Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka vendosur të mos hedhë shortin për t’i hapur rrugë zgjedhjes së 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Vendimi i cili do të detyrojë kreun e shtetit të shkelë Kushtetutën e re, që hyri në fuqi më 11 gusht, është marrë pas takimeve që ai zhvilloi me një grup konstitucionalistësh dhe krerët e grupeve parlamentare të partive kryesore në Kuvend. Burime nga Presidenca konfirmojnë se Presidenti Nishani e ka marrë vendimin për të mos e hedhur shortin, duke ndjekur në këtë mënyrë frymën e përgjithshme që pati në takimin me krerët e grupeve parlamentare pak ditë më parë. Vendimi i kreut të shtetit, i cili shkel nenin 179 në pikën 5 të Kushtetutës së re, është i pashmangshëm për shkak se ligji që do të përcaktonte kriteret mbi të cilat do të përzgjidheshin anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nuk është miratuar ende në Kuvend, raporton Panorama.
Lidhur me këtë çështje, kreu i shtetit doli në një konferencë për mediat pak ditë më parë për të bërë publik shqetësimin e tij lidhur me ngërçin kushtetues për hapjen e vakancave për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. “Institucioni i Presidentit ndodhet në një situatë, ku Kushtetuta i kërkon që brenda 5 ditësh të hedhë shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe po Kushtetuta në pikën 5 të saj i kërkon që kriteret e atyre që kandidojnë përcaktohen me ligj, ndërkohë ne nuk kemi një ligj”, deklaroi kreu i shtetit. Në këto kushte, Presidentit Nishani, edhe nëse do të zgjidhte të hapte garën për paraqitjen e kandidaturave në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, do t’i duhej sërish të shkelte Kushtetutën. Kështu, nëse kreu i shtetit do të zgjidhte të hapte garën për KEDnë do të ishte i detyruar të shkelte sërish Kushtetutën në nenin 149 të saj.
Ndonëse do të paraqiteshin kandidaturat në Presidencë, kreu i shtetit nuk kishte kriteret, mbi bazën e të cilave të bënte seleksionimin e këtyre kandidaturave. Në Kushtetutën e re sqarohet se kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve të KEDsë do të përcaktohen në ligjin e ri, i cili ende nuk është miratuar në Kuvend. Pas deklaratës së kreut të shtetit mbi ngërçin që sillnin ndryshimet e reja kushtetuese, Kuvendi fillimisht dhe më pas edhe Partia Socialiste i kërkuan Nishanit të mos hapte garën për përzgjedhjen e anëtarëve të KEDsë, por të priste miratimin e ligjit. Në takimin e zhvilluar me krerët e grupeve parlamentare, kreu i Grupit të PDsë, Paloka, deklaroi se do të mbështesë çdo vendim të marrë nga kreu i shtetit.
Bujar Uloku Po shkel Kushtetuten???
Mjaft i dhate lajmet per “presidentin”! Jepini si Bujar kapter Nishani! Monstra Sali ngriti nje shtet paralel! Kjo tregon se sa hileqar eshte treguar Berisha! Kjo duhet te na beje qe kurre me te mos votojme PD,Kurre per Salen e kurre per Lulzimen femijen e adoptuar te Sales!
DILEMA E PRESIDENTIT :
Prsidentit I kane kaluar nje spango nga goja ne prapanice.Ne skajin e spangos nga goja I kane lidhur nje cope mut,ne skajin e prapanices nje salcice dhe I thone tehiqe.
Pret mendimin tuaj
Qesharake.