se mos isha ndonjë spiun. Përderisa unë isha atje dhe u ktheva përsëri këtu, ata vetëm këtë gjë mendonin. Për t’i mbyllur këto pikëpyetje, mua mu desh që të bëja udhëtimin e dytë. E bëra këtë udhëtim të dytë pasi doja të pastroja figurën time. Ia arrita qëllimit, pasi e bëra atë që kisha për të kryer në udhëtimin e dytë dhe u ktheva përsëri mbrapsht pasi nuk kisha arsye qëndrimi atje.

Po familja juaj çfarë mendonte për këto udhëtime në Siri?

Familja ime me herën e parë nuk kanë pas dijeni, ndërsa kur ika herën e dytë i thash të gjithëve. Ka qenë muaji tetor i vitit 2013 dhe kam qëndruar vetëm një muaj. Do të shkoj, i thashë familjes, por jo për të luftuar, do të shkoj për diçka tjetër (arsyen e së cilës nuk dua ta tregoj). E mbajta fjalën që dhashë dhe u ktheva mbrapsht. Herën e dytë kur shkova është kur u vra atje Hamit Muslija nga Puka dhe, vetëm ky ka qenë momenti kur unë jam përfshirë në konflikt. Kjo për shkak se doja të hyja dhe të merrja trupin e tij. Ai u vra nga kurdët dhe ne u detyruam që të shkonim ta merrnim. Mirëpo kjo kohë ka zgjatur rreth një muaj, ngaqë më njihnin se kush isha dhe më lanë zonën e Idlib (qytetit mes Sirisë dhe Turqisë). Herën e dytë dhe mund të kisha qëndruar atje, por disa organizata të rrezikshme që lindën nga Iraku në atë kohë dhe, flisnin në emër të fesë kur bënin veprime nga më çnjerëzore. Ata vetëm me fenë nuk kishin lidhje fare, sepse feja nuk ekzistonte në ideologjitë e tyre. Ata flisnin: “O do jesh me mua, o do jesh armiku im”. Kjo lloj ideologjie më bëri që unë të kthehesha mbrapsht, sepse mund të kisha qëndruar edhe dy muaj atje. Mirëpo këto patën një rrjedhë shumë të shpejtë dhe unë, për të mos u përfshirë me këto konflikte që ishin mes palësh, mendova që më e mira ishte të kthehesha mbrapsht. Nuk kishin ndonjë organizim nga shqiptarët atje.

Gjatë kohës që qëndrove, a njohe ndonjë shqiptar tjetër që luftonte?

Kur kam shkuar herën e dytë kam takuar shumë shqiptarë, pasi atje shkova me qëllim për të takuar disa persona, qoftë ata që kanë dalë nëpër video, qoftë edhe disa të tjerë që nuk kanë bërë as foto dhe as video. Kur bëra atë që kisha për të bërë u ktheva në Turqi, nga aty në Greqi dhe më pas në Shqipëri.

A ishte e vështirë të ktheheshe prej andej?

Shumë e vështirë ka qenë. Të them kështu, sepse atje shikoheshin me një sy tjetër ata që ktheheshin mbrapsht. Herën e parë e kam pasur më të lehtë sesa të dytën. Ishte e rrezikshme qoftë nga ushtria turke, qoftë edhe nga kushdo. Kur të shikonin me mjekër ata mendonin që do të ishe sirian ose ka qenë për të luftuar në Siri. Pra kthimi nga andej kishte problemet e saj. Po tani ku jetoni, me çfarë merreni? Unë tani jetoj në Pukë, kam hapur një biznes timin dhe shumë shpejt shpresoj ta zgjeroj në të gjithë Shqipërinë. Unë nuk jam një person që isha “pabuks” dhe doja të shkoja atje, që domethënë kam pasur ekonominë e mirë. Biznesin e kam ndjekur gjithmonë. Jam kthyer në kahun e jetës, në ndryshim me atë çfarë ka ndodhur më parë. Unë jam i martuar, kam dy vajza dhe një djalë dhe dua që ata të jetojnë normal.

20 komente në “Rrëfimi i të riut pukian që u kthye nga Siria: Luftohet për gjithçka, përveçse për Zot!”

  1. Beno says:

    Turk Puke I pa bes Jam i sigurt qe kusherinjt I ka katolik ky! ik lufton per xhihad. Ptu injoranta keni ndrru fen per 1 mullar kasht qe turku mos tu a digjte. ..

    1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      nje sunit gjaxor kthehet nga Al Nusra[ ku nuk ka dyshim se i ka duart te lyera me gjak ]dhe i qete jeton mes shqiptaresh…………….!!!!!!???madje nga artikullshkruesi citohet si luftetar ”shqiptar” ne Siria!!!!!
      o Zot,vatani ka shkuar per lesh…………….plehraaaaaaaaaaaaa muslimon brodhers!

  2. Qerimi says:

    Mesjete ske me cti thuash! Jam kurioz po mjekren e ka hequr? Na telendisen ne syre e botes . Po dhe skane shume faj. Shkojne andej nga origjinen e kane. Pervecse flasin shqip skane asgje shqipetare. Mire do beje te shkojne dhe mos te kthehen.

  3. Tironci says:

    Ketij malokut ine do ti hiqja nenshtetesine shwiptare oasi te vuante denimin ne burg per terrorizem dhe do ta hidhja perseri ne Siri. Pa asnje dokument, me keq se kafshet dhe le te gjente pidhin e momes e motres atje. Dhe ju te gazetes ne vend qe te luftoni per ti denusr keto krimba …i merrni intervista dhe i pomponi te ndjehen di te rendesishem. Fuck!

  4. Tironci says:

    Ketij malokut une do ti hiqja nenshtetesine shqiptare pasi te vuante denimin ne burg per terrorizem dhe do ta hidhja perseri ne Siri. Pa asnje dokument, me keq se kafshet dhe le te gjente pidhin e momes e motres atje. Dhe ju te gazetes ne vend qe te luftoni per ti denuarketo krimba …i merrni intervista dhe i pomponi te ndjehen di te rendesishem. Fuck!

  5. erion brace i verteti says:

    Ky ka qene ne Siri nje m… qe te haje!

  6. ........ says:

    Futeni ne burg kte islamikun kot e keni pranuar te hyj prap ne teritorin SHQIPTAR, ata qe luftojn per xhihad si ky mostra nuk njofin as familje e as atdhe nuk duhet ta kishin pranuar ne territorin SHQIPTAR nje moster si ky.

  7. Moisi Golemi says:

    Shume video ne Youtube ka pare ky, per te thurur kete histori fantastiko-fshatunore.

  8. Keyqi says:

    Gjithmone ne shkoder thoshin ” a je idjot a je prej puke” ky duhet vrare me buk ne goie. Te kishte vdekur me mire do ishte. Rrace turko arabe.

  9. Arber says:

    Me kete deshmi vertetohet perseri qe Turqia mbeshtet ISIS dhe qe ky eshte gati te luftoje ne emer te fese. Te gjithe ata Islamiket me mjeker jane gati te luftojne ne emer te fese. Qeveria e Shqiperise duhet te marre masa para se te jete vone.

  10. labi says:

    Nuk e kuptoj se si shteti shqipetar e le te lir kete islamik terrorist dhe mbeturin e osmallijve ????????

  11. KORCARI says:

    Ky ose genjen, ose nqs keto qe thote jane te verteta Shik- u duhet ta mare urgjentisht ne hetim, dhe ta pyese ku e mesoi arabishten ku mesoi perdorimin e armeve Amerikane, etj.etj.
    Por mendoj se ja ka futur pordhes kot

  12. Los Vjerda says:

    Me qe mjekrra te vinte ne rrezik pse se rruajte. Jo se s’te le xhihadi. Ti rrugen qe ke nisur nuk do ta lesh. Edhe parate me te cilet ben biznes e do ta zgjerosh, jane para te ndyra. Atje i ke vjedhur. Habitem si je i lire ti o turkoshak, islamik fodull i pa fe, rezil edepsēz, kriminel, dallkauk. Ti do te organizosh xhihad ne Shqiperi e trojet shqiptare. Ai eshte biznesi yt o plere e plehrave

  13. Ledio says:

    Nga Youtube mesoj Arabisht , mesoj edhe armet..? Vetem ne Qafe Balle te Pukes mund ti hane keto pallavra. Ti more djale ose e ke bere vete kete histori , ose te ka rrekrutuar sherbimi sekret Serb ose Turk. Nuk do doja te ishe kthyer gjalle, por meqe te ka ndihmuar fati te urroj qe te jesh kthyer ne rrugen e zotit.Te shikosh edhe te shijosh familjen, te kesh rruajtur mjekren, si edhe te perdoresh ujin edhe parfumin ndonjeher…

  14. lapraksi says:

    perrale e vjeter,,, fuck you shume e sajuar,,historia,, e pa besushme ,,, se ata qe shkojne atje nuk besojen se dine te flasin keshtu disa tru thare kriminl jane asgje meshume,,, dhe ti mos kujto se je me i mire se ata,,

  15. kryeplaku says:

    mendoj se eshte terrorist,perndryshe ” kontigjent i fjetur “….
    me cfare lexoj,personi ka ditur dhe me pare arabisht….!!!??? ka njohur shume mire armet…..!!!??? dhe,ka bere luftime edhe ” i hapur ” …..!!!!????
    Me kaq te dhena qe marr nga intervista,shto deshiren e tij per te luftuar ne Siri ( po parate ku i gjeti per udhetim dhe per te jetuar familja ketu,ne shqiperi ) si dhe deshira e shprehur per te jetuar prane familjes….!!??? dhe per te bere biznes….!!!??? te gjitha bashke,me japin idene e njeriut terrorist,qe nuk njeh familjen,sepse e braktisi dhe se eshte i pergatitur per kurdo….!!
    Tek njerez te tille,urgjent duhet te aplikohet kodi penal i cili denon me veti burg pjesemarresit e luftes ne Siri apo kudo tjeter perndryshe,priteni kur te marre peng njerez apo te hidhet ne ere ne mes te turmes….

  16. kot says:

    shtron shum pikepyetje , ishte mire ekonomikisht dhe atje nuk luftohet per fe por per pushtet ,,,dmth ky u zhgenjye kur e pa se atje nuk luftohet per fe pra qellimi i tije paska qen fetar ,,,nuk justifikohesh me asnje lloj menyre , sikur dhe femite pa buk ti kishe nuk ke te drejt te shkosh e te vrasish njeri jo vetem atje por asnje vend te botes ,,,, ata ne siri po vriten nder veti te gjith mysliman jan,, dhe paska shku nje mjekerr cjap per te luftuar per zot,,, ka dhe tre femije e din se ato qe ka vrare kan dhe ata femije te cileve jeten ju ka dhen zoti ? kush ju tha juve mqns cenke dhe besimtar qe zoti qe krijoi gjithcka nje univers te tere dhe cdo qenie paska kerkuar ndihme hajdeni luftoni per mua qe te vrisnit krijesat e mija ,, kete pyetje ja ke shtuar vetit ndonjehere ? paska shkuar dhe heren e dyt per te pastruar imazhin kete nuk e kuptova,,, shkoj dhe heren e dyt dhe tani qenka faqe bardhe,,, thuj mor burr shkova te marr rrogen te cilen nuk ma dhan sepse kisha thyer kontraten ndoshta keshtu edhe mund te besojm,,,,,,,,,,,,,,,,

  17. qaniu nga veriu says:

    c osht mer ky?
    ashtu hyni,ashtu doli,kastravec.

  18. Bazarhesap says:

    Ky nik ekziston ose po genjen per $$$!!!
    E para qe kt paska shluar kuturu ne Turqi dhe paska gjetur menyren per te shkuar ne Siri nje super genjeshter,eshte si te thuash po shkojme malit ne Greqi po se di rrugen, e dyta Idlib nuk eshte ne kufi me zonat Kurde qe opozita ka konflikt dhe e fundit qe ky paska mesuar te perdore arme luftarake dhe qenka strateg lufte nga te lexuarat dhe YouTube lene sh per te dyshuar, e treta qe ketij trimi i paskan dhene nje zone ta kontrollonte sa ka shkuar per here te pare kjo eshte ndigjuar vetem ne mediat Shqiptare genjeshtar lajme krijuse dhe e fundit ka mundesi te na tregoj sa leke mori se paska qene dhe komandant trimi!!
    Po qe i vertet ti gezosh parate e Kocos por sikur nuk me dukesh sh real

  19. LILOLABJA says:

    Ku eshte shteti ?Ketij duhej suprimuar urgjentisht pashaporta .Nuk duhet ti jepet asnje hapesire mediatike ,sigurimi i shtetit duhet ta zhduki .
    Ky shkoi me deshire te tij ashtu rastesisht nga vidiot qe ka pare dhe po ashtu mesoi dhe arabishten .Habitem si u japin hapesire mediatike ketyre krimineleve dhe aq me shume i jepet dhe leje biznesi .Shteti Shqiptar duhet ti japi fund ketij lloj naiviteti dhe te marre masat nga me ekstreme per keta mjeker cjaper qe guxojne te luftojne per ISISIN dhe te kthehen pa ju hyre gje ne kembe .
    Ky me e pakta duhet te ish ne burg dhe kjo interviste duhej te ish marre nga burgu.Ky eshte rreziku me i madh qe i kanoset kombit ,asnje minute nuk duhet humbur asnje sekonde kunder kesaj mortaje qe rrezikon edhe identitetin tone .
    E tmershme ku eshte katandisur shoqeria shqiptare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje